Negociatat, deputeti gjerman: Shkojmë në Tiranë për një mesazh pozitiv

October 10, 2019 09:52

Negociatat, deputeti gjerman: Shkojmë në Tiranë për një mesazh pozitiv

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë, pas vendimit të marrë nga Parlamenti gjerman për hapjen e negociatave.

Ndërkohë, më 15 tetor mblidhet Këshilli i BE.

Hakverdi është shprehur për Deutsche Welle se Po-ja e Bundestagut, ia lehtëson vendimin vendeve të tjera. Nga ana tjetër, Christian Petry ka thënë se do të shkojnë në Tiranë për të përcjellë një ndjenjë pozitive.

Deutsche Welle: Çfarë ndikimi do të ketë vendimi i parlamentit gjerman, Bundestag, mbi vendet e tjera si Holanda dhe Franca për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?

Metin Hakverdi: Nëse kemi parasysh çfarë ndodhi në muajin qershor, gjë që unë po e përshkruaj me fjalët e mia, duke thënë se këto dy vende, por edhe vende të tjera u fshehën mbas faktit që Gjermania nuk arriti të merrte vendim. Prandaj atyre kjo iu erdhi për mbarë duke mos dashur të merrnin vendim, meqenëse Gjermania nuk vendosi. Prandaj tani vendimi i marrë nga Bundestagu është shumë i rëndësishëm, sepse jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë qëndrimin që kanë ndaj kësaj çështjeje, duke mos qenë në gjendje ta shtyjnë ende. Të paktën duke mos e shtyrë dot me të njëjtim arsyetim, si më parë. Po ashtu është shumë e rëndësishme, sepse siç e dini ne, socialdemokratët jemi në pushtet në koalicion me kristiandemokratët, dhe ne e morëm vendimin në kundërshtim me kristiandemokratët. Dhe ishim në gjendje të çonim deri në fund idenë tonë. Por edhe kristiandemokratët dhanë në fund fare nënshkrimin e tyre. Dhe nënshkrimi i dhënë nga konservatorët në Gjermani, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre. Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv.

Deutsche Welle: Holanda i tha dje “Jo” Shqipërisë. Çfarë ndryshimesh sjell kjo?

Metin Hakverdi: Unë nuk mendoj se ishte “Jo”. Dje në Hagë u mblodh “Komisioni për çështjet europiane” i parlamentit holandez. Ka qenë një takim këshillues i përgatitur më parë. Nuk u dha “Jo” e qartë, por palët nuk kanë qenë të unifikuara në vendimin e tyre. Ministri holandez i Jashtëm, nuk ka dhënë përgjigje të qartë për qëndrimin që mban qeveria holandeze. Që do të thotë se duhet të presim çfarë vendimi do të marrë qeveria. Siç thashë, vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kushtet e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po me kushte”.

Deutsche Welle: Kundër vendimit të Parlamentit?

Metin Hakverdi: Me sa di unë Kushtetuta në Holandë është e njëjtë si në Gjermani.  Vendimi i Parlamentit nuk është i detyrueshëm për qeverinë. Por, pyetja është a do ia lejojë vetes qeveria që të marrë vendim të ndryshëm nga ai i parlamentit. Në fakt, kjo është një gjë e vështirë. Nga pikëpamja juridike mundësia ekziston. Këtu tek ju në rajon njerëzit kujtojnë se Holanda ka marrë vendim. Kjo nuk është e vërtetë. Holanda nuk ka marrë ende vendim, dhe vendimi që ka marrë nuk është absolut.

***

Deutsche Welle: Ju shkoni të enjten në Tiranë. Çfarë mesazhi keni me vete?

Christian Petry: Nuk kam ndonjë mesazh negativ. Mesazhet negative janë për ata që shkaktojnë negativitete. Ne shkojmë në Tiranë duke përcjellë një ndjenjë pozitive, dhe duke bërë të ditur se procesi ndodhet në një fazë kritike por nuk ka marrë fund, dhe në asnjë mënyrë nuk ka marrë fund në mënyrë negative, por do të negociohet deri në fund.

Deutsche Welle: A do t’i pranojë Franca kushtet të ka vendosur parlamenti gjerman?

Christian Petry: Zoti Macron njihet si njeri që ndjek idetë e veta dhe kur futet në diskutim me qëndrim negativ, nuk do të thotë se mban deri në fund të njëjtin qëndrim. Por, në rrugën drejt marrjes së vendimit zhvillohen negociata, dhe negociatat kanë të bëjnë me krjimin e mundësisë që vendi i tij të japë mendimin e vet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë këtë javë. Prandaj unë kam ardhur në rajon dhe jam optimist se ekzistojnë mundësi për negociata. Por në fund Gjermania dhe Franca duhet të jenë me vendim të përbashkët për këtë çështje. Sepse do të shkaktonte krizë në Europë nëse këto dy vende përçahen.

j.l./ dita

October 10, 2019 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim