Negociatat e anëtarësimit, më pranë se kurrë. “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike”

April 16, 2018 09:37

Negociatat e anëtarësimit, më pranë se kurrë. “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike”

Brukseli ka bërë të ditur se fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë aspekt vlerësimin e gjendjes së demokracisë, sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërisë me standardet e BE-së në secilin nga gjashtë shtetet në rajon.

Çështjet si, sundimi i ligjit,krimi i organizuar, korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale, duket se janë konsideruar “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin.

Shqipëria dhe Maqedonia, sipas informacioneve të marra nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian si dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor,Eduard Kukan,  është shprehur për DW se, ai beson se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia kanë bërë përparim të konsiderueshëm në rrugën drejt BE-së.

“Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.”

Në vlerësimet e tij, Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE:

  • në reformën e administratës publike,
  • në reformën juridike,
  • në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,
  • në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon me këto hapa në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-s.

Dhe, mesa duket diçka e tillë do të ndodhë së shpejti. Nga burime diplomatike të Brukselit, DW është informuar se zyrtarë të lartë të BE-së kanë zhvilluar diskutime me shtetet anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën, praktikisht deri në momentin e miratimit të raporteve.

Sipas Eduard Kukanit shtete si, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit, sepse sundimi i ligjit dhe aspektet ekonomike të vendeve janë ende në pikëpyetje , ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i ngelur në vend, me shkallëzime të herpashershme dhe tensione në të dyja palët.

s.a/dita

 

April 16, 2018 09:37
Komento

2 Komente

  1. info analitike April 16, 09:55

    Mos tregoni perralla me mbret se Juncker erdhi vete dhe e tha cope qe Shqiperia nuk ishte kerrkund madje perbente problem per BE per emigracionin, trafikun e droges dhe te qenieve njerezore, perqindjen e larte te kriminalitetit. Natyrisht per ju s i sherbetore partiake keto jane suksese

    Reply to this comment
  2. Laert April 16, 18:37

    O info pordha alias anali. Edhe kur te jane shterrur gjitha baterite ty dhe Salehut tend ti perseri vjell vrrer kunder vendit tend. Cili bark te ka pjelle more shushunje antikombetare??? Po Europa nuk degjon ty o vemje as bastardin Saleh dhe as Lulashin pa bythe. Europa ka te tjera standarde qe ju gjallesat e SHQUP-it as qe mund ti kuptoni. Do vdesesh ne blog duke share dhe anatemuar more kokebole.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*