Negociatat, Lleshaj e Gjonaj: Kemi mbështetje nga PE

June 12, 2019 09:24

Negociatat, Lleshaj e Gjonaj: Kemi mbështetje nga PE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj morën pjesë në një veprimtari kushtuar integrimit europian të Shqipërisë, e cila u zhvillua në Parlamentin Europian, nën kujdesin e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.

kJO Veprimtari u moderua nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe në të morën pjesë deputetë të Parlamentit Europian, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bruksel, përfaqësues të agjencive të ndryshme europiane, studentë.

Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj prezantuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, me fokus luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, frenimin e migracionit të paligjshëm si dhe reformën në drejtësi.

Në pyetjet dhe diskutimet e pjesëmarrësve u evidentua dhe u vlerësua progresi i dukshëm i bërë nga Shqipëria si dhe u shpreh mbështetje mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj, sipas rekomandimit të Komisionit Europian.

Pas veprimtarisë në Parlamentin Europian, ministrat Lleshaj dhe Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për mediat.

e.t./dita

June 12, 2019 09:24
Komento

1 Koment

  1. vip maloku June 12, 14:58

    lesh e li gjon e thi e keni ba ate vend, fuck off rrac e ndyte perverse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*