Negociatat me BE, Gjermania: 2 mln euro asistencë teknike Shqipërisë

June 27, 2019 13:10

Negociatat me BE, Gjermania: 2 mln euro asistencë teknike Shqipërisë

Mes Qeverisë shqiptare dhe asaj Gjermane u nënshkrua në Tiranë, të mërkurën, (26.06.2019) marrëveshja për ofrimin nga Gjermania të asistencës teknike për të mbështetur përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE, në kapituj të përzgjedhur ekonomikë të Acquis.

Në një deklaratë për mediat të Ambasadës Gjermane në Tiranë, bëhet me dije se programi i asistencës teknike ka një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe zgjat tre vjet. Ai financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatohet nga GIZ, (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

Asistencë teknike në 4 kapituj kryesorë ekonomikë

Synimi i asistencës teknike, thekson deklarata e Ambasadës Gjermane në Tiranë, është “të pajisë, anëtarët e strukturave të ardhshme përgjegjëse për negociatat e Shqipërisë, me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE në katër kapitujt kryesorë ekonomikë.”

Kapitujt në fjalë kanë të bëjnë me cilësinë dhe garantimin e sigurisë së produkteve në treg, mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të konsumatorëve, zhvillimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mundësimin për shoqëritë tregtare dhe individët për t‘u vendosur apo ofruar shërbime lirisht dhe pa u diskriminuar kudo në BE, shkruan DW.

Përtej 4 kapitujve të sipërpërmendur marrveshja ofron mbështetje për të avancuar në punën përgatitore të nevojshme për përmbushjen e kritereve të kërkuara në këta kapituj.

Rritje e pjesëmarrjes së shoqërisë civile – në zbatimin e marrveshjes

Marrëveshja ndërqeveritare Gjermani – Shqipëri synon edhe rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në procesin e përgatitjes për happen e negociatave. Sipas deklaratëss për shtyp të Ambasadës Gjermane në Tiranë, kjo do të realizohet përmes lehtësimit nga pala gjermane të  “konsultimeve dhe tryezave të diskutimeve me përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë joshtetërorë”.

“Si një ofrues shërbimi me mbi 50 vjet eksperiencë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm, GIZ është përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje të denjë për t’u jetuar në mbarë botën”, vë në dukje deklarata. Ekspertiza e GIZ mbulon një larmi fushash, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e punësimit, energjinë dhe mjedisin, paqen dhe sigurinë. “GIZ  kërkohet në të gjithë globin – që nga Qeveria Gjermane, institucionet e Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara, sektori privat deri tek  qeveritë e shteteve te tjera”, bën me dije deklarata e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

GIZ në Shqipëri – projekte me vlerë 200 milionë Euro

Bashkëpunimi midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë filloi në vitin 1988. Gjatë këtyre viteve, GIZ ka realizuar projekte prej rreth 200 milionë euro. Bashkëpunimi me Qeverinë Shqiptare aktualisht është fokusuar në tre fusha prioritare: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik; uji, ujërat e zeza, mbetjet e ngurta dhe në një masë më të vogël efiçienca e energjisë, thekson deklarata për shtyp e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

e.t./dita

June 27, 2019 13:10
Komento

8 Komente

  1. demo June 27, 13:19

    Me dy miljon euro Rama fshin bythen,nuk i dalin as per breshken.Llogarite me euro me Ramen fillojne nga 300 miljone e perpjete.
    Oooouu Europa,cfare e dini Ramen ju,legen hotelesh,qe do e genjeni me bakshish dy miljon euro?

    Reply to this comment
  2. Lenci June 27, 15:16

    Pra, per 3 vite nuk behet fjalen per hapjen negociatave me BE.

    Reply to this comment
    • Kaçi i zi June 27, 15:27

      Pas hapjes se negociatave deri ne antaresim te plote ja duhet me pare te plotesojme kapitujt e perafrimit me BE. Ne mos gaboj jane reth 30 kapituj per fusha te ndryshme. Keto para jane asistence teknike per plotesimin e ketyre kapitujve. Nuk ka lidhje me hapjen e negociatave. Bile mund te perkthehet si e kunderta e kesaj qe thua ti. Dmth qe negociatat do hapen dhe parate jepen per te ritur shkallen profesionale te personave qe do negocjojne dhe pletesojne kushtet e antaresimit me te drejta te plota.

      Reply to this comment
  3. DW June 29, 10:40

    E dashur gazete, DITA dhe kushdo qofte gazetari/gazetarja me inicialet et,

    E keni marre copy/paste nga DW.
    Po pse nuk e thoni?

    po kenigoxga reputacion per ta njollosur per hic mos gje?

    Te flasim me Nazorkon per kete gjhe kaq banale?

    Shkruani burimin .. se kjo vetem ju nderon.

    Pershendetje dhe punera te mira,.

    Reply to this comment
  4. DW June 29, 10:41

    E dashur gazete, DITA dhe kushdo qofte gazetari/gazetarja me inicialet et,

    E keni marre copy/paste nga DW.
    Po pse nuk e thoni?

    po kenigoxga reputacion per ta njollosur per hic mos gje?

    Te flasim me Nazorkon per kete gje kaq banale?

    Shkruani burimin .. se kjo vetem ju nderon.

    Pershendetje dhe punera te mira,.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim