Në të gjithë Europën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët

February 1, 2019 11:00

Në të gjithë Europën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët

 

Punonjësit shqiptarë deri në fund të vitit 2018 paguheshin minimalisht me 210 euro në muaj, që është më e ulëta në Europë, sipas hartës së pagës minimale, që është publikuar sot nga Eurostat.

Paga bruto minimale nga 1 janari në vend është rritur nga 24 mijë në 26 mijë lekë.

Ndonëse në rritje vit pas viti, paga minimale e punonjësve shqiptarë mbetet sërish më e ulëta. Në Serbi ajo është 308 euro. Mungojnë të dhënat për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Por sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë, paga më e ulët bruto është 17,370.00 MKD (rreth 282,00 EUR). Edhe për malin e Zi, sipas burimeve zyrtare, paga minimale është rreth 288 euro, duke e bërë Shqipërinë vendin me paga më të ulëta për shtresat vulnerabil.

Industria tekstile dhe e këpucëve në Shqipëri (që punon me fason kryesisht për tregun italian) dhe disa sektorë të tjerë të industrisë përpunuese paguajnë përgjithësisht me pagë minimale dhe së fundi kanë filluar të ndjejnë mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të punonjësve të tyre, në kërkim të të ardhurave më të larta. Por, teksa, paga e ulët mbetet avantazhi konkurrues kryesor i Shqipërisë, këta sektorë e kanë thuajse të pamundur të rrisnin ndjeshëm pagat, pasi do të humbnin partnerët e huaj. Orientimi në sektorë me vlerë të shtuar rekomandohet nga ekspertët si zgjidhja për këtë ngërç.

Paga minimale në BE

Sipas njoftimit të Eurostat, që nga 1 janari 2019, 22 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare, vetëm Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një pagë minimale. 22 shtetet anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore bazuar në nivelin në euro.

Paga minimale mujore zakonisht nën 600 euro në lindje dhe mbi 1 400 euro në veriperëndim të BE.

Në janar 2019, Bullgaria kishte pagën minimale më të ulët, përkatësisht 286 euro, nga të gjithë shtetet e BE-së. Nëntë shtete anëtare, të gjitha të vendosura në lindje të BE-së, ndiqnin Bullgarinë, me paga minimale midis 400 dhe 600 euro në muaj, përkatësisht: Letonia (430 euro), Rumania (446 euro), Hungaria (464 euro), Kroacia (506 euro ), Çekia (519 euro), Sllovakia (520 euro), Polonia (523 euro), Estonia (540 euro) dhe Lituania (555 euro).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura në jug të BE-së, pagat minimale shkonin në mes 650 dhe pak më shumë se 1 000 euro në muaj: Greqia (684 euro), Portugalia (700 euro), Malta (762 euro), Sllovenia (887 euro) dhe Spanja ( 1,050 euro).

Në shtatë vendet e tjera anëtare, të gjitha të vendosura në perëndim dhe në veri të BE, pagat minimale ishin mbi 1 450 euro në muaj: Britania e Madhe (1 453 euro), Franca (1 521 euro), Gjermania (1 557 euro) , Belgjikë (1 594 euro), Holanda 1 616 euro), Irlanda (1 656 euro) dhe Luksemburgu (2 071 euro).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 098 euro në muaj në janar 2019.

Hendeku më i vogël në pagat minimale, pasi eliminohen ndryshimet në nivelet e çmimeve

Në 22 shtetet anëtare, paga minimale më e lartë në BE ishte 7 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Megjithatë, pabarazitë në paga minimale në shtetet anëtare të BE-së janë dukshëm më të vogla, kur eliminohen ndryshimet në nivelin e çmimeve. Pagat minimale në shtetet anëtare me nivele më të ulëta të çmimeve bëhen relativisht më të larta kur shprehen sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS) dhe relativisht më të ulëta në shtetet anëtare me nivele më të larta të çmimeve. Duke eliminuar dallimet e çmimeve, pagat minimale shkonin nga 557 PPS (purchasing power standard) në muaj në Bullgari, deri në 1 646 PPS në Luksemburg, që do të thotë se paga minimale më e lartë ishte pothuajse 3 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

l.h/ dita

February 1, 2019 11:00
Komento

6 Komente

  1. Perkthyesi February 1, 11:57

    Per nje vend si i yni, me pasuri nentokesore e mbitokesore, klime te favorshme, me alpe dhe riviere, pasuri hidrike, fusha te begata, pozicion te lakmueshem gjeografik, njerez punetore dhe fisnike, te mbetet ne bisht te Europes perben krim te shemtuar, ku pergjegjesit e kesaj gjendje duhet deomos te pergjigjen para drejtesise! Rruge tjeter une mendoj se nuk ka!

    Reply to this comment
  2. Janulles me sqepar kokes February 1, 12:03

    Jo 211 po 11 euro ta kete. Mban ai popull, mban.

    Reply to this comment
  3. Gezimi February 1, 12:45

    Eurostat e nis me nje rrene te madhe kur deklaron se vitin 2018 punonjesit shqiptare paskan patur me minimalisht 210 Euro rroge. Pra paskan patur sipas Eurostat 270 mije leke te vjetra rrogen me minimale. Kjo mbase figuron ne shkresurina pa vlere por jo ne xhepat e punonjesve shqiptare.
    Me tej Eurostat vazhdon me nje tjeter rrene edhe me te madhe kur thote se paga bruto minimale nga janari i qenka rritur me 20 mije leke te vjetra! Sikur te kishte ndodhur kjo, do kishte cjerre bythen me thonj Rama me ate Ahmetajn duke u mburrur.
    Ne kete shkrim vetem titulli eshte i sakte, qe shqiptaret kane pagat me te ulta ne Europe. Sa per ato rritjet e pagave bruto qe paskan filluar nga janari e ato rrogat me minimale 210 Euro, ato mund ti besoje ndonje eskimez por jo asnje shqiptar qe merr rroge.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 February 1, 13:53

    Niveli i jeteses eshte i shkelqyer.Kane harruar se
    211 euro +140 derra =351

    Reply to this comment
  5. Adih February 1, 20:25

    Genjeni me keto shifra te pagave minimale ,
    Por hapni syte radhes tjeter ,kur te nxirni krahasimet e pensioneve ,mos genjeni aq shume .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin