Në Torovicë, ku koha ka ngecur dhe qeverisja nuk ekziston

December 28, 2017 15:41

Në Torovicë, ku koha ka ngecur dhe qeverisja nuk ekziston

 

Dikur njerëzit silleshin me forcë për të jetuar në kampin e internimit në Torovicë, ndërsa sot të paktat familje që jetojnë ende këtu kanë ardhur nga zonat veriore me dëshirën e tyre. Shpresa për një jetë më të mirë, apo larg të ftohtit ka zënë vendin e të dënuarve politikë të kohës së komunizmit, parullat e të cilëve ndjekin ende banorët ish kampit.

Përveç sobave me dru, asgjë nuk mund të ngrohë sot familjet e strehuara në këto godina thuajse te rrënuara. Ata janë njësoj të dënuar, edhe nga dielli madje që i braktis që në mesditë.

Shumë prej familjeve jetojnë prej 20 vitesh në këto kushte, ku varfëria është ulur në sofër. Shtëpitë janë pothuajse bosh, në qiell të hapur e të pushtuara nga lagështira. Banorët shprehen se ndihen të braktisur, mes papunësisë dhe jetesës në kushte njësoj si në mesjetë.

Të ardhurit e fundit, familja Papleka, jeton prej dy vitesh në ish kampin e Torovicës. Ata thonë se ndihen të penduar që braktisën shtëpinë në Tropojë për të jetuar sot nën këto kushte brenda një dhome me dy shtretër dhe një sobë që sjell ngrohtësi për 4 familjarët.

Ndërsa më i vjetri i familjes jeton edhe sot nën kushtet e internimit. Pamundësia fizike e ka lënë nën këto kushte, ku e vetmja gjë që i mbetet të bëjë është të qëndrojë shtrirë duke pritur për ditët e fundit.

Jashtë kësaj dhome për të gjithë banorët e mbetur, çdo ditë ndjek të njëjtën rutinë, bashkë me diellin që largohet pas malit, jeta vazhdon heshtur brenda mureve të shtëpive duke ofruar këtë pamje të trishtë. Vetëm oxhakët me tym munden të tregojnë se dikush jeton ende aty.

Varfëria është një refren i përhershëm dhe asnjë qeveri nuk ka gjetur çelësin magjik të zgjidhjes së këtij problemi. Por rruga që lidh fshatin me qytetet e Lezhës dhe Shkodrës është një problem që mund të zgjidhje. Sipas tyre kjo rrugë është një çështje emergjente dhe rindërtim i saj ka qenë gjithmonë pjesë e premtimeve elektorale.

Burimi: Klan Plus

December 28, 2017 15:41
Komento

1 Koment

  1. A December 29, 11:14

    Kuptohet asnje koment. nuk i intereson asnje militanti partie ky problem, sepse qeverite e ketyre 27-te vjeteve te dy partive kryesore PD dhe PS jane bere si puna e personazhit SHVEJK, ç’me duhet se çfare bej une.
    Po analizoj situaten e rrugeve te kesaj zone nga Lezha ne Shkoder.
    Per te shkuar nga Lezha ne Shkoder ne fillim shkohej nga Lezha – Kukel – Bushat – Shkoder. Meqenese u be nje baze ajrore ushtarake me piste avionesh, keshtu u nxuarr nga perdorimi kjo rruge automobilistike.
    Per kete u ndertua rruga e dyte automobilistike Lezhe – Torovice – Bushat – Shkoder.
    Por ja u mendua nje rruge e re automobilistike me e shkurter Lezhe – Krye Bushat – Shkoder.
    Tani mirembahet vetem rruga e trete, e re. Kurse dy te parat jane lene ne meshiren e fatit sikur nuk ka fshatra dhe banore keto zona.
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe kur behet nje rruge e re, rruget e tjera qe dergonin ne te njejtin destinacion lihen ne meshire te fatit dhe nuk mirembahen.
    Sepse qeverite e ketyre 27-te viteve duan te shpenzojne sa me pak ne mirembajtjen e rrugeve, ne nje kohe qe kemi takse qarkullimi dhe takse rruge per çdo liter karburant. Pra, kemi vjedhje te hapura nga politikanet dhe qeveritaret mafioz ne fondet e shtetit dhe te taksave dhe tarifave mbi shoqerine civile. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*