Negociatat, mediat greke: Zgjidhja, deri në fund të majit

May 2, 2018 09:30

Negociatat, mediat greke: Zgjidhja, deri në fund të majit

Shqipëria dhe Greqia pritet të zgjidhin negociatat deri në fund të majit, shkruajnë mediat greke.

Sipas televizionit Skai, nisja e negociatave u zhvilluan të hënën në “një klimë konstruktive bashkëpunimi”, dhe në bazë të kësaj marrëveshje, shteti grek mund të deklarojë Zonë Ekonomike Ekskluzive, zhvillim i cili po ndiqet me interes nga Athina.

Kontaktet me Shqipërinë pritet të vazhdojnë në javët vijuese, shkruan Skai.

Kotzias e ka bërë të qartë që nuk ka “çështje çame” të shtruar në tavolinë, dhe se diskutimi i pronës ka të bëjë me “ligjin e famshëm të luftës” me Shqipërinë, shkruan më tej media greke.

Sipas disa interpretimeve, Greqia dhe Shqipëria mbeten në gjendje lufte dhe kjo ka “ngrirë” statusin e pronave shqiptare, për të cilat Mbretëria Greke kishte dhënë garanci kur Shqipëria dhe Italia deklaruan luftë në vitin 1940.

Skai thotë më tej duke teorizuar se, Greqia duhet t’i kishte dhënë këto qindra prona, pronarëve shqiptarë pas përfundimit të armiqësive.

s.a/dita

May 2, 2018 09:30
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 2, 11:00

    deri në fund të majit??
    ça jeni tu bo bre??
    pushime??
    mesi i majit majfton!!sa më shpejt të jetë e mundur!!boll mor me tradhëti,zgjat e zgjat!na morët shpirtin!!bëjen i shpejt e shpejt dhe biem rehat dhe ne!!
    shpejtoni se na mërzitet gërku!!
    bile ka shumë mundësi të na mërzitet dhe kryepeshkopi shqiptar i kishës autoqefale!!
    o bushato,o dhimitri i kociut,pas atyre shkelmave të gjermanisë?!prap po sillni si argument ndarjen e kufirit detar për tu çelur negociatat??se ke kapur që palloshi yt e ka kthy timonin në krah tjetër??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim