Në vend të pasagjerëve thasë me drogë, pranga 28-vjeçarit, në kërkim i vëllai

August 16, 2017 10:24

Në vend të pasagjerëve thasë me drogë, pranga 28-vjeçarit, në kërkim i vëllai

 

Një sasi prej 46.5 kg marijuanë është sekuestruar në qytetin e Krujës, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Operacion antidrogë i koduar “Cudhi” u ndërmor më 15 gusht 2017.

I arrestuar është Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë ndërsa në kërkim është vëllai i identifikuar me inicialet P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

“Në vendin e quajtur” Kroji i Madh”, fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.5 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini” informon policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim  parashikuar në nenin 283/ 2  të Kodit Penal.

August 16, 2017 10:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*