Holanda: Shqipëria, jo aty ku duhet (Gjermania kërkon kompromis)

June 26, 2018 12:30

Holanda: Shqipëria, jo aty ku duhet (Gjermania kërkon kompromis)

 

Këtë të martë përfaqësues të vendeve të BE-së po diskutojnë lidhur me mundësinë që mund t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë për të hapur bisedimet me BE-në.

Një ndër to, ministri i jashtëm holandez Stef Blok pranoi se të dyja vendet kanë bërë “përparim të rëndësishëm”.

Megjithatë, ai vijoi të thoshte se “në të njëjtën kohë, ata nuk janë ende ku duhet. Ne duam të shohim një rekord në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.

Ndërsa ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth tha para mbledhjes për gazetarët se të dyja vendet kanë bërë përparim të dukshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse Gjermania ua mbështet nisjen e procesit.

Para takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të bllokut, Roth tha: “Unë mund t’i bëj apel edhe një herë miqve tanë në Holandë dhe Francë që të mos qëndrojnë në rrugën e një konsensusi të nevojshëm.”

Ai deklaroi gjithashtu se ishte optimist për dakordësimin që mund të arrihej tek ministrat, duke vënë në dukje se Gjermania ka propozuar një kompromis.

“Sot mund të ngremë disa çështje dhe mund të qartësojmë se veçanërisht Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për hapjen e kapitujve për negociatat”, shtoi Roth.

s.a/dita

June 26, 2018 12:30
Komento

5 Komente

  1. Lasi June 26, 12:54

    B.q je o Lópe hollande

    Reply to this comment
  2. Feniks June 26, 13:53

    Hapja e negociatave eshte mire vetem per Ramen e jo per shqiptaret.
    Ai nuk ka hapur se pari negociatat me popullin e vet pastaj ta kerkoje nga Europa.
    Ne se hapen negociatat Rama do behet me harbut,me arrogant,me cinik,me talles dhe me reklamaxhi.
    Sot ne Shqiperi nuk ka asnje vend ku te ankohesh e te te japin zgjidhje.
    Gjithcka eshte nje maskarade e vertete.
    Rama ka nje administrate te pa afte mbushur me militante,qe punojne jo per shtetin dhe ligjin,por per maliqin.
    Kerkesa per aplikim nga 367 mije vete tregon se shqiptaret masivisht nuk kane besim tek ky shtet.
    Mungesa totale e sindikatave tregon mungesen e demokracise.
    Gjakmarrja ne veri ka permasa tragjike por qeveria hesht!
    E per cfare duhen hapur negociatat kur vete shqiptaret nuk marrin fatet e tyre ne dore por degjojne pordhet e Rames dhe Bashes,secili per hesapet e tyre?!

    Reply to this comment
  3. Mita June 26, 16:19

    Europa ka 28 vjet qe negocion me ne.
    A nuk e vertetojne kete pjesemarrja jone ne KE,OSBE etj,ne NATO dhe te gjitha organizatat e tjera?
    A nuk jane negocime ato qe nuk behet ligj tek ne pa marre mendimin zyrtar te Komisionit te Venecies?
    A ka zyre shteterore ku te mos kete perfaqesues te Europes?
    Po keshillat dhe reagimet e ambasadoreve perendimore a nuk jane negociata?
    Po kushtet pa fund we Europa ka vene a nuk hyjne tek negociatat?
    Po ardhja e dhjetra zyrtareve te larte europiane a nuk jane negociata?
    Por europianet kane bere edhe gabimin me te mach ndaj popullit shqiptar qe ne kushtet e tyre nuk kane futur mendimin e vete shaiptareve,por e quajne te mireqene ate me rezultatet e zgedhjeve.
    Jo zoterinj!
    Qeverite shqiptare nuk kane realizuar asnje kusht ne favor te popullit.
    Se pari ligjet ketu nuk zbatohen por perdoren si fasade.
    Midis shtetit dhe qytetarit ka nje distance te madhe,se shteti shkel ligjet dhe i ben padrejtesi qytetarit dhe asnje hallke e pushtetit nuk nderhyn te hetoje shkeljen,te ndeshkoje shkelesin,por i tregon viktimes gjykaten.
    Ne shtet sot nuk mund te ankohesh se nuk te degjon njeri.
    Me dhjetra zyra dhe qindra zyrtare marrin rrogen per ankesat e qytetareve,por asnje nuk i zgjidh ato.
    Prandaj njerezit kane vetem dy rruge: ose te japin ryshfet ose t’i drejtohen gjyqit.
    Atehere pse na duhet shteti?
    Ne Shqiperi Sindikatat e puntoreve nuk ekzistojne sepse nuk ka demokraci.
    Nje shtet qe nuk degjon popullin e vet eshte diktature fashiste.
    Ne rastin e Rames rrezikshmeria qendron ne ate se ai eshte mashtrues dhe cdo gje e ben per show ,per imazh personal.
    Edhe investimet i ben vetem atje ku i reklamohet puna.

    Reply to this comment
  4. populli para 90 June 26, 16:23

    Gjermania po mundohet te bej budallikun e rradhes.Emigrantet Shqiptare i perzen me shqelma dhe i ben presion budallait Rama ta mbushi Vendin me Emigrant nga e gjithe Afrika, ne kembim t antarsimit ne BE.Sna duhet BE, per keto kushte.kesaj i thone te destabisosh vendin per ti bere nje te mire Zonje Merkel.Zonja Merkel ndodhet ne nje nga krizat me renda te gjermanise.Skenari eshte kjo; Ngritja e nje KAMPI Gjigand me te huaj ne Shqipri dhe si shperblim ti jape Rames nje vend ne BE. Populli duhet te thote jo dhe jo.

    Reply to this comment
  5. Arben June 26, 18:18

    Kompromisi gjerman = kampe refugjatesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*