“Në Tiranë bie shi,” romani i fundit i Kliton Nesturit

July 11, 2019 23:35

“Në Tiranë bie shi,” romani i fundit i Kliton Nesturit

Këtë të enjte, shtëpia botuese OMSCA-1, publikoi romanin “Në Tiranë bie shi”, të autorit Kliton Nesturi.

Romani  Nesturit është një libër në të cilin jeta e përditshme shpaloset bukur në ndërthurjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskrupullt të karrierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.

Të gjitha këto ngjarje, ashtu si edhe titulli paralajmëron, zhvillohen në Tiranë, pikërisht në një kohë ku shiu, ka ditë që nuk ka të pushuar.

“Jeta është me të papritura. Mund të ndodhë që një ditë të humbas shikimin, zërin, të humbas ndonjë pjesë të trupit, të humbas komoditetet dhe pasuritë dhe të jetoj guvave dhe shpellave pa ujë e dritë, të humbas qytetin ku jam lindur dhe rritur, atdheun dhe familjen, por kurrsesi nuk do të humbas dashurinë që kam për ty!…”

“Mund të ndodhë që rrugët tona të ndahen për një farë kohe, por sërish ato do të bashkohen. Ne duhemi aq shumë, sa të sfidojmë edhe kohën e humbur!”

 

e.ll./dita

July 11, 2019 23:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?

  • JO (75%, 3,125 Votes)
  • PO (25%, 1,044 Votes)

Total Voters: 4,169