Në Tiranë tentohet të blihet vota me dokumenta pronësie

June 25, 2017 11:04

Në Tiranë tentohet të blihet vota me dokumenta pronësie

Denoncohen raste të shit-blerjes së votës edhe në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve T. H 31 vjeç, E. Z 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.

Policia thotë se tre personat janë kapur në flagrancë në fshatin Çekrezë në automjetin tip Opel, brenda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qendrat e votimit të këtij fshati.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorëve të ndryshëm të këtyre qendrave të votimit.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

June 25, 2017 11:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*