Negociatat me Greqinë, Bushati: Jemi një skuadër me Metën

March 6, 2018 18:17

Negociatat me Greqinë, Bushati: Jemi një skuadër me Metën

 

Pas dy letrave nga Ministria e Jashtme për Presidencën dhe pas po aq kërkesave shtesë për informacion nga ky institucion, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shpreh gatishmërinë për t’i vënë në dispozicion çdo informacion kreut të shtetit.

“Çdo kërkesë për informacion që do të vijë nga Presidenti i Republikës, jo për këtë çështje, por për çdo lloj çështje që është në fushën e veprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, natyrisht do të marrë një përgjigje shteruese nga ana e Ministrisë së Jashtme. Kjo nuk është një gjë opsionale. Kjo është një çështje që na ngarkon ligji dhe ne do të zbatojmë ligjin”, thotë Bushati në një intervistë për Vizion Plus.

Duke parë të gjitha këto kërkesa nga Presidenti i Republikës, në rastin më optimist, sa kohë mund t’i duhet Ministrisë së Jashtme që të plotësojë të gjitha këto kërkesa?

“Nuk është një çështje afatesh, por është një çështje bashkëpunimi ndërinstitucional. Është një çështje komunikimi mes ekspertëve. Në analizë të fundit, më duhet ta them për opinionin publik, ne jemi një skuadër. Nuk është se po negocion Qeveria me Presidentin e Republikës, sepse në këtë proces do të negociohet pala shqiptare me palën greke dhe përsa i përket shtetit shqiptar, duke filluar që nga Presidenti i Republikës e deri tek zyrtari më i ulët në këtë rang, jemi të gjithë në një skuadër”.

Këtë “qëndresë” të Presidentit Meta, e shihni si betejë personale politike apo është e bazuar në Kushtetutë?

“E kam thënë edhe në të shkuarën, Presidenti është në të drejtën e tij që të kërkojë informacione, të ngre pikpyetje për çështje nga më të ndryshmet që lidhen me këtë proces, por jo vetëm dhe është përgjegjësia jonë për t’iu përgjigjur me informacion dhe ekspertizë. Nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha bisedat, ndjesia ime është që Presidenti i Republikës është po aq i interesuar sa dhe ne, për të vijuar më tej këtë temë”.

I pyetur lidhur me emrin e Artur Mecollarit, ministri Bushati nënvizon se çdo anëtari të grupit negociator i është bërë një vetting paraprak. Kreu i diplomacisë është ndalur dhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010.

 “Gjykata Kushtetuese ka ofruar një “blue print” se çfarë duhet të kesh parasysh që mos të bësh më të njëjtat gabime siç janë bërë në 2009, por nuk ka skicuar një rrugëzgjidhje se si do duhet të ndodhë delimitimi i zonave detare, qoftë përsa i përket Detit Territorial, Zonës Ekskluzive Ekonomike, apo Shelfit Kontinental. Më të drejtë, sepse e Drejta Ndërkombëtare ka një fuqi më të madhe detyruese për të gjitha palët”, tha Bushati.

Ditmir Bushati kishte edhe një mesazh për opozitën: “Partia Demokratike është në një pozicion krejtësisht kontradiktor. Nga njëra anë thotë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i padrejtë, sepse marrëveshja e 2009 ka qenë marrëveshja më e mirë e mundshme për Shqipërinë, paradoksalisht edhe kur vet pala greke thotë që marrëveshja e 2009 është e vdekur dhe nga ana tjetër tregon me gisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në prill, do thyeni vezët e Pashkëve me kolegun tuaj Kotzias dhe kryeministrin Tsipras apo do thyeni akullin duke nënshkruar “Traktatin e Miqësisë” dhe marrëveshjet e tjera, përfshirë dhe atë të detit?

“Në prill ne do të takohemi sërish me palën greke në disa vende. Shpresoj dhe uroj që të kemi lajme sa më pozitive në drejtim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe shpresoj gjithashtu që të gjithë besimtarët ortodoks të kenë mundësi që të kalojnë Pashkë sa më të gëzuara”.

Po marrëveshje, “Traktat Miqësie” të firmosur?

“Ne po punojmë dita ditës më palën greke. Nuk kemi një afat të fiksuar por nga ana tjetër, shpesh në marrëdhëniet ndërshtetërore elementi kohë është vendimtar për arritjen e marrëveshjeve”.

a.s/dita

March 6, 2018 18:17
Komento

2 Komente

  1. T. Voda March 7, 01:02

    —-Kerkesat e presidentit, per te bere ne te gjitha drejtimet nje pune te studjuar eshte me se normale-
    — Deri tani ,Shqipëria ka diskutuar e lidhur marrëveshje
    me Greqinë në kushte inferiore, pse jo nën një tutelë e pozitë diskriminuese, fyese.

    —Që diskutimet dhe veprimet e sotme ndërshtetërore, të vijojnë nga pozita të barabarta, me qetësinë dhe trasparencën e besueshme për opinionin zyrtar e atë publik si edhe, për të ndërtuar një të ardhme më miqesore, më të qetë e të sigurt, ndërmjet dy popujve dhe shteteve, Shqipëria të kishte kërkuar e të kërkojë si para-kusht ezaurimin e tre problemeve me palën greke.

    —–Sëpari,. Të hiqet ‘’Ligji i Luftës’’. Është në të mirën e të dy shteteve e popujveqe ky akt të kryhej i vecantë, në formën e një ceremonie zyrtare. Ku, të dy palëttë dënojnë aktete hidhura të së kaluarës që çuan në një armiqësim të pa merituar.
    —– Së dyti, në të njëjtën kohë, të kërkohet falje për barbaritëe ushtrisë greke të luftës parë botërore në trojet shqiptare, për sulmet e barbaritëe andartëve e të grupeve diversioniste ndaj patriotëve e banorëve të shqipërisë së Jugut dhe banorëve të pafajshem tëÇamëris.
    —– Së treti, Të deklarohet zyrtarisht heqia dorë nga pretendimet territoriale në jug te Shqipërisë, e të ashtuquajturit ‘’Vorio Epir’’, nga nxitjet ose mbështetjet e tendencave nacional-shoviniste, si dhe ndërhyrjeve nëpunët e brëndëshme të shteteve respektive. Një deklarim të tillë ta bëjë dhe Shqipëria për Çamërin.

    —– Pra , Greqia të marrë nismën e pastrimit rrugës nga këto ngërçe, pastaj të vijohet me çështjet e kufijve, të varrezave, të çamërve etj. Deri sa të parapergatiten e të zgjidhen këto tre pika, me mirkuptim përkohësishtle të ndërpritet cdo veprim i përbashkët. Grupet e ekspertëve,të specialistëve ndërshtetërorë,le të punonin në palët respektive për tu hapur rrugën diskutimeve e vendimeve të përbashkëta.

    —-Është paradoksale,e pa kuptimtë, dy popujve nga më të vjetrit eEvropës, tradicionalisht miqësorë,t’u mbahet mbi kokë prej 78 vjetësh një‘’Ligj Lufte’’ që i presupozon këto dy ‘’shtete armiq’’, kur shkaktarëte asaj lufte, kanë mbi 60 vjet që kanë shuar çdo gjurmë të hidhur të së kaluarës, përfshirëedhe me Greqin. Kurse shteti grek, që-është dhe anëtar i bashkimit Europian vazhdontë mbajë ‘’ ligj lufte’’ vetëm me Shqipërin. Dhe Evropa e dyzuar,hesht…!!

    —- Në këto kushte e rrethana jo të barabarta, jo normale e të besueshme, madje diskriminuese, Shqipëria nuk duhet të ulet për marrëveshje e vendime të rëndësishme. Nuk duhet hedhur asnjë hap më tej,pa hequr mëparë atë ‘’ligj lufte’’ atavik, absurd, qesharak, shantazhues ndaj shtetit dhe popullit shqiptar.

    —- Për varrezat e ushtarëve grek,dhe kufirin me Greqinë, pas një pune paraprake, duhet të shprehen studiuesit dhe specialistët e mirëfilltë të fushave përkatëse duke ja kaluar më pas Gjykatës Kushtetuese, pse jo edhe me referendum. Këto e tjera çështje të rëndësishme, nuk duhen lënë vetëm në dorë të njerezve dredharakë, dy-fytyrsha, dopjorol, bisht-përdredhur e kurriz–përkulur.

    Tomor Voda -NY-USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*