Ne shkatërruesit e së shkuarës, turizmi dhe një vazo Mao-Mehmet

January 11, 2019 19:41

Ne shkatërruesit e së shkuarës, turizmi dhe një vazo Mao-Mehmet

Nga Auron Tare*

Dikur ne qytetin Antik te Finiqit gjate germimeve ne teatrin e qytetit, ekipi arkeologjik italian zbuloi edhe nje piedestal (vendi i nje statuje madheshtore),  ku dukej qarte se dikur ne antikitet dikush kishte fshire me dalte emrat e gdhendur në të. Per kete arsye fale ‘zellit” te dores se panjohur ne antikitet arkeologet italiane dhe shqiptare nuk kane mundur ende te zbulojne se cili perandor romak qendronte ne hyrjen e Teatrit madhedhtor te Finiqit (te cilin shumë shqiptarë as e dine ku bie).

Nje zbulim i tille mund t’i jepte nje dimension tjeter historisë së Finiqit ne periudhen romake si dhe te hidhte drite mbi patronazhin perandorak te ketij qyteti madheshtor i cili vetem Akropolin e ka disa here me te madh se Athina e lavdishme.

M’u kujtua kjo histori kur para disa ditesh postova fotot e nje vazo porcelani kineze, ku dukeshin qarte Mao Ce Duni lideri legjendar kinez duke i shtrenguar doren Mehmet Shehut kryeministrit shqiptar. Kjo vazo e ruajtur ne Londer ne nje koleksion privat me shume mundesi ka dale nga Shqiperia duke zhdukur nje here e pergjithmone nje objekt kulturor mjaft te rralle, i cili hedh drite per nje periudhe historike shume te rendesishme dhe interesante te Shqiperise, periudha shqiptaro-kineze.

Teksa kisha botuar kete shenim disa miq më shkruan se ne fakt ruajtja e ketyre objekteve komuniste nuk kishte pike rendesie per historine dhe trashegimine tone kombetare. Kendveshtrimi i tyre (dhe jo vetem i tyre)  me beri të shkruaj keto rradhe në DITA per te treguar se sa e ceket dhe e demshme eshte kjo menyre e te shikuarit te trashegimise kulturore kombetare.

Eshte fakt se ne 100 vjeçarin e kaluar Shqiperia me doren e shqiptareve ka shkaterruar me shume objekte te trashegimise kulturore se sa te gjithe pushtuesit qe kane luftuar ketyre aneve. Mjafton të shohim numrin e madh te kishave te zhdukura apo te shkaterruara me eksploziv, zhdukjen e lagjeve me arkitekture otomane si pazari i Tiranes, shtepi te panumerta  te vjetra apo vila aristokratike te viteve ’30 qe me shpejtesi po behen pallate. Te mos flasim pastaj per qytete antike si Saranda apo ato historike si Kruja, ku tre rrethimet e otomaneve nuk ben aq dem sa kemi bërë vetë ne shqiptaret keto 30 vjetet e fundit. Apo Durresi dikur kryeqendra e Ballkanit dhe fillimi i Via Egnatia, nje prej 10 rrugeve antike me te rendesishme te njerëzimit.

Me një egersi te dukshme ndaj trashegimise kulturore i kemi rrafshuar apo prishur  keto monumente qe vinin nga thellesia e historisë në emer te dickaje me te re  nje bote te re arkitekture e te tjera teori te cilat ende vazhdojne ta varferojne kete vend si nga numri i moumenteve te  trashegimise, si nga mundesia e madhe qe kjo trashegimi jep per nje shans ekonomik te lidhur ngushte me turizmin.

Çdo periudhe historike ka historine e vet te mire apo te keqe, e cila duhet ruajtur me fanatizem per brezat qe vine per te kuptuar se çfare ndodhi apo cili ishte ndikimi i kesaj periudhe ne koshiencen, kulturen artin dhe trashegimine e shoqerise se asaj kohe.  Fundi i fundit  nga pikepamja historike keto periudha interesante e bejne nje vend atraktiv  dhe magjepsës.

Teksa shkruaja keto rradhe nje telefonate e nje fotografi amerikan i cili ka ardhur per te kapur objekte te trashegimise komuniste ne Shqiperi me beri te shtoj edhe nje argument tjeter. Pasi i kisha shpjeguar me detaje se si mund te vizitonte kampin e famshem te Spaçit me telefonoi per te më kerkuar edhe nje here ndihme per te gjetur rrugen. Ndihmesi i tij shqiptar nje djalosh 28 vjecar qe foli me mua ne telefon  as nuk e kishte degjuar ndonje here se ku binte dhe çfare kishte qene Spaçi.  Ishte e pa imagjinueshme biseda me kete djale te edukuar i cili nuk kishte degjuar fare per nje kampet me te egra te nje periudhe 45 vjecare te historisë sone.

Kjo bisede eshte ilustrimi me i mire se si brenda nje brezi memoria kolektive e periudhes komuniste po zhduket duke bere me siguri qe pas disa breza te ardhshem, shqiptaret do t’i drejtohen arkivave te huaja per te lexuar apo zbuluar se çfare ka qene komunizmi ne Shqiperi.  (siç po bejme ne të sotmit me të kaluarën tonë)

Kjo sepse me perbuzje, indeferentizen apo moskokëçarje i zhdukem te gjitha shenjet dalluese te nje periudhe 45-vjecare. Bunkeret jane prishur per hekur, nendetëset jane shitur per skrap, anijet jane zhdukur, uzinat jane zhveshur, kampet e internimeve jane rrafshuar etj etj me rradhe. Njesoj si brezat para nesh që me nje egersi te madhe prishën arkitekturen otomane (me teori absurde)  e cila reflektonte nje periudhe 500 vjecare ne keto ane apo si te tjere qe prishen ne pergjithesi te gjitha kishat katolike duke demtuar rende trashegimine arkitekturore shekullore te katolicizmit shqiptar apo si tani qe firmat e rrugeve  apo bashkiake injorante prishen gjurmet e fundit te Via Egnatias rruges 3 mije vjecare qe kishte egzistuar deri me sot.

Imagjinoni se çfare mrekullie do te ishte Shqiperia turistike nëse te gjitha keto monumente do te ishin sot ne kembe, kur Porta e Arte nga ku kishin kaluar me qindra Perandore  dhe  Apostujt e Shenjte do te ishte ende ne kembe ne Durres dhe jo poshte pallateve  ku Pazari ottoman ne Tirane do te ishte ne kembe, ku Krujes nuk do t’i digjeshin malet per cimento apo kalaja t’i rrethohej nga dyqanet e betonit, sikur Saranda ta kishte ende ne kembe kalane romane me 24 kulla, sikur Finiqi te ishte i vizitueshem, sikur urat otomane te ishin plot hijeshi mbi lumenjte e paster dhe pa plehra plastike, sikur rreshtat e bunkereve te ishin ende te dukshme per te treguar paranonjen komuniste, sikur Spaçi te ishte nje muze i vizitueshem me nje salle plot deshmi te te mbijetuarve ende gjalle, sikur nëndetset te ishin pjese e nje muzeumi te krenarise detare shqiptare por edhe te periudhes sovjetike etj etj. Imagjinoni se çfare vlerash te shtuara jo vetem kulturore por edhe ekonomike do te kishte ky vend.

U zgjata pak per te treguar se edhe kjo vazo porcelani qe ruhet me shume kujdes ne Londer ku shihet Mao Ce Duni  lideri shpirteror i nje ekonomie si Kina e sotme duke u perqafuar me kryeministrin e nje vendi te padukshem ne harte por qe per nje periudhe te caktuar historike ishte aleati me i madh i gjigandit kinez, eshte pjese e nje trashegimie te rendesishme.  Per rendesine qe ka, ajo duhej të ishte pjese e nje  muzeu shqiptar ndoshta edhe nje muze specific per trashegimine e kesaj periudhe. Edhe nëse dikujt nuk i intereson njohja dhe ruajtja e kesaj trashegimie mjafton te kuptoje potencialin e madh turistik qe historia shqiptaro-kineze  ka nëse dikush me te vertete do ta merrte seriozisht turizmin shqiptar.

Botuar në DITA

Siper: Unitet, miqesi, paqe.
Ne mes: Me rastin e Festes Kombetare te Kines ne vitin 1967, kryetari Mao dhe kryetari i delagacionit shqiptar, bashkeluftetari i ngushte i popullit kinez, shoku Mehmet Shehu ne tribunen e sheshit Tian An Men.
Poshte: Dhurate nga MPJ Kineze
Prodhuar nga fabrika e porcelanit ne provincen Jiangxi, 1969

January 11, 2019 19:41
Komento

7 Komente

  1. Lili January 11, 20:40

    Ashtu jeni edukuar, me cdo gje rafsh, qe te nderohen Njeshat e ri…
    Edukata fillon kur nuk do adhurojme Njeshat.

    Reply to this comment
  2. Vladimir January 11, 20:58

    Faleminderit Auron!

    Reply to this comment
  3. besa v. January 11, 21:10

    aman or ti, akoma me ate pazarin e vjeter te Tiranes..
    Nje pazar mesjetar aziatik ne qender te kryeqytetit europian ?? Po pse ore kandahar eshte Tirana?
    E cfare ishte ne fakt Pazari i vjeter? Kalldrem e tezga….
    Po pak pazare te vjeter kishte e ka akoma Shqiperia?
    PO mire prisheni prape sheshin Skenderbej e ribeni pazaribn e vjeter me halldupa qe ulen ne toke e shesin qypa e lesh…
    ikni or snober mos na mallengjeni deri ne kete pike. Pazari vjeter , thote, sikur te ish amfiteatri Butrintit..

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr January 12, 15:09

    Po ato zbulimet e tua nenujore me ate anijen Amerikane a jane prekur,qyshse jane zbuluar ? apo edhe ato i kane marre ata qe shoqerove ti dhe u tregove rrugen?!

    Reply to this comment
  5. Futja kot January 12, 20:41

    Foli edhe ky qe nuk ka lene gje pa vjedhur??? Apo meqe nuk e ka vjedhur ky, tani eshte problem???

    Nje maskara me shume, je edhe ti Tare …

    Kjo per faktin e vetem qe nega Butrinti jane zhdukur shume relike te cmuara, per te cilat ti je plotesisht ne dijeni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*