Negociatat, Basha: Disa vende të BE, skeptike për Shqipërinë

April 17, 2018 21:39

Negociatat, Basha: Disa vende të BE, skeptike për Shqipërinë

Lulzim Basha përshëndeti rekomandimin për hapjen e negociatave, por këmbëngul se disa vende kryesore të BE-së janë skeptike. Mes tyre ai rendit Gjermaninë.

“Disa nga vendet kryesore europiane janë skeptikë për Shqipërinë dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë”, shkruan kreu i PD në rrjetet sociale.

Basha thotë se loboi tek të djathtët në Bundestag për hapjen e negociatave.

“Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme. Pata takime të veçanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker”, vijon ai.

Në fund, Basha thotë se shpreson që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor.

“Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Holanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së”, mbyllet reagimi i Bashës në Facebook.

Këshilli i Europës do të mblidhet më 28-29 qershor.

o.j/dita

April 17, 2018 21:39
Komento

3 Komente

  1. Petriti April 17, 23:53

    Shum te falna neres zotrise sate se te ka takue me heq keq per ket popull, nuk osht kollaj me ndenje 2 dite neper gjermani, me pi kafe me tane ata gjerman si e si vec me sigurue hapjen e negociatave me BE. Angela Merkel kishte mbete shum e kenaqun qe e ke prit ne takim nje punonjese te kabinetit te saj dhe kishte pas thane se “Po te mos ishte Basha me bisedue me Evropin, negociatat nuk do fillonin”.
    Keshtuqe te falna neres shume e shume se u dogje per ket popull, je lodhe sa je kepute ne bythe…..
    Sumkapuc, ti nuk ke lene gje pa bere kundra integrimit dhe kerkon qe populli te jete mirenjohes ty mor pusht por degjuam se nje perfaqesues i CDUse te ka bere rezil ne koridoret e BE-se sepse ke shkuar per te lobuar per pengimin e integrimit, duke share e bere pis Shqiperine e shqiptaret.
    Turp te kesh.
    Faleminderit Zoti Rama dhe ekipit tuaj qe i a keni kthyer dinjitetin Shqiperise tone te dashur.

    Reply to this comment
  2. Devolliu April 18, 02:00

    Hya mor zagar i Sali Kriminelit, Populli e di se gjithë kohën juve kini lehur që të mos hapen negociatat.

    Reply to this comment
  3. Armandi April 18, 07:51

    Po cfare thone keto vende europiane, per ty, dhe forcen qe ti perfaqeson ,e di ti ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*