Negociatat, Kurz: Shqipëria e meriton, por s’mund t’ju them një datë

May 30, 2018 14:23

Negociatat, Kurz: Shqipëria e meriton, por s’mund t’ju them një datë

 

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, deklaroi sot se mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por theksoi se nuk mund të jepte një datë të saktë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE.

Për këtë ai tha se pengesë janë problemet e brendshme me të cilat disa vende të Unionit po përballen.

Ai tha se vendi ynë është në rrugën e drejtë drejt integrimit dhe e meriton.

“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’u japë përgjigje të qartë apo siguri të qartë për këtë, dhe siç e tha dhe kryeministri ka disa shtete anëtare të BE që për shkak të çështjeve të Brendshme çojnë në faktin që e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri që të shkojë drejt rrugë së reformave.

Ajo ka bërë shumë në rrugën e integrimit vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë dhe ka mundësi të mirë po nuk e di kur mund të merret ky vendim.

Është drejtë një rruge të mirë dhe Komisioni e ka thënë këtë dhe kjo është ajo që vlen”, tha Kurz.

Në fokus të bisedimeve të dy kryeministrave, Rama dhe Kurz, ishte pikërisht emigracioni i paligjshëm dhe mbështetja e Austrisë ndaj Shqipërisë, dhe nga ana financiare.

“Kryeministri më ka kërkuar ta mbështesë dhe i kam thënë që do e mbështesim fortë Shqipërinë, mbështetje financiare për Shqipërinë po dhe vende të tjera që të luftojmë migracionin ilegal. Do e mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me policë të rinj. Së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme do të marrim kontakt me kryeministrin, që së bashku me partnerë të tjerë të BE të ndjekim një rrugë bilaterale që fluksin e emigrantëve ta ndalojmë para se të shtohen më shumë”, tha Kurz.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se “kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese, po për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh por na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur skenat që tronditën Europën në vitin 2015 dhe kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë dhe vendet e tjera të interesuara për këtë proces“..

Kryeministri Rama foli për projektin e tregut të përbashkët të Ballkanit, të nisur prej tij dhe Vuçiç dhe mbështetjen e Austrisë në këtë projekt.

“Kemi folur dhe për pritshmëritë tona nga presidenca austriake e BE në 6 muajt e ardhshëm dhe dëshirojmë që të bashkëpunojmë për të shtyrë më tutje projektin tonë të lançuar nga unë dhe presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçic për tregun e përbashkët në Ballkanin Perëndimor gjë për të cilën jam falenderues që kryeministri ka shprehur interesin dhe mbështetjen e tij”, tha Rama.

a.s/dita

May 30, 2018 14:23
Komento

3 Komente

  1. Dibrani May 30, 15:01

    E meriton ,..porrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr s’mund te them nje dat ,….hahahaha
    Tallje ndaj nje shteti rrumpall.

    Qerrou o Ram ,..leri popullin te lir ,..po mban peng nje popull duke mbrojtur qelbesirat e tua

    Reply to this comment
  2. Arben May 30, 15:04

    E morem vesh nuk do te hapen

    Reply to this comment
  3. Loni May 30, 15:55

    Shqiptaret duhet te behen faktor sh.i rendesishem ne gadishullin Ilirik.Sikur te kishim njerez patriot te kulluar ne te gjitha vendet ku ka popullsi shqiptare,kjo gje do te arrihej me siguri dhe ne menyre te kordinuar me Tiranen do te ishte evropa qe do shtrengohej te bente leshime,dhe jo ne qe mbetem si lypsare neper kancelarite e evropes.Me klase politike mafioze e te shitur qe minon interesat e kombit dhe me institucione te diskretituara nuk mund te behemi kurre faktor vendimtar i rendesishem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*