Në vitet ’50, “Perëndesha e bukurisë” e regjistruar në pllaka gramafoni

August 26, 2018 17:45

Në vitet ’50, “Perëndesha e bukurisë” e regjistruar në pllaka gramafoni

Kori “Lira” dhe këngët qytetare korçare vazhdojnë të mbeten një thesar kulturor për identitetin e qytetit të Korçës.

Koleksionisti Niko Kotherja tregon për Top Channel se një nga këngët më të njohura të grupit “Lira”, “Perëndesha e bukurisë” është regjistruar në vitet 50 në pllaka gramafoni.

“Regjistrimi që me 12 zërat themelues të këtij kori është bërë rreth viteve 50-60, dëshmon emancipimin e kohës”, shprehet Niko Kotherja, edhe studiues historie.

“Perëndeshë e bukurisë” është një këngë himn, e cila ka nisur të këndohet prej mëse një shekulli dhe vazhdon të dëgjohet dhe interpretohet edhe sot.

s.a/dita

August 26, 2018 17:45
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) August 28, 18:45

    Faleminderit sa.dita percjelle pos te tjerave, kete foto me Gramafonin e atyre viteve. Kujtoj vitete para te Clirimit te vendit nga pushtuesit e huaj,te paren dhurate derguar vellai nga Partizan kuader ndertimin ne rindertimin e vendit,me 1947 na degon nje gamafon te tille e, ajo e paharruara pllake me kenget e Tefta Tashkos, i degjonim mes Zavalanit te “Dangellise Naimjane” ne vogellushet e pare te shkolles hapur sa cliruar vendi.Te pa harruar mesuesit tone te pare:Lukan L Xhoga, Muharrem Skenderi e Reshat shehu deri me te jemen pas nje gjirokstrite sa trime dhe me kulture NENE Hanko. I perjetshem kujtimi tyre.Faleminderit koleksionistit Niko Kotheria.Tej oqeanit ndiejme dy here kenaqesi.Me emocione te nje 83 vjecari ju shkruaj keto mbresa.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*