Në Tërbaç u përkujtua 75 vjetori i formimit të brigadës V-të heroike

January 25, 2019 10:02

Në Tërbaç u përkujtua 75 vjetori i formimit të brigadës V-të heroike

 Historia e një kombi si dhe ajo e jona ka në rrjedhën e saj ngjarje e data kulmore që kanë çuar në ndryshime të mëdha historike. Një e tillëështë edhe Lufta Nacional-Çlirimtare e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit. Qarku i Vlorës  gjatë kësaj lufte ka qenë nga më aktivët. Në periudhën 1941-1943 në këtë qark ishin organizuar disa aksione e prita  kundër pushtuesve.Pikërisht për  këtë veprimtari, pushtuesit ishin të shqetësuar, duke e cilësuar Vlorën më të rrezikshmen nëShqipëri, se ajo mbante rekordin e turbullirave.

Për këtëarsye  pushtuesit organizuan disa operacione spastrimi e asgjësimin e njësive partizane të krijuara deri në atë kohë.Në qendër të këtyre operacioneve qëndronte  asgjësimi i çetës  plakë, e cila ishte bërë  tmerr i tyre, për veprimtarinë  e madhe luftarake që kishte zhvilluar. Një nga operacionet me qëllime asgjësuese tënjësive partizane, ka qenë ai i fundit të dhjetorit1942. Ai me forca të mëdha do të hynte  në Tragjas, duke tentuar asgjësimin e njësisë më të organizuara deri në atë kohë, tëÇetës “Plakë”. Ata, pushtuesitfashistënuk do tëhiqnin dorë nga qëllimi i tyre.

Atë që nuk e realizuan dot në Tragjas do të mundoheshin ta realizonin në krahinën e Mesaplikut, me qendër  në Gjorm,atje ku u përqendrua  çeta “Plakë”, pra ata do vazhdonin ndjekjen  e saj.Por dhe këtu do dështonte ky operacion  në saj të trimërisë e angazhimit të tëgjithë fshatrave të krahinës me çetat e tyre.Nëkëtë operacion, me gjithë organizimin e mirë me shumë forca, ai do të dilte me humbje, ato ishin të pallogaritshme:60  të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.Nga kjo disfatë ata u detyruan të hiqnin dorëdhe nga operacioni tjetërqë kishin planifikuar  më 6 janar 1943.

Aq e rëndë u cilësua kjo humbje nga pushtuesit  sa më 12 janar 1943 ata  do të shkarkonin dhe kryeministrin kuisling Mustafa  Krujën. Pra siç shihet Vlora, trimat e Labërisë e tronditën nga themelet pushtuesindhe qeverinë e tij kuislinge. Këto dhe veprime  të tjera i kishin bërëmë të forta njësitë partizane   që deri në këtë periudhë ishin të organizuara me  çeta e batalione. Për të ngritur në një nivel më tëlartë organizimin e luftës Nacional-çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm si në gjithëShqipërinë  do të urdhëronte formimin e Brigadës V-të sulmuese.Urdhri për formimin e saj nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare kishte dalë më herët. Në zbatim të këtij urdhri kuadrot e Brigadës të ngarkuar për formimin e saj do tëgrumbullonin fillimisht dy batalione në Gumenicë të Vlorës datë 28.11.1943, për inaugurimin e saj.

Kushtet e Luftës, operacionet qëpo organizonte armiku e detyruan ta linin përgjysmëkëtë detyrë dhe tëorganizohen për të goditur forcat Gjermano-balliste, që kishin filluar një operacion tjetër tëgjerë për shpartallimin e njësive partizane. Një nga këto ishte  beteja e emërtuar “Lufta e Gjormit”, ku u luftua për tre ditëe netë. Në këto luftime, më 12 dhjetor 1943, bie heroikisht komandanti i Brigadës, i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm për  formimin e  kësaj brigade,Abas Shehu.

Në këto luftime krahas çetave të tjera të krahinës sëMesaplikut e Kurveleshit, mori pjesëdhe  çeta territoriale e Tërbaçit me  komandant BeqirSelimin, i cili ra  nëfushën e betejës.Mbas mosrealizimit për formimin e Brigadës V- të nëGumenicë, nga Shtabi i Përgjithshëm do jepej urdhri për t’u bërë inaugurimi  i kësaj Brigade, njësia më e madhe luftarake e Vlorës nëTërbaç.

Ky ishte dhe një vlerësim e besim për këtë popull, që  kishte dhënë shembuj të heroizmit, trimërisë  e besnikërisë në disa aksione, si ai i pritjes në Qafë të Pëllumbit më 20  nëntor 1942,  me komandant aksioni Banush Goxhon, apo dhe pjesëmarrja në luftën e Drashovices,  në shtator 1943,  ku u vra dhe trimi Pilo Muarrem Bega. Në këtë luftë që zgjati  3 javë u  plagos drejtuesii luftimeve, biri  i lavdishëm i Tërbacit,HysniKapo. Atë e shpëtoi  partizani trim,  shoqëruesi  i tij  MuçoGjoka, duke e tërhequr në krahë nga pozicionet eluftës. Gjithashtu këtu do të plagoset dhe  Islam  HarisGanaj, zv- komandant i çetës sëTërbaçitetj.

Mbas këtyre arritjevenë luftime, forcat e batalioneve të caktuara që do të formonin Brigadën e V-të, ishin më të motivuara, me moral më të lartë. Në këto kushte, shtabi i Brigadës mori masat e nevojshme për përfundimin e inaugurimit të saj. Kështu u porositën Këshillat Nacional-Çlirimtare, Komandat Vendore, sidhe komunistët, për të lajmëruar popullin e krahinës se Brigada e V-të S,  do të inaugurohej nëBramyshnjë tëTërbaçit, më 20 janar 1944.

Nga komanda e brigadës u morën masa për sigurimin e  ruajtjen e zonës për rreth Tërbaçit. Për këtë u ngarkua batalioni “Perlat Rexhepi”, si dhe forca të Grupit të Parë Operativ në zonën e Borshit. Çetat territorialetë fshatrave fqinjëme Tërbaçinsi Gjormi,Brati, Vranishti, Smokthina, Velça,Ramica, Bolena, Kallarati  e Kuçi,do të ruanin kufijtë e tyre. Këta bënin dhe bërthamën kryesore të  formimit kësaj brigade me partizanë. Pornë këtë brigadë do të inkuadrohen partizanë nga gjithëLabëria që nga Dukati, Tragjasi, Kurveleshi, Bregdeti etj.. Nga përbërja organike mund të quhet dhe Brigada e Labërisë.Familjet tërbaçiote si pritëse u bënë strehëe  partizanëve për një javë.

Në saj të këtyre masave, u kurorëzua me sukses inaugurimi i Brigadës së V-të, duke bërërreshtimin organik që nga skuadra, toga, kompania, e batalioni. Në përbërje të saj u inkuadruan pesë batalione. U bëparakalimi ceremonial, me gjithë armatimin përkatës. Në krye do të ishte komanda e Brigadës: ShefqetPeçi- komandant, Dervish Hekali-zëvendës komandant; komisar –HysniKapoe,zv/komisar Manush Myftiu etj. Skuadra e flamurit paraprinte. Me atë flamur, që u betuan nëBramyshnjë, kjo Brigadë, vazhdoi marshimin e saj luftarak duke përshkruar mbi 2900 km gjatësi  nga Bramyshnja- Kosovë-Vizhegradnë Bosnjë-Hercegovinë dhe kthim, më 7 dhjetor 1945.Menjëherë  pas përurimit të saj,kjo brigadë  mori urdhrin  për thyerjen  e operacionit  të dimrit. U luftua  nga Vajza nëPalasë, Vuno,Picar e Salari.

Në prill 1944,Brigada  e V-të sulmuese  me urdhër të Shtabit përgjithshëm  kaloi  në Qarkun  e Gjirokastrës dhe u përqendrua  për mbrojtjen nga jugu  të kongresit historik të Përmetit që u zhvillua më 24  maj 1944. Kjo Brigadë kreu 752 ditëluftime, duke i shkaktuar armikut  mbi 5000 të vrarë. Ajo la në fushën e betejës 356 dëshmorë, nga të cilët, 9 Heronj të Popullit të rënë në luftime. Në këtë brigadë do të rreshtoheshin mbi 3000 luftëtarë, midis të cilëve edhe partizanë kosovarë, disa  dhanë edhe jetën për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.Kjo njësi luftarake e urdhëruar nga Shtabi Përgjithshëm do të kalonte kufirin e të luftonte për çlirimin e trojeve shqiptare të Kosovës.Kjo brigadë do të angazhohej më shumë e më gjatë  se njësitë e tjera  të dërguara në Kosovë,  këtë  e tregon dhe fakti që ajo u kthye në Shqipëri  mbas një viti  më7.12.1945.

Në këtëBrigadë morën pjesë130 bij e bija tërbaçiot, kurse në  gjithë formacionet luftarake  të ushtrisë Nacional-Çlirimtare nga Tërbaçi morën  pjesë mbi 250  veta, ranë dëshmor për liri 60 veta.Nga pjesëtarët në luftëra për liri e pavarësi Tërbaçika 4 heronj populli; HalimXhelo,HysniKapo, HaredinBylyshi  dhe Vehbi  Hoxha.

Lufta  Nacional-Çlirimtare  do të ishte lufta më e gjatë, mbas asaj të Heroit Kombëtar  Skënderbeut, ajo zgjati jo pak por 5 vjet. Nga gjiri i kësaj lufte do dalin dhe shumë kuadro drejtues me kontribute  në luftë,  por ata do të kontribuojnë dhe pas lufte. Vlerësimi i këtyre kuadrove u  bë që nëKongresin e Përmetit në 24  maj, duke u dhënë dhe gradat sipasaftësive, arsimit  e kontributit në luftë. Por shteti mbas luftës nuk do mjaftohej me dijet që kishin gjatë luftës. Për të ngritur nivelin e tyre do t’i fuste në shkolla e kurse të hapura  posaçërisht. Kualifikimi e shkollimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm.

Për kualifikime në nivele më të larta do tëdërgohen dhe nëakademira  ushtarake e shkolla të larta civile jashtë shtetit. Nga Tërbaçi  ish-partizanë  u dërguan nëakademirajashtë shtetit 6 veta, nga të cilët  dy veta  kryen dhe nga dy akademi. Këta do të bëhen drejtues të larte në ushtri si Vehbi  Hoxha, ArifHasko, DeloBalili,Tahir  Hoxha etj. Kuadro të tillë nga radhët e ushtrisë nacional -çlirimtare do të jenë shumë. Ata do të jene kontribues në zhvillimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare në përshtatje me nivelin e kohës, duke përballuar dhe shumë provokacione nga ushtritë fqinje e më gjerë.

Nga radhët e ushtrisë partizane do të dalin dhe shumë kuadro që do kontribojnë ne zhvillimin e shoqërisë re shqiptare në ekonomi dhe në shumë sektorë të tjerë, natyrisht mbasi morën dhe arsimimin e nevojshëm.Pra kur ne përkujtojmë  njësitë  luftarake ku kanë milituar këta kuadro, duhet që të vlerësojmë e kujtojmë dhe punën e kontributin e këtyre pas lufte në zhvillimin e vendit  në përgjithësi dhe të ushtrisë në veçanti. Nuk  mund të lësh pa vlerësuar e kujtuar  kontributin e drejtuesve tëBrigadës së V pas lufte, tëHysniKapos  si në politikën e jashtme i cili ka mbrojtur interesat e  vendit në disa konferenca  ndërkombëtare, por dhe në zhvillimin e ekonomisë, apo tëShefqetPeçitkëtij ministri të hekurt, Manush Myftiut një drejtues me mjaft kulturë etj.

Populli e ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Brigada e V-S gjatë Luftës. Kuvendi i Shqipërisë i ka akorduar titullin e lart kësaj Brigade: “Heroinë e Popullit”.Vepra, gjaku e kontributi i  kësaj brigade e luftëtarëve të saj do jetojë në shekuj. Populli i ka kujtuar dhe do t’i kujtojë  vazhdimisht.Dhe në  këtë 75 vjetor si vit jubilar i çlirimit të Shqipërisë dhe  formimit të kësaj Brigade, organizimi i festimit do të bëhej nga prefekti i qarkut të Vlorës,Flamur Mamaj dhe  Bashkia e Himarës në bashkëpunim me komitetin kombëtar të veteranëve të luftës Nacional-Çlirimtare dhe atijtë qarkut të Vlorës,shoqatënA.kTërbaçidhe populline krahinës së Mesaplikut  e Tërbaçit, ku lindi kjo Brigatë.Si vit jubilar pjesëmarrja do të ishte më e gjerë.Në sajë dhe të organizimit të mirë morën pjesë, përfaqësues nga Kosova, Mallakastra, Gjirokastra, Drashovica etj.Ceremonia përkujtimore u organizua pranë lapidarit kushtuar kësaj Brigade nëBramyshnjë tëTërbaçit më datë 20.01.2019.

U vendosën kurora nga deputetët e Kuvendit,DamjanGjiknuri, Vullnet Sina, Edmond  Leka, prefekti i qarkut Flamur Mamaj, kryetari bashkisë Himarë, Jorgo Goro, kryetari bashkisë së Vlorës Dritan Leli,nga komiteti Kombëtar i veteranëve RustemPeçi, komiteti veteranëve të qarkut Vlorës,BalilBanushi, shoqata e familjeve të dëshmorëveResmieRuçi. U vendosën kurora dhe nga shoqata A.K Tërbaçi, ajo e Drashovicës etj.Vendosën kurora e tufa me lule nga përfaqësues të partizaneve nga Kosova,  Mallakastra  e zona të tjera.Mbas ceremonisënë bazë të programit hartuar nga bashkia Himarëdhe komiteti veteranëve u mbajtën dhe fjalët e rastit. Përshëndetja e parë do të bëhej nga Jorgo Goro si pritës e organizator.

Në emër të Bashkisë Himarë foli djali i ish-partizanit të kësaj Brigade njëkohësisht dhe n/kryetar i bashkisë SimbolSuloPazaj.Në emër të komitetit kombëtar të veteranëve foli Asllan Gropasi, kurse në emër të komitetit veteranëve të Vlorës foli ManxharBinaj, në emër të familjeve dëshmorëve foli Resmie Ruci. Në emër të partizanëve e dëshmorëve tëKosovës, përshëndeti IdajetHyseni. Përshëndetja në emër të deputetëve të qarkut Vlorës u bë nga deputeti DamjanGjiknuri.Të gjithë folësit vlerësuan kontributin e Brigatës V-të, partizanëve dëshmorëve dhe 14 heronjve të saj. U vlerësua e duartrokit kontributi i drejtuesve të kësaj Brigade legjendare,HysniKapo  e ShefqetPeçi.

Një surprizë e këtij aktiviteti ishte dhe vlerësimi bërë nga Shoqata Kombëtare Labëria  për komandantin e kësaj Brigade,ShefqetPeçi:Personalitet i Shquar i Labërisë për kontributin e dhënë në luftën Nacional-çlirimtare dhe më vonë si drejtues i lartë në shtetin shqiptar.Dorëzimi i dekoratës u bë nga kryetari kësaj shoqate për degën e Vlorës,Ahmet Dema.Dekorata ju dorëzua birit të tij,RustemPeçit.Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e shoqatës për vlerësimin e figurave të luftës dhe ngjarjeve të saj.GjithashtuRustemPeçi si kryetar i Komitetit Kombëtar të veteranëve, foli dhe për mosvlerësimin sa duhet të vlerave të luftës nac-çlirimtare dhe figurave të saj nga politika e sotme dhe qeveria.Ai nënvizoi se është arritur deri në vlerësimin e bashkëpunëtorëve  me pushtuesin.

Në përfundim të këtyre veprimtarive pati dhe një drekë të organizuar e mbështetur nga Jorgo Goro dhe Simbol Pazaj. Gjithashtu dhe mjetet e transportit ishin siguruar po nga këto institucione, prefekti i Qarkut dhe Bashkia Himarë. Regjistrimi këtij aktiviteti u bë nga televizioni lokal 6+1 Vlora dhe kameramani Shoqatës Tërbaçi,DilaverBaço.

I paharruar kujtimi e vepra  e 356 dëshmorëve e 14 heronjve të popullit të kësaj Brigade.

Lavdi Brigadës V-të heroike.

BEXHET  RRAPOJ

Kryetar i shoqatës atdhetare –kulturore  Tërbaçi

 

 

January 25, 2019 10:02
Komento

41 Komente

  1. Bragjini January 25, 11:15

    Lavdi deshmoreve dhe popullit te Laberis

    Reply to this comment
    • Ramica January 31, 04:47

      Shkrim nga nje muzhik malok per muzhike te tjere pensioniste. Komisar Miladin Popoviçi dhe komandant Dushan Mugosha urdheronin Brigaden V sllavo-komuniste per te pushtuar Shqiperine dhe tradhetuar Kosoven. Prej bemave te Brigades V sllaviste Enver Hoxha mori dekoraten “Hero i Popujve te Jugosllavise”.

      Reply to this comment
  2. Bir partizane te Brigades V sulmuese January 25, 15:56

    Lavdi Deshmoreve the Lancit!
    Lavdi Brigades see 5 Sulmuese, Hero I Popullit!

    Lavdi partizaneve the kesaj Brigade!

    Babai im I ndjere, me origjine nga malet e Laberise morri pjese me arme ne Dore ne lüften künder pushtuesve dhe Kollaboratoreve te tyre vendase.
    I rreshtuar me kete formation heroik the ushtrise partizane.

    I paharuar kujtimi I tyre!
    Lavdi vepres see tyre!

    Reply to this comment
    • Mëzi January 31, 04:48

      Pa ua thene jugosllavet e ruset se duhej te luftonin pushtuesin e huaj, a do ta luftonin ate PKSH dhe ato qe iu bashkuan UNÇL?

      Reply to this comment
  3. demo January 25, 17:29

    Eshte e drejta juaj te festoni,po ate Kosovarin pse e ftuat aty?Te tregonte cfare krimesh beri brigada e peste ndaj popullit te Kosoves,ndaj popullit te Lumes dhe Kukesit?
    Brigada e peste organizoi masakren e Drenices dhe rekrutimin e djjelmenise kosovare per ne Masakren e Tivarit.
    Kosova sot nderon Shaban Polluzhen,dhe jo Shqfqet Pecin,Po te mos ishte Shaban Polluzha,Kosova do te ishte katandisur si Cameria.
    Pushtues te Shqiperise jane serbet dhe greket.

    Reply to this comment
    • Mali January 26, 04:40

      Ne Beograd e ke mesuar historine o Shka? Po te mos ishte per Ushtrine partizane sot kosova do te ishte vetem nji aspekt historik. Harrove qe dy brigada gjermane ishin krinuar me kosovare.?! Hidhni balte sa te doni por te verteten nuk e mbuloni dot. Nuk mbulohet fielli me shosh or trim beogradi. Fale lufres NAÇL kemi nu ballkan nji republike te dyte shqiptare. Shaban Polluzha ka kontribut por jo per mbrojtur interesa ne nivel kombetar.
      Lavdi Brigades se peste sulmuese dhe deshmoreve te saj

      Reply to this comment
    • Peza January 26, 09:04

      Ti demo ballisti je nje shpifes ordiner,se 4 divizionet partizane ne trojet shqiptare ne ish Jugosllavi derdhen gjakun per clirimin e tyre,per formimin e Keshillave Nacional Clirimtare me shqiptare dhe kryesorja per formimin e brigadave partizane vetem me kosovare,qe deri atehere luftonin me urdher te Titos vetem ne brigadat maqedonase!
      Partizanet kosovare luftuan heroikishtr kunder pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre pjestare te divizionin famekeq nazist “Scanderbeg”,por sot qeveria e Kosoves as i ze ne goje 70 mije partizanet dhe luften e tyre se atje sundojne pjellat e naziskineve te djeshem sic je ti o plehra demo ziu !

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro January 26, 15:26

        Shoqja Peza dhe ti o shoku Mali, Demo ka te drejte , qe brigada e peste ka bere krime ne Kukes dhe ne Kosove kjo nuk diskutohet fare!!!!! Nje pyetje kam :Çfare kerkoi brigada e peste ne Kosove ne fillim te vitit 1945 ??????? Data e çlirimit te Jugosllavise eshte 29 nendori i vitit 1944, dmth qe dhe Kosova ka qene e çliruar nga gjermanet, por jo e çliruar nga serbet !!! Kosovaret , me largimin e gjermaneve nuk i dorezuan armet dhe serbet hasen ne veshtiresi e per kete i erdhen ne ndihme brigadat partizane nga Shqiperia. Ata qe e vendosen ne krye te PKSh Enver Hoxhen i kerkuan haraçin dhe gjakshprishuri Enver dergoi ne Kosove brigadat partizane ne ndihme te serbeve e masakruan gjithe ato burra e djem te Kosoves qe nuk e pranonin sundimin serb!!! Trimat e Kosoves u mashtruan nga brigadat partizane shqiptare se ato mbanin flamurin kuq e zi e duke menduar se erdhen vellezerit tane nga Shqiperia i dorezuan armet!! Me pas menxyra i lidhen trimat e Kosoves i torturuan e siç dihet masakra e Tivarit qe u vrane 4000 burra te Kosoves!!!!!!! Mun te themi me plot bindje se ndoshta nuk ka qene faji i partizaneve te thjeshte apo drejtuesit e tyre , por ky ka qene nje krim i ushtruar nga udheheqja e larte kriminale e PKSH e drejtuar nga krimineli Enver Hoxha.

        Reply to this comment
        • DinPaku January 27, 00:24

          Fidel Koqe Kastro, Jugosllavia u çlirua me 29 Nëntor, 1945 dhe jo 1944. Mos e ngatërro me ditën e çlirimit të Shkodrës dhe Shqipërisë, 29 Nentor 1944. Apo ke mendim tjetër, zortote.

          Reply to this comment
          • Fidel Kastro January 27, 17:58

            Ore Din Paku, me te vertete je i paket nga mendja!!!!!!!!!! Ju sjell ne vemendje se 9 Maji i vitit 1945 shenoni kapitullimin e Gjermanise naziste dhe sot çdo 9 Maj ne bote perkujtohet pervjetori i fitores ndaj nazizmit!!!! Ti me thua se jugosllavia eshte çliruar ne 29 Nendor 1945!!!!! Faktet dhe te vertetat jane kundra teje dhe historiografise enveristo-komuniste qe ju e mbroni pa te drejte. Te jap dhe nje keshille : Shko bej nje vizite tek mjeku Neurolog se ke dhe probleme me kujtesen e ngatarron datat historike!!!!!!!!!!

          • anticensurë25642654 January 31, 16:46

            din paku
            në 29 nëntor 45 kemi shpalljen e republikës federative jugosllave dhe jo çlirimin!!
            ditë çlirimi nga nazifashistët nuk gjej askund!
            as në wikipedjen e mjerushme shqip,as italisht e as gjermanisht!!

        • anticensurë25642654 January 28, 14:57

          o i kastruar
          krimet që thotë dema!?
          aty mbështetesh ti??
          tek fjalët e demo titistit??atij demo që pëson orgazëm sa herë përmëndet emri i titos??
          “krimet” në kukës dihet fare mirë se si janë bërë!!po të ishte ecur me të drejtë zakonore??duhe të ishte rrafshuar fshati me themel!!dhe kukësi duhet ta mbante turpin tërë jetën!!kanë vrarë partizanët në pabesi!!në gjumë!!
          nëse në kosovë kanë bërë “krime”duke luftuar kundër atyre shqiptarëve që ishin në të jëjtat pozicione me gjermanin!?nuk ndryshon nga ajo që kanë bërë kundër tradhëtarëve të udhëhequr nga turpi i frashërllinjve të mëdhenj!!

          Reply to this comment
          • Fidel Kastro January 28, 20:58

            Anticensure, Nuk eshte e vertete se kuksianet kane vrare partizane ne gjume, perkundrazi i strehuan ne shtepite e tyre dhe i dhane ushqim dhe partizanet te drejtuar nga Shefqet Peçi i”shperblyen’ nja 20 burra me plumb kokes!!!!Ndersa ne Kosove ata vrane qendresen shqiptare ndaj armiqve shekullore krimineleve serbe dhe ti me paturpesine me te madhe i quan bashkepunetore te gjermaneve dhe ngelen partizanet tane qe ti luftojne. Turp e krim i rende per gjakshprishurit udheheqesit e luftes partizane te udhehequr nga krimineli Enver Hoxha i vene ne krye te pksh nga serbet dhe ne sherbim te tyre!!Kjo eshte e verteta qe ju nuk e pranoni, te mbrosh krimet eshte njesoj si te jesh vete kriminel.

          • anticensurë25642654 January 29, 10:24

            të plagosurit që po marshonin për tu bashkuar me B e V,me hysen çinon!?
            kush i vrau??
            në kosovë,sipas teje kishim gjermanët,partizanët,nacionalistët shqiptarë dhe nacionalistët sërbë!të gjithë më vete!?
            pra në një kohë kur partizanët luftonin me gjermanët,nacionalistët shqiptarë luftonin me nacionalistët sërbë!?
            ku,në stadiumin tjetër??
            kastro,të punon ndopak truri??e përdor llogjikën??

    • Genci January 28, 09:17

      Eh more – DEMO- qfar Analfabeti Historik qe qenke. Se mos e fitoj Luften Shaban Polluzha qe ta mbronte Kosoven? me njerezn si ti eshte fyerje per Historine te debatohet. Ta tregoj nji ndodhi me nji ” Historian” te demokracise, nji i ri qe vetem Boten sot aty ketu e ka lexuar: Ne nji demabt mes Mergimtaresh rrethe aktualiteteve qe po kalojme si komb mes tjerash ra fjala edhe per Enveristat dhe Enver Hoxhen. ai Hisoriani na e mbylli goje te gjithe duke vertetuar Tradhetine qe i paska ber Enver Hoxha Kosoves duke mos e mbrojtur ate ne te 1913 kur jan vendosur kufijt e Shqiperis se sotme. e kjo a don Koment? jo, as edhe per ty ore DEMO

      Reply to this comment
  4. Tol francezi January 25, 18:46

    Nderim, dhe Lavdi LANC,dhe Brigades se VS, dhe Deshmorve qe rane per Clirmin vendit, Lavdi Partizanve, dhe luftetarve qe luftuan, nazi _fashizmin. Lavdi Komandanteve, dhe Komisarve qe i drejtuan gjate Luftes.

    Reply to this comment
    • Brini January 31, 04:49

      Bre vogelush injorant pensionist!
      Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania mund te kenë qenë të këqinja për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?

      Reply to this comment
  5. shushica January 25, 19:59

    Lavdi Brigates se peste heroike.Si bir partizani i kesaj brigate ndjej krenari qe Brigata e peste ishte nje nga tre formacionet partizane qe realizuan nje sere luftimesh nga me te ashprat kunder pushtuesve naziste dhe tradhetareve te vendit.Nga 4 djem te fisit tim 2 rane heroikisht ,njeri ne Salari gjate operacionit te dimrit dhe tjetri ne Drashovice..Ndersa dajua ra deshmor ne Kosove.

    Reply to this comment
    • Biri January 31, 04:50

      Tradhetare quheshin dhe quhen nga sllavo-komuniste vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk ishte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

      Reply to this comment
  6. Bogonica January 26, 00:30

    Si bir i nje prej partizaneve te Brigades se Peste, mora edhe une pjese ne perkujtimin e 75 vjetoritt te inagurimit te saj ne Bramyshnje te Terbacit. Zhgenjim total. E tha shume bukur Rystem Peci se kur u formua Brigada nen terrorin ballisto-nazist, pjesemarrja ishte 2000 veta, kurse diten e festes, ne kushtet e lirise ishin apo nuk ishin 200 veta. Asnje grup folklorik i zones apo nga Himara dhe Mallakastra. Asnje pefaqesues i Qeverise apo i Shtabit te Pergjithshem. Vetem tre deputete te Vlores. Brigada e Peste ashtu si Brigada e Pare dhe e Gjashta mban titullin Hero i Popullit. Nga radhet e saj rane si luane ne fudhen e nderit 363 deshmore midis te cileve Heronje e Popullit Abas Shehu,Dervish Hekali, Kastriot Muco, Zaho Koka, Hysen Cino, Zonja Curre, Nimete Progonati, Llambro Andoni dhe Laze Nuro. Kete titull e mbajne edhe Hysni Kapo, Shefqet Peci, Hito Cako dhe Rrahman Parllaku. E nisi rrugen luftarake nga Gumenica me 28 Nentor 1943, ku lindi dhe u pagezua ne Bramyshnje, per te lene gjurme heroizmi deri ne Sanxhak per tu kthyer ne Atdhe me 4 dhjetor 1945. Autori i shkrimit shkruan me shume dashuri per kete formacion te lavdishem, por ai nuk duhej te perqendrohej te historiku i Terbacit, se Brigada e Peste vertete u inagurua ne kete fshat, por ne te u rreshtuan jo vetem bij e bija nga cdo krahine e Vlores, Mallakastra e Kurveleshi, por edhe qindra kosovare, biles edhe nje batalion me partizane italiane me komandant Ernesto Kebastura dhe komisar Xhorxhio Glou. Ne radhet e kesaj Brigade benin pjese edhe kuadrot si Ramize Gjebrea, Hito Cako, Kadri Hazbiu, Rrahman Parllaku, Sali Ormeni, Halim Xhelo Dukati, Halim Ramohito, Andon Sheti, Mantho Bala etj qe u denigruan nga regjimi monist. Po sot pse nuk permenden?! Po doktor Ibrahim Dervishi qe operonte pa narkoze, po Andrea Varfi qe shkroi Hymnin e Brigades pse nuk permenden? Po partizani me i vjeter, 60 vjecari Goxho Aliu nga Brati qe u vra ne mes te lumit Drin pse nuk permendet?! Po partizanet me nje dore si Gani Vajza, Elmaz Teme e Cobo Osmeni pse nuk permenden?! Po vajzat si nure qe mbathen poture si motrat Curre, Stoli Xhemali, Nenoce Osmani, Kanarina Sulo, Liri Arapi, Jeta Veshi, Vitore Ymeri, Rexho Kapo, Nino Skendaj e plote te tjera pse nuk permenden?! Kjo Brigade eshte e mbushur jo vetem me beteja te lavdishme, por edhe me emra qe vazhdon ti ndjek lavdia nga pas dhe do vazhdoje ti ndjeke. Pavaresisht nga keto sugjerime, pergezime autorit te shkrimit. Mbase ne 80 vjetorin e Brigades se Peste do shkruhet dhe do flitet me detajisht per kete formacion nga me te lavdishmit e Ushtriise Nacional Clirimtare.

    Reply to this comment
    • Sazani January 26, 19:16

      Bogonica ,
      në je femër , të puth në ballë , në je burrë , të përqafoj fort !
      Bravo , e plotësove shkrimin !
      Rustemi është biri i babës ka thënë të vërtetën.
      Qeveria socialiste me në krye ballisto-zogistin Edvin , e varrosi Luftën ,që kur nderoi kryelaboracionistin dhe neve fitimtarëve na tha të ulim kokën dhe të mbyllim gojën .
      Lavdi Brigadës 5 Sulmuese !

      Reply to this comment
      • Bogonica January 26, 22:55

        Ne krye te prononcimit tim them se jam bir i nje partizani te Brigades se Peste. Keshtu qe jam burre. Edhe une te perqafoj. Irritohem kur retushohen emrat e atyre qe kane pasuruar historine nepermjet heroizmit individual dhe kontributeve te cmuara. Duke qene se Brigada e Peste eshte dekoruar me titullin Hero i Popullit, shkelqimi i yllit te Heroit bie mbi gjoksin e cdo partizani te ketij formacioni te mbuluar me lavdi. Prandaj ngjarje te tilla duhen vleresuar dhe jo nenvleresuar nga shteti dhe pushteti vendor sic ndodhi ne Bramyshnje. Kjo na detyron ne pasardhesve te partizaneve te shprehim ndjesite tona ne kete forme pasi po nuk nderuam kontributin e brezit qe beri Luften vigane antifadhiste, kush duhet ta beje tjeter vec nesh kete gje?!

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 28, 14:37

      bogonica
      ke futur në këtë faqe dhe ato që kanë lënë jashtë të pjerdhurit e enverit!!ke futur dhe ata burra që shkuan për të çliruar atdheun,që ndërtuan atdheun dhe që u vranë nga bastardët që bënë sikur luftuan për atdheun!!
      BEXHET RRAPOJ nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka lexuar fjalën e mbajtur para ’90ës!!në atë kohë kur e kishin pastruar brigadën e V nga armiqtë dhe poliagjentët!!
      bexheti dhe shumë të tjerë jetojnë me kujtimin e udhëheqësit të madh!!
      shumë nga ata që ti përmënd,që bexheti i konsideron akoma armiq të partisë,se të popullit nuk kanë qënë asnjëherë,i kam njohur,direkt o indirekt!!
      një brigadë e lavdishme por që la pas pasardhës debila!!pasardhës të tredhur nga indoktrinimi!pasardhës që nuk kanë akoma guximin ti shohin faktet,ngjarjet ashtu si kanë qënë!!

      Reply to this comment
  7. Lulja January 26, 01:00

    Lavdi deshmoreve !
    I paharruar qoft kujtimi i tyre !

    Reply to this comment
    • Feniks January 26, 09:09

      Nuk permenden se ky regjim ballisto-fashist i Rames eshte kunder Luftes Antifashiste!
      Me nderimin e kryeballistit M.Frashewri jo vetem Rama,por edhe PS-ja u shkeput me turp nga nderimi per ketre lufte te lavdishme!
      Fakti qe askush nuk reagoi ngaj turpit te madh qe beri Rama,per me teper qe na kerkoi te ulim kokat para ketij krimineli verteton se socialistet kane marre fund si qenie politike dhe patriotike,qe ne vend te truve u punon vetem stomaku!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 28, 14:46

        fen x
        nuk përmënden nga pushti i tiranës ashtu si nuk përmënden nga ju pushtërit e tjerë ata partizanë e komandantë që enveri i bëri armiq e poliarmiq!!
        nëse pushti i tironës përqafoi tradhëtinë ju përqafoni tradhëtinë e enverit ndaj tyre!!
        ndryshimi nuk është aq i madh o fënd x!?

        Reply to this comment
  8. Dori January 26, 10:24

    Votoni o te varfer nga trute tradhtaret e Luftes NCL, te Partise Socialiste dhe shitesit e detit Jon…Familjarisht une isha ne Bienalen e Berlinit!

    Reply to this comment
  9. Golik Kokojka..D.. January 27, 00:03

    Se cberi rregjimi i Titos nuk ka asnje pergjegjesi Komnda e pergjitheshme e ushtrise sone N Cl.qe shkoi e luftoi ne Tojet e Kosoves moter.Nuk kane asnje lidhie masakrat serbe me forcat Partizane.Drejt argumenton komentuesi “Bogonic”. Deri nga Dangelia “Naimjane” ka pasur Partizane ne ate Brigaten e V-te herroine.
    Pershenderie Bexhet Rapos per shkrimin e me siperm.
    Lavdi Partizaneve te brigates V-ste Heroike.Sa te reneve ne ate lufte clirimtare.
    Faleminderit Terbacioteve sa gjithe Vlonjateve, per kremtinin e 75 vjetorit te krijimit te brigates V-te..
    Golik Kokojka. D.

    Reply to this comment
  10. Alban January 27, 20:14

    Jam djali i nje ish partizani te Brigadës se V-te sulmuese heroike i cili ka shkruar historikun e kësaj Brigade botimin e pare para vitit 1974. Ju pershendetje perzemersisht për aktivitetin dhe besoj qe ne aktivitete te tjera te njoftohemi edhe ne

    Reply to this comment
    • Djalli January 31, 04:52

      LANÇL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion. Prandaj Shqiperia nuk u ftua ne Konferencën e San Franciskos Prill-Qershor 1945. LEXO SHKRIMIN E KRISTO FRASHERIT.

      Reply to this comment
  11. Piloti January 28, 11:35

    Po komandant I kesaj brigade mbas shefqet pecit ne tutor 1944e deri ne dhjetor 1945 mbas kthimit nga jugosllavia ishte Dane Mehmeti ,pse nuk e permendin po keta qe nga rustem peci e me radhe nuk kan turp jane pa pike morali (gjoja k.tar I kom.veteraneve ),pse nuk ftohen pasardhesit e tyre o te pa cipe,legena .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 28, 14:51

      o lali
      këta vazhdojnë të respektojnë festimin e fundit që i është bërë kësaj brigade para ’90ës!!
      pra brigadës të pastruar nga armiqtë e poliagjentët!!
      këta janë akoma në pleniumin xy të udhëhequr nga enveri!!
      megjithëse enveri pshurrte në frigorifer!!kujtonte se ishte në hale i shkrati dhe shpesh nga çudia se kur hapte derën ndizej drita,pshurrej në brek!!

      Reply to this comment
    • Pasardhesi January 28, 21:26

      Pilot. Me sa e njoh une historine e Brigades se Peste ke plotesisht te drejte dhe je teper i sakte kur permend Dane Mehmet Zykaj si komandant te Brigades. Ashtu si komisar te Brigades pas Hysni Kapos jane Hito Cako, Delo Balili dhe Berdo Asllani. Ne kete Brigade pas Dervish Hekalit si zv.komandant mbeti deri ne fund te luftes Fadil Cuci nga Delvina. Ndersa me detyren e zv.komisarit pas Manush Myftiut u ngarkuan Kadri Hazbiu, Zenel Hamiti dhe Sofokli Lazri. Kuadro te tjere te Brigades, pa perseritur emrat qe jane cituar ne komentet e mesiperme jane edhe Mehmet Jaho, Nuri Arapi, Reis Malile, Et’hem Gjinushi, Hajdar Aranitasi, Bilbil Klosi, Veis Pipa, Celo Arreza, Kristo Papajani, Mehmet Alishehu, Saliko Sulo, Kadri Brahimi, Isak Lila, Tanush Shyti, Haki Bylyshi, Jonuz Mersini, Maman Saliu, Bejto Isufi, Lufter Hoxha, Kico Gjikopulli, Vasil Nerenxi, Avdul Bizhga, Mehmet Skendo, Estref Sihati, Nonda Baka, Qemal Murseli, Filat Muco, Avdi Rroko, Banush Goxho, Shamet Xhezo, Anesti Andoni, Leo Baka, Xhevdet dhe Avni Hakani,Idris Imeri, Rrapo Asimi, Sulo Bedini, Adem Xhaka, Mit’hat Gjondeda, Shaqo Kapllani, Abedin Tajari, Kristaq Cali, Todo Manco, Hysni Muka, Bektash Ramo, Hajro Cakerri, Koco Kllapi, Mezin Aliaj, Niko Hoxha, Arshi Mero, Maliq Bregu, Laze Seferi,Dervish Basho, Shaqo Arapi e plote te tjere. Brigada e Peste jo rastesisht eshte shpallur Heroine e Popullit dhe te tille e bene jo vetem ata qe e drejtuan por te gjithe partizanet e saj qe u hodhen ne zjarr e flake.

      Reply to this comment
  12. demo January 28, 22:58

    Une jam me Doicat Gjermane shaprashurre 1234545,te lutem shume,jam me ushtrine gjermane qe cliroi tokat shqiptare nga Sanxhaku ne Preveze.Hipokrit me popullin tim nuk jam une.Duhet te jesh nje vrases i popullit tend te bashkohesh me Serbet kunder Gjermaneve clirimtare..Mendimi im troc eshte:PUSHTUES TE SHQIPERISE JANE GREKET,SERBET DHE BRIGADAT PARTIZANE,VECANERISHT BRIGADA E V.
    Prania e atij kosovari aty eshte pertej dhimbjes,pertej durimit,kur NE shqiptaret e dime mire c`fare krimesh ka bere ne Kosove brigada e V.
    Cfare mburresh ti mor qen!Se ke vrare shqiptare ne Kosove,se kane mbrojtur familjen,token nderin nga partizanet serbe&terbaciote.Une nuk e di cfare rrace muti i perkasin keta Cobot dhe Hitot,por keta Cobot dhe Hitot,ashtu si i perdori enver hoxha per te masakruar Kosoven,mashtu i perdori edhe Ali pasha per te masakruar Sulin dhe Himaren.Prandaj jemi sot pa Cameri,sepse fortesa e malesorve te Sulit u perdhos nga Cobot dhe Hitot qe ne 1813.Prandaj gjysma Himares flet greqisht,se ju Cobot dhe Hitot e masakruat Himaren qe ne 1807/
    Kjo rrace e felliqme e Cobove dhe Hitove ishin zaptiet turkut kur sulmuan keshtjellen e Bedunit ne Mal te Zi 1854,qe ishin shqiptyare malesore katolike,sot i ke me malazes se serbo-malazezet,Prej ketyre Cobove,Hitove,qe kane qene kerbaci Turqise,kerbaci Aliut te Hanko Kapese,kerbaci iEnverit te Gjylos.Dhe mburren me brigadat e tyre Serbomadhe.
    O Gjoleka yne hajdut
    Uzumi se c`tu keput
    Se te qeshi Lumi Mut.(lumi Vlores,shen.im.)
    Ja ku ta ka thene populli cfare jane keta terbaci,kuci dhe lumi mut.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 29, 10:17

      dem o dem
      ta kam thënë shpesh,ti di shumë,por për lumë!!nuk është e thënë të dish shumë,si gent cakaj,por të dish se ku dhe si ti përdorësh dijenitë!!
      ky je ti o copë trungu!!
      nëse ti je me “Doicat Gjermane shaprashurre 1234545,te lutem shume,jam me ushtrine gjermane qe cliroi tokat shqiptare nga Sanxhaku ne Preveze.”,se të kanë çliruar shqipërinë!?
      atëherë mos vall duhet të prnoj dhe unë mendimin e hoxh krasniqit që është me osmanllinjt??se dhe ata e kanë çliruar shqipërinë o dem,sipas krasniqit dhe pasuesve të tij!!
      e këshut mor derdimen,që po quajtëm pushtimin çlirim!?
      na del se tërë atë mutngrënje që ti bën me myslymanë e të krishterë,i bie që në një anë të kemi qënë çliru nga turku e gjermani,dhe ata që ti i quan ëngjëj që ju rrëshkiti këmba e u bënë gërk,sërbë,malazez e maqedon,të jenë çliruar gjithashtu nga turku e shqiptari??
      po përse mor dem dituria,tregohesh kaq i trashë!!përse mor debil i hedh vetes mut surratit për të vërtetuar idiotësinë tënde!!
      pushtimi nuk është asnjëherë çlirim,MOR HAJVAN!!
      dem je shumë emocional!!për të dalë tëndja ti je gati të hash mut!!
      nuk jam aq i zoti sa ti,ta bëj të njëjtën gjë!
      prandaj të them “ke të drjetë dem!ha mut sa të duash!!”

      Reply to this comment
    • Bragjini January 29, 22:37

      Demo ziu,shume e vuan brenda teje ate qe dikush nga Lumi Vlores i ka bere familjarit tend.Gjithe jeten do te te ndjeki.Jeto me te,nuk ke cben!!

      Reply to this comment
  13. demo January 29, 15:43

    11111111111Mos fut turinjte ne cdo koment.

    Reply to this comment
  14. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) January 29, 16:25

    Mos ia beni qefin antishqiptareve…
    o komentues -anti brigates V-ste .

    Nuk jam veteran po”Pasues veterani” 83 vjecar. Dhe kete nder “Pasues veterani” e kam nga 1913ta,kur im gjysh,vihet krye nje cete Dangelliote e krah Papa Stath Melanin e Shqerise e priten me arme, forcat greke,qe donin te pushtonin jugun e shqiperise”..
    Ate rruge si luftetar i Atdheut e pasuesn brezat e fisit tone sa mbare Dangelliote atdhetare.Deshmori i pare ani se ipa shpallur deri sot,(burokracia), eshte Peci Xhoga, Teteor !940 vrare ushtria Greko-Italiane Qe luftonin mes tyre,kush e kush te pushtonte shqiperine. Nipiat e ketij Xhoxhi sa Stavri, 17-!9-vjecare, do te dilnin Partizane Xhoxhi do te rjeshtohej me Brigaten e V-ste S.qe do te luftonte deri ne ato toje shqiptare tej Kufirit shteteror.Kosove-Metohi,si thoshte Ai. Nje kujtim te rralle e te panjohur me ka lene i ndiEri Xhoxhi 88 vjet jetuar invalid i asaj lufte, deri tej kufijve te 1913tes,krah vellezerve Kosovare. Pos te tjerave, Ai tregonte mirepritien si vellezer Kosovaret sa mesonin per brigaten shqiptare,pra te vellezerve te tyre.
    Me vjen keQ qe komentuesit e mesiper sidomos; “demo”qe arrin kulmin me budallalleqet e tij ne komente,Shkreuan ne ate menyre,deri Quajtur ushtrine pushtuese Gjermane Clirimtare..Ai qofte…
    Te me falin lexuesit, po ca vite para kam shkruar ne vjersherim pikerisht per te tille shkrime a komente negative sa antiatdhetare,: Titulluar:

    Amanet sa:- POROSI G J Y S H I !
    Mos !….
    Nje fjale nje rrokshe shpetimtare,
    E vleret keshille, me te nis fjalia ;
    Mos genje,mos mashtro,sa mos u vono,
    vath ne vesh keto e,te tjera,te bejne mire.
    Pse?!
    Po genjeve ,ajo del pa e thene mire,
    Po mashtrove …mashtrimi te ndjek pas,
    Po u vonove-gjithnje …mbledh mbetie.
    Dihet, c’te mbjelles do te korresh.
    Pastaj:..
    Pastaj mendoje mire pasojen:
    Te mos mashtrohesh,-meso gjithnje ne jete,
    E,te mos jesh von,planifiko veprimet
    Apo,”Te sotmen mos e lere per neser.”
    Te dish…
    Me tej rruget,gjithnje i ke te hapura
    I ndershmi ,ballelart ecen perpara.
    Po the:Fjalen e fundit te paren-g a b o v e.
    Te mires, mos i bjere me shkelm, je -v r a r e .
    Si gjysh them:
    Ja keto e te tjera porosi te vyera,
    Qe sa NENA dhene qumeshtin e saj,
    Pa tjeter,ne jete te nxjerin faqebardhe,
    Plus mesimeve te shkolles ,,,
    MOS iu NDAJ.

    Toronto03 Nendor 2009
    Nip e mbese tej oqeanit studente…
    Sot frutet e pune tyre marre
    Nipi pjanist”Daktoraturen”ne perfundim
    Mbesa”DIETOLLOGE”sa dipllomuar.
    Faleminderit gjysherve; amanetet realizuar.
    Sot; Janar 2019,
    arritiet e tyre
    me japi jete.
    I paste gjyshi
    me amanetin lene:

    “Bjerini Botes ane e mbane…Po!
    Mos e H A R O N I vatane”!
    Amanet i te pareve tane.

    Toronto29-01-2019 Dh ,Xhoga(Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  15. demo January 31, 07:09

    Kete corbe qe gatove ti me partizanet e brigades V
    ,DUHET TA HAJE VETE DHIMITER! Jo te fshihesh ne Greqi,ne Kanada e ne hene.E lexove letren e Edip Tershanes,cfare i shkruante Enver Hoxhes na burgu?
    E dinte qe do ta vrisnin,por nuk u pajtua me krimet dhe tradhtine kombetare te ketyre partizaneve,qe vendosen regjimin e terrorit ne Diber dhe Shqiprine e Veriut.
    Ke jetuar gjithe jeten duke u zvarritur,si gjarper,ke qene anetar partie,ke perfituar nga anetarsia,por nje fjale s`e fole per ata fshatare ne Zall-Dajt,ne Brar,ne Shengjergj,qe ju moren bagetine,ju moren 3 dynymshin,ju moren dhe pulat.Pse nuk u ngrite ti ne Organizate,ti thoje partise qe PO VEPRONTE GABIM ME FSHATIN? Te gjitha keto qe po ndodhin ketu,jane pasojat e tua dhe te brezit tend dhe NE VEND QE TI VUAJE TI DHE KETA VETERANE TE BRIGADAVE,
    Ja mbathe i pari ne Greqi si VorioEpirot.Tani na jep mend nga Kanadaja,qe ne te mbyllim gojen,qe kriminelet antishqiptare ti quajme veterane te nderuar,qe hajdutet e pushtetit,ti quajme udheheqes te popullit,qe korrupsionit te qeveritareve,ti themi -zoti ju shtofte zullumet,Me ate analfabetizmin tend zhgarravit carcafe interneti me vargje idjotesh.
    Ke qene i vogel kur keto brigada partizane bene masakra kunder popullsise dhe intelektualeve te shkolluar,dhe nuk ke pergjegjesi,por gjithe fuxat e deges,gjithe agjit-propi i atij sistemi ashtu si mijte ishin te paret qe braktisen anijen SHKEMB GRANITI NE BRIGJET E ADRIATIKUT.Rri aty dhe mos jep mend,se haleja e te keqes jeni ju.

    Reply to this comment
  16. ED TIRONCI January 31, 10:39

    une kam pasur nje xhaxhain e sime meje partizan te brigades se 5.jetoi me mitin e asaj brigade deri sa vdiq.kuptohet tregonte heroizmat ..trimerite ..dhe lufterat e kesaj brigade.mbas 90 kur me syte me lot po shihte regjimin qe po ndryshonte..filloi te me tregonte ca gjera qe deri atehere sma merrte mendja qe goja e tij mund ti thoshte.isha ne vitin e 3 ne universitet..dhe nje nga ditet qe shkova ta takova..e pashe serioz.thashe hajt mo..i kujtohet e kaluara…NIPCE me tha..me kujtohet kur ne moglice te korces ne 44 …pushkatuam nje familje te tere se spranonte te na jepte lopen per te ngrene kompania..kemi vrare 7 vete..5 femije..per nje lope…une shtanga dhe i thashe o xhaxh mos ja fut kot…ju keni luftuar per liri..ca ti thosha…nuk eshte vetem kjo o nipce …kemi vrare e sakatosur shume te pafajshem…sdo me trese dheu…NE DAC BESONI NE DAC JO…ISA ALIAJ ESHTE EMRI I KETIJ PERSONI DHE KA QENE PARTIZAN QE NE INAUGURIMIN E KESAJ BRIGADE…NGA TRAGJASI I VLORES…edhe ne kosove tha kemi vrare e kemi prere per llogari te dikujt qe as e dinim kush ishte…

    Reply to this comment
  17. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) January 31, 15:04

    Ne je burre dil ne MEJSAN si BURRE !?

    O demo; ne je burre,me dil si te dal une,me emer e mbiemer e te tera,pastaj fole me mua. Ata te nderuar bashkefashatre te Zall-bastarit,apo kush me njeh mua,(jo ti,qe mos qofsh ai qe mendoj une, ta thashe ne nje koment)..,c'”komunist ” kam qene une.E vura fjalen komunist ne thonjeza se te tillet,me gishta numeroheshin,kete mund ta thuash.
    Dil me emer balle per balle ne je burre sa shqiptar. Nje fjale popullore thote:”Te marrit hapi ruge”…
    Keq me vjen qe me deyron te flas keshtu.
    -Ne je BURRE-dil ne mejdan si BURRE !.

    Do i drejtohesha drejtesise,persa flet per mua, po akoma ate e kane te”tute” ne dore….. Hakmarien ..ja le perendise…(une jam Dagelliot “Naimjan”),At ndaluar me kohe,qe te paret e mij,…

    Dh Xh..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*