Negociatat, Bregu paralajmëron pështjellim dhe ngushëllon PD-në

April 17, 2018 17:10

Negociatat, Bregu paralajmëron pështjellim dhe ngushëllon PD-në

 

Majlinda Bregu, ish-ministrja e Integrimit në qeverinë e Partisë Demokratike është një ndër emrat e përfolur në media si drejtuese e grupit negociator të palës shqiptare në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Megjithëse duhet pritur deri kur bisedimet të marrin dritën jeshile nga vendet anëtare, ish-deputetja demokrate ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Çka u propozua sot në Strasburg, është çfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Europë!”, shkruan ajo.

Bregu paralajmëron një pështjellim të madh deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

“Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re në të cilën koha, (sidomos deri në qershor),nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt. Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave”, vijon ish-ministrja e Integrimit.

Pasi uron çdo shqiptar proeuropian për këtë lajm, Majlinda Bregu fshikullon edhe elementë të opozitës.

“Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike, apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar pro çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë, apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqenë flamurin e luftëtarit më të denjë proeuropian! Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!”, mbyll reagimin e saj ish-ministrja e Integrimit.

a.s/dita

April 17, 2018 17:10
Komento

2 Komente

  1. MH April 17, 17:28

    Kur asht ceshtja per interresa kombetare te gjithe duhet te jen ne unitet sic deklarohet demokratja e PD Majlinda Bregu.

    Reply to this comment
  2. Po,Po April 17, 19:38

    Sepse Majlinda eshte nje demokrate e vertete , që me sa duket , i ka shpetuar thonjve te Beogradit dhe të Athines , në ujrat e turbullta të të cilëve notojnë Berisha , Basha , Meta , Monika me taborret e tyre të neveritura, që heqin zvarrë vendin në këto tre dekada .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*