Negociatat me Greqinë, çfarë u diskutua në tre takimet Meta-Bushati

February 28, 2018 21:51

Negociatat me Greqinë, çfarë u diskutua në tre takimet Meta-Bushati

 

Presidenca ka zbardhur në orët e pasdites së sotme përmbajtjen e tre takimeve të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me Presidentin Ilir Meta.

Sqarimi i Presidencës erdhi pas deklaratës së ministrit Bushati sot gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se me Presidentin komunikimi ka qenë i mjaftueshëm.

Madje, sipas tij vetëm pasi është sqaruar në mënyrë shkresore, kreu i shtetit ka mësuar kush janë momentet kur kërkohet ndërhyrja e tij sipas ligjit në një proces negociatash.

Deklarata e zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:

“Është e vërtetë që janë zhvilluar tre takime me kërkesën e Ministrit Bushati,  posaçërisht në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018.

Në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t’i akorduar gradën Diplomatike Ambasador Ambasadorit të Shqipërisë në detyre në Beograd, z. Ilir Bocka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO z. Igli Hasanaj.

Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Bocka dhe pranoi në parim kandidaturën e z. Hasanaj duke kërkuar kohë për verifikimet përkatëse.

Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Gjatë takimit të dytë sqarojmë se z. Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithshme të personelit diplomatik jashtë vendit.

Ai shprehu njëkohësisht ndjesën dhe keqardhjen për mos koordinimin  e tij me Kryeministrin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE

Në fund të takimit zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguara mes dy vendeve.

Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona.

Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

Më datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e Ministrit Bushati.

Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy Ambasadorëve të rinj në UNESCO dhe në Gjeneve.

Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuar nga Ministri Bushati.

Në fund të këtij takimi zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithësi dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshjen e detit.

Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhënieve me Greqinë duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishme do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurave të përcaktuara qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat.

Pavarësisht nga kjo transparencë, lidhur me tre takimet, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë qëndrimin e Presidentit të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Greqinë.

Po kështu Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshje të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Parlamentin në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe transparente në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen”.

a.s/dita

February 28, 2018 21:51
Komento

8 Komente

  1. Tek Gjiri i Lalezit: February 28, 22:48

    KOHA ESHTE FLORI….
    Mos ja harxhoni kohen Like Floririt…!
    10minuta +15minuta+10minuta…ne kater muaj a nuk ju duken pak si shume..?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 1, 07:00

      o gjiri i lalëzit
      sipas këtyre po del gënjeshtra e bushatit!pra ai ka bërë vetëm muhabet dhe asgjë tjetër!!
      përse nxitoheni kaq shumë për të shitur shqipërinë!!ju ka mbet gjë në dorë??apo i del data e përdorimit!!
      meçollari po të thotë gjithashtu se:”Meçollari: Çdo marrëveshje e re me Greqinë, më e mirë se ajo e Berishës”
      pra akoma nuk mund të flasim për një ndarje të drejtë!!
      mbi këtë rëndon dhe ajo që unë e quaj si tradhëti dhe më të madhe se deti!zgjerimi i zonave të minoritetit,sikur të mos ishin shumë më të mëda sesa duhen!!duke ditur se nuk kemi të bëjmë me minoritet të mirëfilltë por me diasporë!!

      Reply to this comment
      • mirel March 1, 15:18

        Lexoje intervisten e Mecollarit ne 2015. Dhe atehere Berisha i njeh Greqise 12 milje. Aq sa i njohu Rama. Ka muaj qe te gjithe flasin qe Greqise i takojne 12 milje, ndersa Mecollari aty deklaron qe Greqise i takojne vetem 3 milje .
        Ketu luhet pisllek i madh

        Reply to this comment
  2. Fat man March 1, 02:25

    Hajde President koqe hajde, gjithe veren dhe vjeshten tek Gjiri i Lalezit i paske pjekur e thare fare trute.
    Ne 5 muaj takon 3 here Ministrin e jashtem dhe del nje koqe zedhenes me gomar se i zoti e thote se Presidenti Likja me Bllok ne dore e “mbeshtet” Ministrin duke bere 45 minuta qoke, vetem me u pyet per robt e shpise dhe per Monika Cizmen si jane duhet nje ore e plote lksioni 90 minuta pa nderprerje.
    President qe nuk i hyn ne pune askujt se vetem celsat e kashtes ka ne dore, e hoqi qafe Rama nga Parlamenti se ky me gjithe Mone duan gjysmen e salles per kokat si lope qe kane.
    Po si more sumce i Skraparit me 45 minuta do te jesh ti konstruktiv, i vemendeshem, trasparent dhe do te mbeshtetesh cdo nisme me Ger-qine, qe vetem plumbi i lan oislleqet e ketyre grek-jevgj-arab. TOC.

    Reply to this comment
  3. syri March 1, 02:51

    Meta nuk eshte president eshte opozite! Njelloj si kapter Nishani! Prijani koken gjarperit! Nuk e do Meta suksesin e Rames! Por presioni qe po ben tregon se kerkon te shpetoje nga burgu! Menjanojeni me vendime kuvendi!

    Reply to this comment
    • mirel March 1, 15:32

      Ore shoku Rilindas je ne vete?
      Pse kush ja dha Meten Rames?
      Nese Rama nuk eshte ne gjendje te zgjedhe nje president te sakte, si mundet te jete i besueshem te ndaje kufirin e Shqiperise?
      Jeni koqe, apo ju paguan Ramuti te shkruani per sukseset e tij?
      Pse nuk vendoset shteti ligjor njehere pastaj te diskutohet kufiri?
      Kur deklarohet hapur qe krimi eshte plage e shtetit shqiptar, si mundet tha besosh ti ketij shteti ceshtjen madhore te kufirit?
      Pse i meshohet kufirit me urgjence dhe nuk i meshohet pastrimit te vendit nga krimi?
      Kur shteti eshte akoma i gjunjezuar para krimit si mundet te besosh ti si qytetar dhe si shqiptar qe ky krim nuk po influencon edhe ne ceshtjen e kufirit?
      Evropa nuk aspiron per nje shtet pa ligje, por me kufij te “rregulluar” me Greqine apo Malin e Zi.
      Eshte Junker qe po aspiron kufirin per greket.
      Kaq naiver jeni qe kushti urgjent eshte kufiri dhe nuk eshte shteti ligjor?
      Kujtoni se po ju hapet barku per Shqiperine apo se po gjejne mundesine per tia shkeputur edhe ca copa te tjera si nga Kosova, ashtu dhe nga Shqiperia?
      Perse ne tere keyp vende aplikuese vetem Shqiperia eshte dhenese e territorit?
      Shqiperia eshte ajo qe ka humbur territore, dhe jo Greqia, as Mali i Zi
      Perse nuk shtrohen negocijatat qe te falen territoret shtetit shqiptar, dhe atehere mund te diskutojme ne parimet e barazise per anetaresim.
      Nese nuk ekzistojne keto parime, atehere nuk mund te kete interes te mireqene duskutimesh per te miren e Shqiperise, por e kunderta. Per te keqen historike qe Shqiperia ka vuajtur disa here. Humbjen e territoreve.
      Tani, ju patriote te dashur Rilindas po e kerkoni humbjen e territoreve me zor nga Presidenti. Dhe ja vishni Ramiut si lavdi e sukses kete trasukseste ndyre qe po gatuan.

      Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 March 1, 19:21

    ore njerëz përse nuk shikoni gënjeshtrat e bushtatit??
    ai thotë se e ka diskutuar tre herë çështjen e detit,ose bisedimet me gërkët,me metën!por nga protokolli del se këta paskan folur të tre herët bashkë vetëm 30 minuta!!a thu se mjaftojnë 30 minuta për të zgjidhur një problem të tillë??
    3 herë nga 10 minuta nuktë del kohë të japësh dorën hyrje e dalje,pyetje mirsjellje dhe?????
    çfar tjetër flitet??
    shikoni gënjeshtrat e bushatit,ka protokoll për çdo takim!
    këta as të gënjejnë sdinë!!

    Reply to this comment
  5. presh identi muuta eshte i okupuar me Drogen e kapur lol ! March 1, 19:38

    o BO BO
    c’i ka bo Rama bandave te Droges lol !
    i ka lujt fen ,ja ka shkerdhy deri ne rreze
    dy putanave me te medha te kombit .

    dhe c’bo ky toxiku qe po qelb presidencen tash ?
    po vjen verdall gjasme me i sjell pengesa Rames dhe shtetit Shqiptare per te filluar bisedimet me grekun !

    i iken miljonat nga duart bandes PD -LSI (brrisha bASH muta )

    Po kryeprokurorja perse nuk fillon arrestimet e brrishes
    ,bashes , muta-s ?!
    ku o mcef Vettingu heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeej ?!

    aaaaaaaaaaa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*