Në Tiranë nuk është bërë “një farë pune”, por shumë punë!

March 24, 2018 11:16

Në Tiranë nuk është bërë “një farë pune”, por shumë punë!

Mbrëmë tek “Opinioni”,
tek palo Fevziu,
Monë e LSI-së,
e nxiu-e nxiu!

Kur je opozitë,
çdo gjë e nxiron,
po nuk nxin dot punën,
e shokut Erion!

Sepse ja këputi,
Monë e LSI-së:
“Ka bërë një farë pune,
Erioni i Bashkisë!

Duket për fushatë,
Monika e tha,
se Ai ka bërë,
punë të mëdha!

Që të rrimë shtrembër,
dhe të flasim drejt,
faqen e Tiranës,
ka ndryshuar krejt!

Të kish ca më shumë,
si Erion Velia,
shumë më përpara,
do qe Shqipëria!

Mund të thotë ç’të dojë,
zonja LSI:
Për punë “Plaç!” me gojë,
s’i thotë dot njeri!

Edhe më të liqtë,
s’ja mohojnë dot,
se as dhe një ditë,
Erioni s’rri kot!

Erioni ka tipin,
që bën pakëz zhurmë,
ama në Tiranë,
do lërë shumë gjurmë!

Populli e mat,
me një tjetër kut,
dhe mandatin tjetër,
e ka absolut!

Opozitë mavria,
kë do nxjerrë në garë?
Dhe Lul kryetarin,
ne e kemi parë!

Dhe Lul lemirinë,
e kemi parë mirë,
s’bëri kokërr pune,
veç fjeti në zyrë!

Djemve si Erioni,
u kemi nevojën,
Lulit dhe të tijëve,
mos u pafshim bojën!

Arben Duka

March 24, 2018 11:16
Komento

14 Komente

  1. Shqipe-Pelivani March 24, 12:58

    C’nevoj t’i kene,
    k’tij biçim hajduti
    Ky dhe ne PD.
    Nje dite pune, s’e futi

    E pruri Argida,
    (Siç te gjithe e dime),
    Dhe pd. e mori
    permbi tavoline…

    Kjo dhe do vuloste
    miljonat e GIDËS…
    Hajdutja me çizme
    shkuar dhe Monikës….

    Reply to this comment
    • Zorka March 24, 22:30

      Jam antar i PS por kryrbashkiak show man si ky Veliaj mos ardhte kurre.
      Ka harxhuar miliarda per qendren dhe nuk ka shpenzuar 1 qindarke ne Yzberish me mbi 40 mije banore we jetojne si ne Bombej.
      Ne 40 mije banore te mos kete asnje cerdhe,kopesht,shkolle shteterore,asnje lulishte e kend lojrash eshte skandal.Erionin e lavderojne vetem servilet e tij qe kane perfituar dhe militantet tru shplare!
      Kurre mos ardhte nje delirant si ky adoleshent rrufjan.

      Reply to this comment
      • Franci March 25, 08:50

        Pranon te bej nje korigjim miqesor.Ne fjaline e pare ne fjalen PS ne germen e dyte S e ke vendosur gabim S ne vend te D.
        Ah rrufjan !!!

        Reply to this comment
  2. info analitike March 24, 13:49

    Bejtexhi je me keq se ata kalamajte qe genjehen me nje karamele. Po nejse do t’ia shohesh hajrin ketij mashtruesit shites fiqsh. Ore mbeti duke mbjelle peme por kur Tiranen e mbulon uji qy zhduket neper panaire e promocione jashstew shtetit.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 24, 13:53

    Bejtexhi je me keq se ata kalamajte qe genjehen me nje karamele. Po nejse do t’ia shohesh hajrin ketij mashtruesit shites fiqsh. Ore mbeti duke mbjelle peme por kur Tiranen e mbulon uji qy zhduket neper panaire e promocione jashstew shtetit. Per Arditin e vogel ende nuk shkrove asnje rresht. Ja pra se sa e si vlejne njerezit per ju enveristet, gjithnje sipas interesit te partise.

    Reply to this comment
  4. MH March 24, 14:24

    Mire mire e ke me Erionin.Po ate qe bani Luli kurr nuk do arrije ta baje Erioni.
    Therri dashin ne kryebashki per ti sperkat trollin e zyres se bashkise me gjakun e pafajshem te bagetise qe ti shkojne punet per te mbledhur flori.

    Reply to this comment
  5. intelektuali March 24, 15:23

    DJEMVE SI ERIONKA MASHTRUESIT T’U VESH HUNE
    DINE VETEM TE BEJNE PROPAGANDE SI MAJMUNE
    TIRONEN E KA MBUSHUR ME KULCEDRA PREJ BETONI
    STADIUMIN E FSHIU, TEATRIN PO E DJEG SI NERONI
    PO SI NUK E SHIKON TIRONEN O BEJTEXHI DITEZIU
    QE NGA ERIONKAT E EDVINIT ASHT BO SI BRIME MIU?

    Reply to this comment
    • Berti March 25, 08:53

      Bravo Intelektoleshi…me Lul Bashen perpara per fitorje te reja.

      Reply to this comment
      • intelektuali March 25, 10:04

        “LESHIN” shikoje te gopi i semes qe te ka bere si Kafshe pylli dhe laje gojen e qelbur fanatike me kolinoz kur permend intelektualin,

        sepse:

        DO TE VIJE DITA KUR LULZIM BASHA, “GJUMASHI” I SALIUT DO TE DUKET “LULE” NE KRAHASIM ME TERMINATORIN E TIRONES, EDI RAMA DHE VAMPIRIN E TIJ ERION MASHTRUESI QE PO SHKATERRON CDO GJE TE BUKUR QE I KISHTE MBETUR KRYEQYTETIT TONE.

        Thirri trunit te Fanatikut:

        Pse gjithmone emisione TV tregojne me krenari Univerisitetin e Tiranes te Gherardo Bosios dhe nuk e vertisin kameren tek Kulcedrat prej betoni te Edvinit dhe vampirit te tij qe hodhi me parashyte ne Bashkine e Tiranes?

        HE MO GARIB PSE KESHTU?

        Reply to this comment
  6. Arberi March 24, 17:00

    Dy nga ka dy problemet kryesore te Tiranes jane uji dhe trafiku:
    Per ujin:
    erioni del ne media diten ne natyre, dhe me paturpesine me te madhe genjen duke thene se ka dyfishuar orarin e furnizimit me uje. E verteta eshte se vetem e ka reduktuar orarin e furnizimit me uje per Tiranen.
    Por per sa i perket ujit erioni meriton nje lavderim jo te vogel, sepse hartoi dhe po ve ne zbatim planin per furnizim me uje te Pijshem 24 ore, pavaresisht kostove, disa prej te cilave vertet jane te domosdoshme.

    Njekohesisht ketu nxjerr zbuluar ramen, sepse kete qe ben erioni per ujin duhet ta kishte bere rama gjate tremandateshit si kryebashkiak !

    Por rames i falet se ishte tere kohen i angazhuar me popullimin me pallate te cdo pellembe toke te lirë ne Tirane, bile edhe para Muzeut Historik donte te ngrinte qender 4 kate per biznes. I gjori rama, pandehte (sa i trashe) se po i mbushte mendjen njeriu per domosdoshmerine e godines aty sepse sic deformonte fytyren, shprehej se sheshi Skenderbej na qenka ideuar si shesh diktatorial !!!! Ishte nje tjeter klloun politik i rradhes, nano, kryeminister i asaj periudhe qe nuk e lejoi pallatizimin edhe te vet sheshit.

    Per trafikun:
    Vjeshte, dimer, pranvere, ne Tirane trafiku te plas shpirtin. E vetmja asgje qe ka bere ne kete drejtim erioni eshte vecse nje tjeter asgje e madhe.
    Del ne media dhe me paturpesine me te madhe thote qe e simuluam ne software nenkalimin per makina te sheshi Skenderbej dhe nuk pati rezultat
    Deri ketu arrin !!!! (E ka thene te Opinion)
    Hodhi mbi 13 milione euro aty ne shesh dhe makinat sot presin ne semafore dhe vijne verdalle sheshit duke ndotur plotesisht ajrin ne unazen e vogel, pa folur me tej

    Kur flitet per erionin ka naive qe thone se ka bere shume per Tiranen, gati gati mendojne dhe thone se:
    erioni paska punuar nja 15 vite jashte Shqiperise, paska fituar qindra milione euro andej dhe keto para po ia dhuron kryeqytetit
    Kete fjaline e fundit, poeti mund ta hedhe me rimë ne leter….

    Reply to this comment
  7. Arben March 24, 20:27

    Keshtu si e ke nisur prit te na thuash ndonje dite se

    edhe parate lali dhjeri po i ve nga kursimet e gjyshes

    Reply to this comment
    • pellazgu March 24, 23:11

      Te dhje’r jeni ju mutrishtet e Lulash- lyrashit,qe e la Tiranen si viçitolin e Salehit… lali erit i hengshi te dhjeren dhe t’a kini harram, se e ka bere Tiranen si trendafil maj….Lali eri o, komentuesi Arben,si puna e zotris tende,bene nga nje per ç’do mengjes…

      Reply to this comment
  8. Franci March 25, 08:51

    Pranon te bej nje korigjim miqesor Zorka ?.Ne fjaline e pare ne fjalen PS ne germen e dyte S e ke vendosur gabim S ne vend te D.
    Ah rrufjan !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*