Negociatat në 2019/ Pritet zyrtarizimi në Samitin e BE

June 28, 2018 16:02

Negociatat në 2019/ Pritet zyrtarizimi në Samitin e BE

Pas ministrave të jashtëm të BE, të mbledhur në Luksemburg dy ditë më parë, që vendosën të hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, në varësi të progresit të shënuar vitin e ardhshëm, sot është radha e liderëve të BE-së, për ta zyrtarizuar këtë vendim.

Pavarësisht hezitimit të vendeve si Holanda e Franca, vendet anëtare të BE-së i hapën rrugë bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, në vitin 2019, dhe tashmë i është kërkuar komisionit evropian të përgatisë terrenin për nisjen e negociatave, por me kusht që më parë të zbatohen disa kritere; duhet vijuar me progres në reformat e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.

Tani, liderët e BE-së, për dy ditë në Bruksel, do të shprehin qëndrimet e tyre përfundimtare, pavarësisht se nisur nga zhvillimet e javëve të fundit, emigracioni do të jetë tema dominuese në axhendë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar liderëve të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për emigracionin dhe tha në parlamentin gjerman, se ky mund të jetë një moment vendimtar për BE.

Ajo po kalon në fakt një javë të keqe…pas ekipit gjerman të futbollit që doli nga kampionati botëror të mërkurën, ajo përballet edhe me një sfidë që mund të bëjë ose zhbëjë karrierën e saj politike.

Deri të dielën, Merkel duhet të gjejë një zgjidhje për emigracionin, që do t’i jepte fund krizës politike në thellim që kërcënon qeverisjen e saj. Kriza e emigrantëve, në fakt nuk ka përmasat e 2015 por tensionet e këtij muaji, në lidhje me anijet me emigrantë që nuk lejohen të hyjnë në portet italiane, e kanë vendosur çështjen në krye të axhendës.

Italia dhe Greqia duan që barra të ndahet, por vendet e grupit të Vishegradit, nuk pranojnë. Si një mundësi shpëtimi është hedhur ideja e qendrave pritëse të refugjatëve jashtë BE, madje është përmendur edhe emri i Shqipërisë, por asgjë nuk duket e lehtë./Tch

l.h/ dita

June 28, 2018 16:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*