Negociatat i dogjëm me “Molotovë” dhe flakadanë!

June 17, 2019 12:02

Negociatat i dogjëm me “Molotovë” dhe flakadanë!

Zgjedhjet pa alternativa,

s’kanë kuptim gjëkund,

po është paligjshmëria,

që kështu merr fund!

 

Opozita i braktisi,

zgjedhjet me dëshirë,

po e kish një garanci,

nga shoku Ilir!

 

Kur thosh Luli-”Në Tridhjetë,

s’ka zgjedhje ky vend!.

“Premtimin e Presidentit,

kish gjithmonë në mënd!

 

Nga zgjedhjet nuk do të iknin,

ata kurrsesi,

se do nxirrte Presidenti,

një Dekret të Ri!

 

Jo tamam këtë që nxori,

priste Lulëzimi,

sepse ky tamam-tamam,

është dekret bllokimi!

 

Dhe sapo të gjente gjuhën,

me miqtë e vjetër,

do të nxirrte Presidenti,

dhe dekretin tjetër!

 

Ta zëmë se socialistja,

nuk do ta pranonte,

tani do qe opozita,

që vetë do garonte!

 

Për këtë shumë rëndësi,

ka data tridhjetë,

të hiqet dorë doemos,

nga ky marifet!

 

Nëse Meta-opozitën,

e fut tash në lojë,

hyj në zgjedhje-s’hyj në zgjedhje,

përjetë do vazhdojë!

 

Ndaj dhe Meta mes partive,

hyri fare kot,

gjersa me Ramën dhe Lulin,

gjë s’kish zgjidhur dot!

 

Opozita s’hyn në zgjedhje,

nuk hyn-se humbet,

ndaj dhe shpik në çdo stinë zgjedhjesh,

nga një marifet!

 

Po Luli duket ka marrë,

një  mallkim pafund,

se sado lëshime merr,

humb dhe vetëm humb!

 

Kuptohet që Edi Rama,

punët s’i ka vaj,

po për këto zgjedhje vendore,

nuk ka asnjë faj!

 

Ai vazhdonte fushatën,

pas dekretit parë,

dhe nuk kish pse të përfshihej,

në këtë kalvar!

 

Meta me gjysëm dekretin,

asgjë s’rregulloi,

Shqipërinë anë e mbanë,

keq e ngatërroi!

 

Nuk e di tamam ç’do ndodhi,

se nuk jam Profet,

por do shkoj për të votuar,

në datën Tridhjetë!

A.DUKA

June 17, 2019 12:02
Komento

4 Komente

  1. Artemisa June 17, 12:19

    O poet !
    Edhe ti e di mire, qe arsyet e moshapjes se negociatave jane absolutisht te tjera, sepse po te ishte per molotove dhe flakadane atehete Franca, Rumania, Spanja e ndonje tjeter duheshin perjashtuar nga Planeti e jo me nga Europa.

    Reply to this comment
  2. Raimonda Muco Tusha June 17, 12:22

    Ah more poet,Rama mund të mos jet fajtor,por këtë familje mafjoze na i bëri peshqesh,ësht një çimkë që nuk po e heqim dot nga çarçafët,dhe kjo për faj të Ramës

    Reply to this comment
  3. demo June 18, 06:42

    Leri negociatet,se ato jane kot.
    Ne populli thjeshte nuk fitojme gje.
    BE eshte si kampi socialist,,si Traktati Varshaves.
    Nuk e di per cfare i duhet Rames per tu kapardisur me atlete te bardha dhe me brekushe.
    Po tani s`po ja varin me.I kane vene teneqen.
    Ky i mberthen te gjithe per qafe,sikur Makron,te jete drejtues i KESH ne Peshkopi.
    Luan filmin Tomka dhe shoket e tij.
    Ja dha mire pergjigjen Makron

    Reply to this comment
  4. xhemal June 18, 11:41

    arben edhe i bere koncension fashisteve duke botuar ne nje gazete pacavure te klaneve ekonomike e pushtetdashese.beh sehir si digjet vendi nga saliu,iliri ,luli,e beni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*