Thamë se shpëtuam ng’Apokaliptiku, po vendi u tund nga Erion nevriku!

August 9, 2019 22:34

Thamë se shpëtuam ng’Apokaliptiku, po vendi u tund nga Erion nevriku!

Zv.Kryeministri Erion Braçe dy ditë më parë reagoi fort lidhur me debatin në Dita mbi ndryshimin e narrativës së LANÇ, rehabilitimin e kolaboracionizmit dhe së fundmi një konferencë të Akademisë së Shkencave për 75 vjetorin.

Ai u shpreh i bindur se qeveria Rama e çmon pa fund Luftën Nacional Çlirimtare.

Pasi sqaron disa herë që Edi Rama nuk ka të bëjë me konferencën e Akademisë, zëvendësi i tij shkruan se eshte vete kryetar i  Komisionit Qendror për 75 vjetorin.

Teksti i zv.KM mund të lexohet duke klikuar KËTU

Ai është i zjarrtë dhe i vendosur.

Madje mbyllet me një “Boll” të prerë.

Poeti Arben Duka i është përgjigjur Erjonit në vargje:

 

Në grykë nga frika,

pështyma na ngeli,

kur shpërtheu Braçia,

porsi sharapneli!

 

Dje e morëm vesh,

nga shpërthim i tija,

se një Komision,

paska qeveria!

 

Për Shtadhjet’ e Pesën,

e çlirimit ton’

që direkt drejtohet,

nga shoku Erion!

 

Dhe pse Komision,

paska qeveria,

duket sikur vendin,

e ka kapur zia!

 

Si përvjetor feste,

s’duket hiç sivjet,

ende s’kemi parë,

një aktivitet

 

Thamë se shpëtuam,

ng’ Apokaliptiku,

po vendi u tund,

nga Erion nevriku!

 

Kot thonë që gënjen,

presidenti Metë,

Ja tërmet i tij,

dolli i vërtetë!

 

Dëme të mëdhaja,

për fat nuk u panë,

përjashto ca gjethe,

që nga pemët ranë!

 

Veç ca gjethe peme,

se kaq ka takat,

të lehi si kone,

e ka pas zanat!

 

Kur Meta me Nanon,

bënë “luftë heroike”,

qe Braçja për Metën,

konia më besnike!

 

Po tash është larguar,

prej Ilir Floririt,

dhe na u bë kone,

e Edvin Delirit!

 

Me inat shkroi: “Boll!”,

në fund të shpërthimit,

po me kë e kishe,

o shef i festimit?

 

O Erion i vockël,

me inat varvatësh,

luftë do të kesh,

nëse luftë do hapësh

 

Mund të kesh idenë,

se e tunde fare,

po juve s’e doni,

Luftën Çlirimtare!

 

Duket sikur ty,

s’të mungon guximi,

sikur tek e majta,

jeshe kryetrimi!

 

Po sapo zëvëndës,

u bëre zotrote,

për dreq s’u pa më,

trimëria jote!

 

Dhe kur shefi yt,

ka bërë ca hatara,

s’ke folur një fjalë,

siç flisje përpara!

 

Trimëritë e Braçes,

nuk e di ku mbenë,

kur herr Aushvicin,

bëtë në Tepelenë!

 

Me neve të madh,

e kishe inatin,

po një gjysmë fjale,

nuk the për Mit’hatin?!

 

Nuk the për Mit’hatin,

kryetradhëtarin,

kur me Tre të Ndritur,

ja bashkoi varrin!

 

Logjikisht tani,

o shoku Erion,

dhe ca veteranë,

ke në Komision!

 

Dua të të pyes,

po jo me të ngulur,

në mbledhjet e tua,

a rrinë kokëulur?!

 

Sepse shefi yt,

kështu urdhëroi,

kur kryeballistin,

rehabilitoi!

 

Po ata fisnikët,

shokët veteranë,

votën përsëri,

për juve e dhanë!

 

Po pa veteranët,

e këtij Katundi,

PS mund të dalë,

diku posht’nga fundi!

 

Unë nuk kam lëvizur,

jam në karakoll,

Ditës nuk ke bythë,

t’i thuash ti “Boll!.”

 

Edhe kush si ne,

thotë veç të vërtetën,

popullin me vete,

do të ketë gjithë jetën!

 

Juve si parti,

ju ka vajtur mbarë,

se përballë-“në luftë”,

kini një GOMAR!

 

 

 

August 9, 2019 22:34
Komento

35 Komente

  1. socialisti fierak August 9, 23:18

    hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa 🙂 🙂
    ky Duka eshte i paarritshem!

    Reply to this comment
  2. MH August 10, 01:45

    Duka asht leksioni i Historise.Nuk e tund mali e jo ma dyfeku dhe jo e jo kolaboracionistet tradhetare.Por kujt ti plaset per tu ndesh me Duken do hajne kopaqe mbi zverk nga bythet deri tek koka.

    Reply to this comment
    • Dulqija August 10, 11:30

      Kombinimi i Rames me Braqen eshte i njejte si Don Kishoti me Sanco Pancon e Servantesit!

      Reply to this comment
      • xhemal August 11, 12:54

        gazete e komunisteve…duhet respektuar idete e tyre …lufta ncl eshte historia me e ndritur e shqiperise eshte e do jete pergjithmone simbol i lirise ,pavaresise,bashkimin sakrifices.por edhe shqipetaret e tjere kane te drejte te shprehni ide te e tyre kjo vetem e pasuron vendin i afron njerezit .j etojme ne nje kohe tjeter e nuk mund ta perdorin te kaluaren per ti ndare shqipetaret.analiza e luftes ncl sherben per te mos bere gabime jo per te ulur vlerat e saj

        Reply to this comment
    • Shahisti August 10, 14:20

      Avash o MH o i ndritur, se po na i nxjerr Duken si komandanti legjendar Enver Bolja.

      Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati August 10, 05:20

    Po ca I jep rendesi Braces,
    I ngre vlerat nje krimbi kur e trajton ne kete menyre , pavaresisht se e kritikon

    –Ai eshte idiot, qe as vete nuk e kupton ca thote

    Erjon krimbi eshte komplet kalama bythe qe do zene me shqelma

    Ne kete pervjetor te Clirimit, duhej te mbushej Shqiperia me flamuj kuq e zi ne cdo cep te saj–Te kishte aktivitete kulturore e artistike- kenge e valle ne cdo shesh te qyteteve

    Te beheshin takime me veteranet e LANCLqe jane Akoma gjalle
    dhe te flitej e te beheshin konferenca mbi kohen e atyre viteve te stuhishme e te Lavdishme te popullit tone

    Por ky Rama eshte gjarper I keq, qe ben politken e fqinjeve,
    ndaj dhe nuk ben asnje lloj festimi per LANCL

    Socialistet duhet t engrihen ti kekrojne llogari,
    qe pse nuk ngrihet ne cdo qytet nga nje omission neper Bashkite dhe te krijohet nje program pune me aktivitet qe duhet t ebehen ne shkolla e ne qytete

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 10, 07:46

    GOMARI PERBALLE EDI DROGES ESHTE ALIBIA
    ESHTE 21 JANARI, GERDECI DHE LUKUNI HAJNIA
    PER TY 75-A ESHTE DITE FESTE, DATA E CLIRIMIT
    PER VIKTIMAT ESHTE DITE ZIE, DATA E PUSHTIMIT
    PRANDAJ BOLL ME BROCKULLA SI BEJTE BUDALLI
    O BEJTEXHI IMORALI, KAPTER I ENVERIT SI MIZE KALI

    Reply to this comment
  5. Lili August 10, 07:49

    Pyetja per diten eshte cila detyre eshte ma e nevojshme per te ardhmen e Shqiperise: vazhdimi i kot i luftes se dyte a( qe ka perfunduar qe 75 vite) apo nje pajtim te shqiptarise qe femijevetone t’ju mundesojme te çlirohemi nga traumat e historise shqiptare qe ka prodhuar monstruozitete te paimagjinuashme.

    Reply to this comment
    • Feniks August 10, 11:25

      O Lili!
      Pajtimi realizohet kur plotesohet nje kusht:
      -Ballisto-zogistet te pranojne bashkepunimin me PUSHTUESIT dhe te ulin koken para partizaneve heroike qe e cliruan te vetem Shqiperine,duke e futur per here te pare ne historine mijravjecare,vendin tone ne Koalicionin boteror fitues kunder nazi-fashizmit!
      Tjeret rruge,NUK KA E NUK DO KETE!

      Reply to this comment
      • As poet, as shahist... August 10, 12:25

        Pajtimi kombetar realizohet kur ballistet te pranojne turpin e bashkepunimit me pushtuesin, kurse enveristet te ulin kokat dhe te pranojne prangosjen e popullit te tyre duke qene te varur teresisht nen urdhrat dhe diktatin e sllavo-bolshevikeve.

        Reply to this comment
      • Lili August 11, 11:43

        Po e pranuan a se pranuan , dokumentet historike tregon kush ka bashkpunuar! Legaliteti jo , balli po ! Shiko deklaratat per bazin te enverit!

        Reply to this comment
  6. Shqytari August 10, 08:07

    Bracja i shkrete keshtu ka lehur gjithmone,por Rama e ka tallur sa s’behet dhe ai vetem ka ulur koken si kone i rrahur.
    Tani i veshur me kostumin e Sanco Pancos i duket vetja me trim hipur mbi gomar!
    Boll Brace,se vetem rolin e Sanco Pancos ke,se nuk pjerdh njeri per ty!
    Ty Rama te do sa per numer,o i mjere!

    Reply to this comment
  7. Enveristet August 10, 08:27

    Ah mor Duke ziu si nuk u gdhende nje her?
    nuk mbahet o trap historia me rrenat e Enver,
    ti e kallepi yt i rraces enveriste doni prap sot,
    histori te mbeten c’ka thene Enveri mot-mot,
    ja pra po te them une se c’fare Enveri shkroi,
    dhe pastaj eja e mbroja ato historite kesisoj,

    ..ne mes te luftes kur partizanet ne beteja binin,
    Enveri i Dukes tok me serbet ne nje krevat flinin,
    keto qyfyre vete Enveri ne kujtime te tij ka shkruar,
    se si me Miladinin “Me nje batanie flinim shtrenguar”,
    pra kur Mehmeti Poliagjenti Tiranen po e clironte,
    Popovic Milladini Enveriot prapanicen po ja leronte..

    keto perrallat e Enverit do Duka prap per histori,
    por kete nuk ja merr persiper sot dot asnje njeri,
    historine Enveri e zhgarraviti per afro 47 vjet plot,
    ate zhgarravinat e tij per histori i do vec ndoj idiot.

    Reply to this comment
  8. Mark U.K August 10, 09:11

    ESHTE 75 VJETORI I OKUPIMIT KOMUNIST,KU KA ÇLIRIM KTU.

    Reply to this comment
  9. Lemza August 10, 11:33

    Nevrik Bracja?
    Aq sa mund te quhet nje KONE ,qe leh para nje xhirafe!

    Reply to this comment
  10. kris 1 August 10, 12:37

    Turp per Diten qe shan nje femije

    Reply to this comment
  11. 123 August 10, 13:17

    Nuk eshte femije jo, eshte mender qeveritar i larte qe paguhet per te lehur sa here qe do i zoti, ose me sakte kur pjerdh i zoti ky leh qe te mos i degjohet pordha te zotit. Keta jane tumor i shoqerise dhe popullit, te dy palet. Por harrojne se kur vdes organizmi ku qendron tumori, edhe tumori vdes bashke me organizmin. I vet,i perfitim i tumorit eshte qe zhvillohet gjithnje e me shume ne agonine dhe dhimbjen e organizmit ne te cilin ka lindur dhe zhvillohet.

    Reply to this comment
  12. Ketu e ke shkelur August 10, 13:23

    Ne radhe te pare je duke ushtruar bulizem mbi Erionin se eshte i vockel. Zoti keshtu i ben ca te shkurter ca te gjate, ca me fara e cate tjere pa fara. Tani mos perdorim shprehjen qe – bën keshtu se gjen. Pse sillemi keq,me te mirin dhe mire me te keqin. Kete kurre s’kam per ta kuptuar. Pastaj në se ke verejtje beji nje poezi per te madhin e akademise. Apo edhe i nuk eshte i gjate mjaftueshem per ty.

    Reply to this comment
  13. met selita August 10, 13:26

    Bracja zu vend mire ne kolltuk,Rama ben sikur i ka dhene kompetenca,por ne fakt i mhedh nga nje kocke, dhe ia terheq zinxhirin sa here do. PS u pordh. Patem besim tek Gramozi ,Pandeliu, Bracja, Fino, Baraj, Hysi ,djali i Servetit,por ehe,nuk u ndihet zeri se duan te ruajnw deputetllekun e ardheshem.Tash ne PS degjohet zeri i kones Brace,dhe i gicit te Librazhdit,Balla..

    Reply to this comment
  14. Socialist=hajdut specialist August 10, 13:52

    Edhe komunist I oreve te treta I mori can para nga droga dhe ibpelqyen aqe shume say cua naten nga gjumi dhe beri nje vjetshe per teatron e ri fringo te mbrojtur nga era dhe furtuna me kulla shalgjata qe I rrine mbi koke SI badigarda

    Reply to this comment
  15. Fazani August 10, 15:21

    Le ta shkruajne te huajt historine e Shqiperise. Shqiptaret jane rrufiane .

    Reply to this comment
  16. shqipe August 10, 15:53

    Te fyesh,me lloj lloj etiketimesh nje njeri thjesht’ se eshte i shkurter,eshte me se e turpeshme.Ç’kujtoni ju,qe ngriheni mbi dy furka,se jeni diç,o hiçer… u bete te gjithe nje soj si motra juaj, nje lloj biçimi qe bredherin e lire neper faqet e g. Dita,me nofken ,”Intelektual” bajga!
    i rrofshi ato qe s’thuhen Erjon diamantit,qe s’e harrini dot as te thembra e kembes,te gjithe ju,madje dhe ti miku im,Ben Duka.

    Reply to this comment
  17. Dori August 10, 15:54

    Arben Dika Mjeshter i Madh!

    Reply to this comment
  18. Aretia e Zagorise August 10, 22:39

    Cte te them o Beni,
    Nena cte te thote.
    Pse lamashet Luften,
    S’e durojne dot.
    Lufta qe na mori,
    Djem, vajza flori
    Te pa rritur mire,
    rane per Shqiperi.
    Ti harrojme ata?
    Hallall ajo sise!
    Mos tu ndalte kenga,
    xhan i Aretise

    Reply to this comment
  19. Jeni August 10, 22:54

    Nese miu i haleve Brace eshte zv. Kryeminister atehere i bie qe cdokush ben cdo mengjes nga nje zv. Kryeminister.

    Reply to this comment
  20. Ai August 11, 18:23

    Oh te keqen e penes o trim!
    Ore na bere te rinje fare me keto poezi.
    O te paste kombi o Arben Djali!

    Reply to this comment
  21. Buda August 11, 18:26

    Nje kryeveper!

    Reply to this comment
  22. Lapidari August 14, 17:16

    Nuk di mor Z. Arben, eshte restauruar ndonje lapidar a pllake perkujtimore ?. Po ne vorrezat e deshmoreve, jane vendosur emerat dhe zevendesuar pllakat e prishura nga zuzaret e berishes dhe pinjollet e kolaboracionisteve?. Po nuk u bene keto, pllake varri mos pacin per vehte keta te komisionit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin