Në Tomorr, aty ku mbretëron paqja dhe dashuria njerëzore

August 24, 2018 10:43

Në Tomorr, aty ku mbretëron paqja dhe dashuria njerëzore

Nga Bashkim Koçi

Është e disata herë që ngjitem në Tomorr, që ndjek e shkruaj për festën, për Ditët e Tomorrit aq të mirëpritura nga bektashinjtë, por edhe nga besimtarë të tjerë si myslimanë, ortodoks e katolikë. Në të gjithë rastet, apsolutisht në të gjithë, mali i Tomorrit  të përthith si me magji, duke të krijuar një ndjesi disi të çuditshme, disi misteike. Dhe çudia mbetet si përherë një enigmë. Një enigmë që me sa duket qëndron aty dhe është pjesë organike e Malit-Baba. Askush nuk është në gjendje të të thotë pse ky “Mal mbretëror”, siç e quan Eduard Lear mbi 155 vjet më parë, është dhe mban brënda vetes hyjni si të jetë vet një Perëndi që di të flasë vetëm shqip.

Si çdo vit peligrinët, nga 20 deri më 25 gusht, ngjiten në Tomorr, duke u bërë “banorët” më iteresant të malit, të fiksuar në kryeqendrën më me emër të besimtarëve bektashinj, siç është teqeja e dervish Iljazit në Kulmak. Këto ditë, fatmirësisht, përkojnë edhe me 95 vjetorin e ndarjes nga jeta të dervish Iljazit, por që, për hir të së vëtrtetës, Ai jeton mes zemrash dhe shpirtrash besimtarësh bektashinj, duke përciellë, si të ishte gjallë, mesazhe vëllazërimi midis njerëzve.

Pritësit, të zotët e shtëpisë, kanë mbi një muaj që përgatiten për të dalë faqebardhë me miqtë e shumtë që vijnë aty e që trokasin në atë shtëpi të Zotit për të marë bekimin e të shenjtit Tomorr, i cili ndodhet në zemrën e Dodonës pellazgjike. Zalo Qato, sekretar i Gjyshatës së Skraparit, na thotë se ndjehet ngushtë nëse nuk u plotëson mysafirëve (ai kështu i konsideron, pa përjashtim, të gjithë pelegrinët që ngjiten në Tomorr) gjithçka të domosdoshme për të kaluar çaste të gëzuara për sa ditë që qëndrojnë aty. Për ta bërë më të prekshm gjestin e mikpritjes, të shërbimit dhe të gjithçkaje tjetër që lidhet me këto ditë feste të bektashinjve, ai na sjell këtë porosi të Imam Aliut: Bëhu me njerëzit në mënyrë të atillë, që të të qajnë, kur të vdesësh, e t′i marrë malli, sa je gjallë. Unë, na thotë Zaloja, edhe pse nuk mund t’i njoh dot një për një këtë mizëri njerëzish, prap, sapo ata largohen që këtej, më mer malli për ta sepse është zemra e tyre, besimi që kanë ata tek Tomorri dhe Abas Aliu e që i bëjnë Ditët e Tomorrit kaq të bukura e mbreslënëse.

Mjedisin e teqesë së Dervish Iljazit këtë vit e ka bërë interesant edhe një foto-ekspozitë e ngritur enkas për Ditët e Tomorrit. Nuri Çuni, sekretar në Kryegjyshatë, e konsideron ekspozitën një nderim e respekt të madh të merituar për figurat e shquara të klerit bektashi që kanë qënë e vizituar vendin e shenjtë. Portretet e Dede Ahmetit, të Dede Reshat Bardhit dhe Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj u japin stedave të ekspozuara bukur në mjediset e teqesë, një shdritje të bekuar dhe disi të shënjtëruar.

Ai mjedis i pushtuar nga mijra e mijra pelegrinë në këto ditë gushti mer pamje të veçantë, nga ato që, po të filozofojmë pak si bektashinj, do të dallosh fare lehtë që aty mbretëron paqja dhe dashuria njerëzore. Ngado të hedhësh sytë në atë faqe mali, të mbuluar nga bari gushtak, të çfaqen grumbuj njerëzish, të vendosur më shpesh grupe-grupe sipas zonave nga kanë ardhur. Turma njerëzish i ngjitet malit për të vizituar mekamin e Abas Aliut, e varganë të tjerë, po me besimtarë, kthehen që andej bashkë me bekimin që kanë marë atje. Dhjetra e qindar të tjerë i shikoj tek therin kurbanë, i cili përfaqëson symbolin e sakrificës njerëzore.

Mali që mbledh dhe bekon të gjithë shqiptarët

“Qëndra” e malit të Tomorrit, ajo që këto ditë është zbukuruar si për festë, është teqeja e famëshme, e cila, si askush qëndër tjetër peligrinazhi, në këto ditë të grumbullimit tarditcional, pret e përciell jo më pak se 500 mijë pelegrinë. Nga një soditje të çastit vërej se besimtarët lëvizin të çkujdesur, por jo më pak të vemendshëm për të soditur që nga aty mekamin e Abas Aliut, i cili qëndron në majë të “Olimpit”, atje në Çukë. Peisazhi tjetër pastaj, ai që të jep si në pëllëmbë të dorës një pjesë të Tomorricës, të maleve prapa të cilëve fshihen krahinat e Korçës, Gramshit dhe në jug, ato të Përmetit e Beratit, është vërtet mahnitës, mud t’i shikosh e shijosh vetëm nga mali i Tomorrit.

Pelegrinët, kur ndjek paksa “vjedhurazi” veprimet e tyre, bisedat që bëjnë me njëri-tjetrin, dialektet që dallohen lehtaz nga mënyra e të folurit, kupton se aty tek teqeja e Kulmakut paskan ardhur pelerinë nga e gjithë Shqipëria. Dhe nuk janë të gjithë bektashinj. Sigurisht, këta të fundit janë në shmicë, por kur dëgjova emrin Luigj, i cili paskësh ardhur deri në Tomorr nga Lezha; kur aty tek burimi me uje të ftohtë brisk, tre-katër persona të moshave të ndryshme flisnin dhe dalloheshin lehtë nga dialekti shumë i bukur shkodran; që më tej një besimtar nga Tepelena, Medin Çaushi, nip i patriotit Baba Medin Gllava, kish zënë miq dy pëligrinë të ardhur nga Vlora, të cilëve u tregonte se e gjithë ajo sipërfaqe që është ndërtuar teqeja, është tokë e falur nga Shefit bej Kapinova (Salillari) etj., nuk ka pse të mos pranosh e të pohosh me zë të lartë që Tomorri është ndoshta i vetmi mal që mbledh dhe bekon të gjithë shqiptarët.

Natyra liberale e bektashizmit, larg dogmave e zakoneve që krijojnë ndasi midis njerëzve, ka bërë që ky sekt të jetë i pranueshëm, madje edhe tërheqës për besimtarët të të gjitha feve në përgjithësi. Me këtë fakt përballesh edhe këto ditë gushti në teqenë e Kulmakut. Diku në faqe të pllajës, diku nën hijen e një ahu, shikoj njerëz që hanë, pijnë e këndojnë në qejfin e tyre. Kryesisht pinin birrë e raki, ftohur në burimin aty pranë, tek i cili mezi gjen radhë për shkak të njerëzve të shumtë.

-Raki?-pyes një mesoburrë, i cili nuk nguroi të më afronte një gotë nga ato “për raki” për ta uruar, për t’i thënë “gëzuar” sepse, sipas tij, “këtë të flamosur tarikati ynë, bektashizmi, e lejon”.

-Ju ini si ne, si të krishterët. Ju ndizni qirinj këtu në teqe, ashtu si edhe ne në kishë. Bektashinjtë janë shumë afër besimit tone, dëgjojmë të na thotë një grua e thyer në moshë e cila, sipas meje, për vitet që mbante mbi supe, kishte guxuar të ngjitej deri në Tomorr.

Dëgjoja këto biseda nga njerëz të thjeshtë, nga besimtarë kaq tolerantë për pikpamjet e fesë dhe të besimit në përgjithësi, dhe aty për aty më erdhën ndërmend fjalët e rilindasit të madh, Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ja, këta besimtarë , të bëjnë të ndjehesh mirë, të bëjnë dhe të detyrojnë t’i respektosh deri në fund për atë çka kanë ardhur deri këtu në malin e Tomorrit nga i cili presin bekimin e tij.

Edhe Skënderbeu na paska qenë bektashi?

Në teqenë e Kilmakut, në këto ditë të shënuara për bektashinjtë, pashë të kishin ardhur për të festuar edhe njerëz të letrave, nga ata që i dinë mirë kontributet e klerit bektashi në përpjekjet për pavarsi e përparim kombëtar. Aty, në një bisedë të kësaj natyre, e që i shkon për bukuri thënia “sipas vendit edhe kuvendi”, doli emëri i baba Ali Tomorrrit, i cili për një periudhë të gjatë ka shërbyer këtu në teqenë e Kulmakut. Ai është mbajtur e do të mbahet mend gjatë jo vetëm si klerik i lartë i bektashinjve, por edhe si njeri i ditur, nga më të diturit e bektashinjve në të gjithë Shqipërisë.

Në atë “kuvend sipas vendit” biseda ishte ndezur rreth një fakti që kish sjellë njëri nga bashkëbiseduesit se Skënderbeu dikur qënka konvertuar në bektashi. Kisha dëgjuar të flitej se Heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu, kur ishte pjesë e korpusit të jeniçerëve në pallatin mbretëror të sulltanit, është konvertuar në bektashi, bashkë me nipine tij Hamzanë, por u ndjeva shumë mirë që këtë të vërtetë interesante, gaiti-gati të pabesueshme, sillej aty në Ditët e Tomorrit dhe, më e rëndësishmja, atë na e paska nxjerrë në dritë baba Ali Turabiu (emëri i baba Ali Tomorrit si krijues letrar).

Meqë jemi në “Vitin e Skënderbeut” e pashë të udhës për ta çuar edhe më tej kontributin e baba Ali Tomorrit, të klerikut bektashi, i cili ka drejtuar teqenë e Kulmakut e që ajo sot ka mbledhur mijëra e mijëra pelegrinë, besimtarë të të gjitha feve nga i gjithë vendi. Dhe biseda rrodhi natyrshëm për të ardhur tek kjo e dhënë historike, me vlerë të jashtëzakonshme për bektashinjtë, por që natyrshëm vjen nga njerëz të lexuar deri këtu, në festën e Ditëve të Tomorrit. Baba Ali Tomorri ka sjellë këtë të vërtetë: Në shekullin XV udhërrëfenjës, apo baba shpirtëror bektashian i korpusit të jeniçerëve ka qenë “një njeri fort i squet me emër Ali Al Ula, i mbiquajtur Baba. Ai na paskësh bërë Myhyb (ithtar) edhe princërit shqiptarë Skënderbeun dhe nipin e tij Hamza Kastriotin”. Mbas rebelizmit që bëri Skënderbeu në vitin 1443 sulltani, Murati II, duke ditur sekretet e bektashinjve, e urdhëroi udhërrëfyesin Ali Al Ula, që ta urdhëronte myhybin, Skënderbeun, që të hiqte dorë nga rebelizmi kundër Perandorisë dhe të kthehej në Andrianopojë. Por, Ali Al Ula, I cili kishte pushtet të madh në këtë korpus të jeniçerëve, nuk pranoi ta bënte këtë akt dhe për këtë arsye, sipas autorit Baba Ali Tomorri, ai u ekzekutua, iu pre koka nga sulltani.

E konsideroj veten me fat që diçka të padëgjuar më parë e mësoj këtu në teqenë e Kulmakut, aty ku Baba Ali Tomorri piu ujin e burimeve të Ujanikut, duke hedhur në letër ca të shkruara të cilat, për nga rëndësia historike, mbeten të xhevahirta.

Kujtesë për dervish Meleqin e Novajt

Në teqenë e Kulmakut sherbeu edhe një klerik bektashi i devotshëm, një besimtar që la gjumë të pashlyera për më shumë se 30 vjet, deri në vitin 1967 kur u mbyll dera e teqesë. Ai ishte nga Novaj, fshat nën Tomorr dhe shumë afër teqësë së Kulmakut. Nga Novaj ka partur bektashinj me emër, besnikë dhe me kontribute të veçanta, siç ka qënë, fjala vjen, idhtari Yzeyr Qato. Por ai që shërbeu gjatë në teqenë e Kulmakut ishte dervish Meleqi. Ata që e kanë njohur dervish Meleqin tregojnë se ai kishte një botë të pasur shpirtërore, se ishte i drejtë e i dashur dhe shumë i përkushtuar në punën e tij për të mbajtur lart emërin e teqesë së famëshme të dervish Iljazit. Deri në fund, pra deri kur teqeja mbylli dyert, dervish Meleqi i kryete shërbimet i vetëm edhe pse në teqe hynin e dilnin me dhjetra besimtarë, udhëtarë të rastit apo blegtorët që vinin në Tomorr për të veruar bagëtitë. Një ushtarak, Dajlan Omeri, i cili ka shërbyer në ata vite në Pikën e Tomorrit si ndërlidhës, thotë fjalët nga më lavdërueset për të mirin dervish Meleq. Ai u kishte shëbyer ushtarakëve si t’i kishte bijtë e tij, ditën dhe natën, sa herë që i zinte rruga kur shkonin me shërbim në Pikën e Tomorrit. Dervish Meleqi, sipas Dajlan Omerit, jo vetëm që i strehonte, u jepte ushqim, por edhe u jepte këshilla të domosdoshme për të përballuar jetën në kushtet e një dimëri të gjatë e të ftohtë.

Por, meqë në teqe hynin e dilnin përditë mysafirë, dervishi ishte bërë një mjeshtër i vërtetë për gatimin e gjellëve dhe pjekjen e bukës. Në këto ditë të shenjta të Tomorrit pyeta besimtarë bektashinj për ndonjë opinon rreth jetës dhe shërbesës që bënte dervish Meleqi dhe më thanë se ai ishte “njeri i perëndisë”.

Çastet më të vështira ky besimtar bektashi i kishte kalur kur u prish mekami i Abaz Aliut në Çukën e Tomorrit dhe në atë vend, fiks aty, u ngit Pika e Transmetimit Ushtarak. Dervish Meleqi e kish nuhatur nga ushtarakët, të cilët hynin e dilnin në teqe si në shtëpinë e tyre, se atje në Majë, aty tek Mekami i Abaz Aliut, diçka ndërtohej.

-E prishët zoti toger?-kish pyetur dervishi ushtarakun.

-Po, e prishëm, ishte përgjigjr togeri.

-E prishët me urdhën nga lart apo urdhërove ti?- kishte pyetur dervishi.

-Me udhër nga lart dhe për interesa shumë të rëndësishme shtetrore,- kish sqaryar ushtaraku.        -Po të jetë për këtë, Zoti është me të drejtën dhe me nevojat e vatanit, atëherë ty dhe ushtarëve që jetoni dhe punoni për herë të parë në historinë e këtij vendi, nuk do t’u gjejë gjë. I madhi Zot dhe i shënjti Abas Ali, do të jetë tërë kohën me ju.

-Ashtu qoftë, kish vijuar bisedën oficeri, se e mira dhe e drejta dhe mund të zhyten, por kurrë nuk mbyten.

Dervishi kishte qeshur nën buzë dhe kishte thënë: Ruajuni nga të liqtë dhe të pabesët, se jezitër ka akoma. Kjo teqe është e bekuar nga ai që e ka ndërtuar dhe ka sjellë e do të sjellë vetëm mbarësi për të gjithë njerëzit.

Vëllazëri e sinqertë, dashuri për Zotin

Në teqenë e Kulmakut, për të nderuar dhe respektuar peligrinët, kanë ardhur edhe autoritete të vendit. Ndër ta është Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili, si çdo vit, përshëndet besimtarët, jep dhe merr nga ata çaste gëzimi që rrallëherë përjetohen në jetë. Ai malin e Tomorrit e bën të jetë po kaq i shenjtë sa Abaz Aliu, i cili qëndron duke pritur e përciellë besimtarë atje lart, në Çukë.

Kleriku i lartë bektashi tha se emri dhe vepra e Abaz Aliut, i kanë falur këtij Kryemali të shqiptrëve, jo vetëm shënjtërinë e historisë, por edhe vlera të jetës që kemi jetuar e jetojmë. Ato, tha Kryegjyshi Botëror, kanë qenë dhe do të mbetën burime të kristalta të mendimeve dhe qëndrimeve tona, përballë realiteteve aq problematikë dhe të mbushur me indiferenca të frikëshme. Ai e cilsoi si një rast fatlum që Ditët e këtij peligrinazhi tradicional, këtë vit kanë mes tyre dhe Ditën e Kurban Bajramit. Kemi vendosur, tha Kleriku i lartë Bektashi, që këto dy ngjarje të shënura t’i përkujtojmë me madhështinë ëqë u takon, këtu në këtë vend të shenjtë në lartësinëe malit të Tomorrit. Këto dy evenimente, sipas tij, do e bëjnë më të dlirë e më të paqtë shpirtin tonë, do të rrisin më tej dashurinë vëllazërore mes nesh, frymën e mirësisë e ndimës për vëllain që kemi në krah, pavarsisht besimit, ngjyrës apo etnitetit që i përket.

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj i konsideroi sfida ato çka konstatohet sot në Botë e që lidhen me botkuptimet dhe problemet sociale si lakmia e smira. Shpesh aktet e dhunëshme, tha ai, konfliktet e përgjakura në botë, disa tendenca nga grupime apo qarqe të caktuara për mesazhe lufte e konfliktesh, duke i veshur ato padrejtësisht me rregullat e besimeve fetare. Për predikimin i harmonisë njerëzore, të vëllazërisë së sinqertë e dashurisë për Zotin, Kryegjyshi Botëror, kërkoi mbështetjen sa më massive të klerikëve, besimtarëve e politikanëve. Vetëm kështu spektri i harmonisë njerëzore në këtë botë mbi tokë, do të ketë shtrirje të gjërë shpirtërore, mbylli përshëndetjen Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Mali i Tomorrit përjeton ditë të ngarkuara me paqe dhe dashuri njerëzore. Le t’i mbyll këto radhë me katër vargje nga “Lulet e Verës” të poetit bektashi, Naim Frashërit, të cilët i kish kthyer në këngë dhe u interpretuan shumë bukur nga këngëtari i këngës popullore Shkëlqim Beshiri:                      

Abas Aliu zu’ Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipërija s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh.

Tomorr, Kulmak, 22 Gusht 2018

 

August 24, 2018 10:43
Komento

7 Komente

  1. Ilir Alilaj August 24, 13:23

    Festë pagane nuk ka asnje lidhje me besimin e vertete Islam asnjehere me te vertete nuk mund te barazohet krijuesi me ate qe ai ka krijuar!

    Reply to this comment
  2. Nunuja nga Cepani August 24, 15:30

    Si zakonisht shkrimet tuaja ,i nderuari Bashkim,i lexoj me kenaqsi. Edhe kete shkrim e lexova. Pas leximit u kenaqa kur mesova se Skenderbeu Yne i madh ,na qenkerka kthyer nga katolik,sipas origjines,ne bktashi. Ka mundesi qe po te studiohet mire edhe At Gjergj Fishta,apo edhe Marin Barleti do jene betakshi. Po kjo e vertet qendron edhe per faktin se, kur ish – Sekretari i Byrose se Partise se Punes ne Malind, Nuri Cuni ,i cili nuk linte gure e kusur pa “luftuar” fene, edhe kur ndonje fshatar therte pulen diten e Nevruzit” ai e therriste dhe e demaskonte se e ke therur per Novrus, qenkerka sekretari keyegjyshates ,pa tjeter feja ,sekti bektashi, do te eci perpara. Mjere une ke paskampatur drejtues te partise ….Po nejse se nuk eshte ky i vetmi. Per ate Qaton ,sekretarin e teqese-thon ,o bashkim se i ka bere disa vila aty ne Bogove,sigurisht me ndihmen e teqese…. Po ty te lumshin duarte e mendja qe shkruan , sepse edhe budallenjte duhen en kete jete… Per Ju respekte te vecanta. Vetem nuk ke shkruar per ate koncerin e dhene direkt nga festa… Te vije ne dukje ate nivelin e larte aristik te kengeve ….

    Reply to this comment
  3. Nunuja nga Cepani August 24, 15:34

    Si zakonisht shkrimet tuaja ,i nderuari Bashkim,i lexoj me kenaqsi. Edhe kete shkrim e lexova. Pas leximit u kenaqa kur mesova se Skenderbeu Yne i madh ,na qenkerka kthyer nga katolik,sipas origjines,ne bektashi. Ka mundesi qe po te studiohet mire edhe At Gjergj Fishta,apo edhe Marin Barleti do jene betakshi. Po kjo e vertet qendron edhe per faktin se, kur ish – Sekretari i Byrose se Partise se Punes ne Malind, Nuri Cuni ,i cili nuk linte gure e kusur pa “luftuar” fene, edhe kur ndonje fshatar therte pulen diten e Nevruzit” ai e therriste dhe e demaskonte se e ke therur per Novrus, qenkerka sekretari keyegjyshates ,pa tjeter feja ,sekti bektashi, do te eci perpara. Mjere une ke paskampatur drejtues te partise ….Po nejse se nuk eshte ky i vetmi. Per ate Qaton ,sekretarin e teqese-thon ,o bashkim se i ka bere disa vila aty ne Bogove,sigurisht me ndihmen e teqese…. Po ty te lumshin duarte e mendja qe shkruan , sepse edhe budallenjte duhen en kete jete… Per Ju respekte te vecanta. Vetem nuk ke shkruar per ate koncerin e dhene direkt nga festa… Te vije ne dukje ate nivelin e larte aristik te kengeve ….

    Reply to this comment
  4. Nunuja nga Cepani August 24, 15:43

    Si zakonisht shkrimet tuaja ,i nderuari Bashkim,i lexoj me kenaqsi. Edhe kete shkrim e lexova. Pas leximit u kenaqa kur mesova se Skenderbeu Yne i madh ,na qenkerka kthyer nga katolik,sipas origjines,ne bektashi. Ka mundesi qe po te studiohet mire edhe At Gjergj Fishta,apo edhe Marin Barleti do jene bektakshi. Po kjo e vertet qendron edhe per faktin se, kur ish – Sekretari i Byrose se Partise se Punes ne Malind, Nuri Cuni ,i cili nuk linte gure e kusur pa “luftuar” fene, edhe kur ndonje fshatar therte pulen diten e Nevruzit” ai e therriste dhe e demaskonte se e ke therur per Novrus, qenkerka sekretari keyegjyshates ,pa tjeter feja ,sekti bektashi, do te eci perpara. Mjere une ke paskampatur drejtues te partise ….Po nejse se nuk eshte ky i vetmi. Per ate Qaton ,sekretarin e teqese-thon ,o Bashkim se i ka bere disa vila aty ne Bogove,sigurisht me ndihmen e teqese…. Po ty te lumshin duarte e mendja qe shkruan , sepse edhe budallenjte duhen en kete jete… Per Ju respekte te vecanta. Vetem nuk ke shkruar per ate koncerin e dhene direkt nga festa… Te vije ne dukje ate nivelin e larte aristik te kengeve ….

    Reply to this comment
  5. Babale August 24, 21:07

    I vetemeruari “Baba i teqes se Kulmakut” eshte nje bandit injorant, qe nuk di gje tjeter vec’se te rrembej gjithe donacionet e ketyre besimtareve, qe per mua jane injorante, te cilet ja blatojne ato shenjtit te tyre! Te mos harrojme qe behet fjale per shuma te konsiderushme dhe qe te gjitha keto shkojne ne xhepin e ketij kodosh “baba”!

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D(Dh.Xh.) August 25, 03:28

    Pershendetie; Bektashianeve;
    – njerez te UNITETIT shqiptar!
    Nuk ka asnje dyshim se kjo eshte nje feste pagane e trasformuar si dhe fete e tjera,tashme te njohura… S’ka asgje te keqe ketu. E vecanta do te thoja une e ketij riti fetar,eshte ajo,me regullat e saj,”skalitur”nga “BABA Aliu”e ben kete feste, te te gjithe njerezve dashamires,si e nenvizoi ne fjalen e tij pershendetese Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj,.qe perkon me ate thenien “feja e shqiptarve eshte shqiptaria”pra gjitheperfshirese..
    Urime dhe keshtu:
    UNITET KOMBETAR te manifestojme.
    Pershendetie gjithe pjesmarresve dhe Nuri Cuni mos te preket sa flet,ca i nxituar,kom.. NUNUJA nga Cepani.
    Gezuar te vecante ju dergoj “Begtashijve”te frasherit me ata punonjes te asaj qendre me emer te Bagtashizmit shqiptar per sa bejne me “Vellezerit Frasheri”,kreatyra te -Shqiparizmes..
    Faleminderit sa na percillni,mjaft te reja ineresante, per kete histori te Begtarizmit,me pene tuaj,i miri goje arte; -Bashkim Koci.
    Pasuesi veteran;DANGELLIOTI;
    Toronto 24-08-2018 Guri Naimit D.(Dh Xhoga)

    Reply to this comment
  7. Rungajasi August 25, 23:16

    Ky Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj,mbaka dhe nje titull me shume se Dede-jt e tjere.Ky qenka dhe Baba dhe Dede…
    Domethene per te mund te shkruash:
    Qytetar Antar Kandidat i filan partije…
    Po mire qe Dede-j nuk e Ditka se pa ndjekur shkallet,pa u bere Baba nuk behesh Dede?Ne se u bere Dede perse te duhet Baba-lleku…Iku kjo tjetra:
    Shenjti Abas Ali.Kane shenjte Bektashinjte?Nuk kam degjuar ndonjehere..Akoma tjetra:Skenderbeu na qenka bere Bektashi,bashke me te dhe Hamzaj.Na e thote kete Baba Ail Tomori.I paska bere myhyb Ali Al Ula.Nuk na thote se ne cilen Teqe jane bere te tille qe ta gjejne historianet kete fakt?Te gjithe jeniceret ishin bektashinj,por jo te gjithe ishin myhybe.Kete dhe zoti Bashkim Koci,si bektashi qe eshte,si gjithe Skrapari,duhet ta dije se myhybe jane vetem dis shume pak para numurit te bektashinjve.Po nejse,perrallat ne dite feste haen me lehte…
    Se fundi,qenka shenjteria e Abas Aliut qe i paska falur ketij Mali,Tomorit,shenjterine e tij.Kulmi!!!
    Mali i Tomorit shenjterine e tij,e ka qe kur lindi njerezimi,sepse ai aty ka qene miliona vjet me pare.Shenjterine e tij,e ka pervetesuar Abazi i Aliut dhe jo e kunderta,o Bashkim Koci.Me vjen keq,por qenke dendur me raki e mish te pjekur dhe nuk ke ditur ke te levdosh me pare,shkurt ja ke future dhe kot fare per shume gjera…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*