Negociatat, Hahn: Shqipëria i ka përmbushur kërkesat, duhet të pajtohemi

June 14, 2018 16:05

Negociatat, Hahn: Shqipëria i ka përmbushur kërkesat, duhet të pajtohemi

Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn është shprehur në një intervistë për “Der Standard” se shpreson për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë dhe se e quan dritë të gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Shqipëria i ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Bazuar në këtë ju mund të bëni një analizë për të parë kriteret për hapjen e kapitujve. Jam i bindur se Shqipëria, pas vendimit maqedonas, mund të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave”, u shpreh ai.

Hahn tha se për momentin ka një trazirë në rajon dhe se shkaku është strategjia e zgjerimit që vjen nga BE, e cila hap një perspektivë për të gjitha shtetet.

“Në Kosovë ka pasur ratifikimin e papranueshëm të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ka gjithashtu negociata të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Procesi i shqyrtimit gjyqësor në Shqipëri është në lëvizje të plotë. Reforma gjyqësore është një prioritet në Shqipëri”, shton së thënuri ai.

Komisioneri i BE-së shprehet i bindur se Franca dhe Holanda do ta shohin “gotën gjysmë plot”.

“Nëse bëjmë një premtim dhe pala tjetër plotëson kërkesat, atëherë ne duhet të pajtohemi. Nëse kjo nuk do të ndodhë, kjo do të prekte vendet e tjera në rajon”, përfundon së thënuri Hahn në pjesën e intervistës së publikuar nga kryeministri Rama.

s.a/dita

June 14, 2018 16:05
Komento

3 Komente

  1. Ha ha ha...Hahn June 14, 16:42

    Njeriu ne foto tregon kotesine e BE. Eshte prej vitesh i paguar si Komisioneri per zgjerimin ne BE qe ka po aq vite qe nuk zgjerohet. Hahn pra paguhet si i thone fjales, kot. Por si Hahn BE ka plot parazite qe me ca fraza shabllon te mesuara permendesh tashme dhe nga kalamajte e vegjel, te perseritura si papagaj ngado, vazhdojne e paguhen per ato bla bla bla-te e tyre qe as ato vete nuk i besojne.

    Reply to this comment
  2. Xha Teme June 14, 17:35

    I sakte postimi i Komisionerit Hahn. Nese kete rradhe Europa vendos per moshapjen e negociatave do te thote qe BE ka problem me veten. Nuk mendoj se Shqiperia ska probleme por hapja e deres do te ishte vendimi i duhur. Ne kete menyre vete europianet do ta mbanin nen mbikqyrje te repte Qeverine, opoziten dhe gjithe pushtetet e tjere si gjyqsori, media

    Reply to this comment
  3. idjoti i Bathores June 14, 19:10

    Xha Teme,Xha Beqo,Xha Bytha !Po 28 vjet kush e ka mbajtur nen mbikQIrje burrat e shtetit dhe yjt ne ngjitje qe te kane trajtuar ty si ‘koke palare’ e te kane vjedhur QIre dhe vrare!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*