“Në Vatikan bëhen orgji me djem adoleshentë, kam provat”

Redaksia Online June 13, 2013 12:16

“Në Vatikan bëhen orgji me djem adoleshentë, kam provat”

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano”  ka publikuar sot një artikull në të cilin hidhen akuza që nëse vërtetohen, mund të përbëjnë jo pak problem për Vatikanin. Gazeta i referohet blogerit Francesco Zanardi, aktivist i rrjetit “Abuzimi”, i cili thotë se “në Vatikan janë bërë orgji me të mitur”. Burimi i lajmit thuhet se është një menaxher, i cili pretendon se ka video dhe fotografi në lidhje me atë çka deklaron, citon sot faqja www.liveworld.it.

Rrjeti “Abuzimi” është një lëvizje që  lufton me forcë kundër ngacmimeve seksuale të kryera nga njerëzit e kishës. Në gazetë publikohen bisedat e regjistruara mes  blogerit  Zanardi dhe menaxherit të një kompanie ndërkombëtare, që sipas tij ka akses në sistemin informatik të Vatikanit.

Ai thotë se ka asistuar personalisht në videotakime me drita të kuqe, disa prej të cilave janë bërë në Selinë e Shenjtë. Si provë e asaj që ai ngul këmbë se ka ndodhur, menaxheri thotë se ka celularin e tij, i cili lokalizon praninë e tij në Vatikan në orët e darkës.

“Gjatë këtyre viteve, për arsye pune kam pasur mundësinë të kem akses në ambientet e brendshme të Vatikanit dhe të kompjuterat personalë të priftërinjve”, thotë menaxheri anonim.

Personi në fjalë thotë se ka edhe numrat e personave, të cilët sipas tij janë përdorur për të organizuar takimet seksuale të njerëzve të kishës me djem adoleshentë.

Ai nuk ia ka treguar fotot apo videot e pretenduara as aktivistit Zanardi dhe as gazetarëve, por thotë se një kopje të tyre i ka depozituar pranë një noteri.

Çështja është tepër delikate dhe vërtetësia e pretendimeve të menaxherit anonim mbetet për t’u verifikuar.

 

Redaksia Online June 13, 2013 12:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*