Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

April 7, 2018 13:33

Negociatat, Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

Qeveria shqiptare pret që më 17 prill Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Nga Shkodra ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri, ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet anëtare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për anëtarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë.

Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”, – tha Bushati.

o.j/dita

April 7, 2018 13:33
Komento

6 Komente

  1. Me pas Do na i fusni me taksa April 7, 16:58

    Do shterngojme me shume rripin si Thanasi !!

    Reply to this comment
  2. dashamires April 7, 17:17

    Dite e madhe tha Berisha kur u futem ne NATO, Dite e madhe po thote Rama per hapje negociatash (qe kush e di sa vjet zgjasin)!
    Dhe shqiptaret qe te madhe kane vetem varferine e asgje tjeter! Si dhe denglat me Dite te medha te mbetura ne tentative.

    Reply to this comment
  3. Eshte, cka kemi prite, qe nga 90-ta April 7, 17:36

    Jo, ore i mencmi i “taksave” . Te fitojme me ne fund levizjen e lire, se kemi gjysmen e njerezve jashte .

    Reply to this comment
  4. XXXL April 7, 22:25

    Z. Bushati mos e ngri zerin shume se te “degjon” zjarre-venesi Sali dhe babi i Shkerdhenit dhe ai nuk do te bjere dakort dhe do te sulmoje bashke me vajzen e tij Lulezimen BE, per t’a akuzuar qe jane blere me parate e droges se Edit.

    Reply to this comment
  5. Fat man April 7, 22:33

    Z. Bushati cuni i Sules, me kete super-lajm per shqiptaret e ndershem, perse i prish diten sot Sali Kar-axhic.
    Ai po festonte me Shqu-pisat e tjere bashke me sakatin Jar ku te ftuar ishin familjaret e tradhetareve bashkepunetoreve te fashizmi dhe te kolaboracionisteve duke festuar 7 Prillin diten e pushtimit Fashist te Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. Lili April 8, 22:29

    Ooooh sa per nismjen ,mos u merziteni do va japin ate sihariç :do nisin bisedimet po se kur do perfundojne kjo eshte tjeter gja….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*