Socialistët europianë: Shqipëria e ka fituar rrugën drejt BE-së

June 28, 2018 17:34

Socialistët europianë: Shqipëria e ka fituar rrugën drejt BE-së

 

Qeveritë progresive në Shqipëri dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë mundësuan që të dy vendet të caktojnë një datë të fillimit për negociatat e pranimit në BE, në 2019.

Rruga drejt anëtarësimit në BE për të dy vendet është prioritare në agjendën e takimit paraprak të Partisë Europiane Socialiste sot, ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev i Maqedonisë dhe Alexis Tsipras i Greqisë.

Ky takim është në vijim të marrëveshjes së ministrave të BE, që negociatat duhet të fillojnë vitin e ardhshëm.

PES ka qenë një kampion i gjatë i anëtarësimit në BE për rajonin, duke përfshirë mbajtjen e një programi ngjarjesh dhe takimesh në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit për të mbështetur punën e tyre drejt zhvillimit europian.

Duke kryesuar takimin, Presidenti i PES Sergei Stanishev tha:

“Është e qartë se përpjekjet heroike të qeverive në Tiranë dhe Shkup për të përgatitur vendet e tyre për negociatat e pranimit në BE, më në fund po japin fryte. Do të ndihmojë në sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit por të të gjithë Europës dhe për të dy vendet që të zënë vendin që u takon me të drejtë, në tryezën e BE.

Në marrëveshjen e fundit midis Z. Zaev dhe Kryeministrit grek Alexis Tsipras, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis dy vendeve, z. Stanishev shtoi:

Ne jemi krenar për rolin tonë në lehtësimin e marrëdhënieve historike midis dy vendeve pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje, duke përfshirë mbajtjen e takimeve bilaterale mes Zoran dhe Alexis, duke kulmuar në samitin e liderëve tanë, muajin e kaluar në Sofje.

E gjithë familja progresive është me ta në rrugën e tyre drejt pajtimit dhe ne presim që marrëveshja të finalizohet, në mënyrë që pengesa për anëtarësim në BE dhe NATO të hiqet për Republikën e Maqedonisë.”

Në takimin e sotëm, të dy kryeministrat z. Tsipras dhe Z. Zaev falenderuan PES, Komisionerët Europian progresistë dhe Z. Stanishev personalisht për mbështetjen e tyre në arritjen e marrëveshjes.

l.h/ dita

June 28, 2018 17:34
Komento

5 Komente

  1. info analitike June 28, 18:22

    Po pse cfare do te thone shoket e Rames, qe BE-ja i beri cicin!

    Reply to this comment
  2. Zgalem June 28, 18:29

    I zoti e shet , tellalli s’e jep
    Brenda 2-3 diteve te fundit , kane ndodhur 3 ngjarje te rendesishme , ne rajonin ballkanik . Presidenti I Maqedonise se veriut , nuk dekretoi ligjin mbi e mrin e Maqedonise , qe diskutohet per 30 vjet , ashtu sic nuk dekretoi as ligjin , per njohjen e gjuhes shqipe , si gjuhe zyrtare ne Maqedonine veriore . Opozita shqiptare , e konsideron humbje qeverritare te Shqiperise , vendimin e komunitet europjan , per t’ a pranuar Shqiperine ne 2019 –en . Ngjaria e trete eshte edhe me e cuditeshme , Ministri grek i puneve te jashteme , Korzias , mori 800 kercenime , pse pranoi emrin e fqiut verior . Kortzias , i ben thirrje prokurorise te merret me keta kriminele , qe nuk duan paqen e Greqise me fqinjet , gje qe lidhet me ecurine paqesore dhe produktive te jetes ne Ballkanin e trazuar . Kaq eshte ngjarja greke .
    Presidenti aktual i Maqedonise se veriut e provoi veten si klloun politik . I pa afte . I paisur me kulturen arkaike te nje shteti inekzistent . C’do shqiptar i ketyre kohrave , do te kishte vene bast , se Presidenti me arkaik i Ballknit , do te mbetej Bujar Nishani , me bemat e tij te pa numurta , por Ivanov , ja mori kete kampion antishteteror . Ajo qe na intereson paraprakisht , eshte qendrimi i Opozites se Lul Bashes dhe Petrit Vasilit , per ceshtjen e pranimit te hapjes se negociotave me Bashkimin e uropjan . Nga opozita ngrihet problema se nuk na pranoi Europa , per keqqeverrisje te Edi Rames . Faktikisht te gjithe antaret e bashkimit europjan u shprehen pro politikave aktualre te Qeverrise dhe per te pranuar u caktua Qershori i vitit tjeter . Forumi na ka pranuar , por ne date tjeter , c’ka do te thote , qe miratohet e kaluara dhe do te vleresohet e arthmja . Opozita shqiptare e ketyre viteve , nuk eshte ky fakti se le per te deshiruar , por duhet te kthehet drejt reformiit rrenjesor te saj . Mendon te kunderten e Europes dhe nuk eshte hera e pare . Kush ja jep kete te drejte? Qendrimi opozitar konceptohet ne ngjarje reale . Keta stisin genjeshtra te tipit Babale , por nuk jemi ne Vllore , por ne Stratsburg . Populli eshte i qarte se opozita e sotme , kunder qeverrise Rama/2 , eshte krejtesisht jasht loje . Duhet te riformohet ne nje afat sa me te shkurter , per te bere rolin real , ne teatrín politik te traumatizuar , per faj te kesaj opozite , te njashme me Presidentin actual maqedons , Ivanov . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro June 28, 20:19

    Nje burre i gjate , ne dukje i hijshem dhe i parfumosur me trasten mbi kurris trokiti ne deren e nje te pasuri dhe kerkoi strehim e ushqim. Nuk te pranoj i thote pasaniku , duke shtuar shtuar me tej ; Lau e pastrou se kundermon ere e qelbur, me ndot shtepine ,shihemi vitin tjeter ne te njenjtin muaj dhe i mbyll deren.. Burri gjate kthehet ne “çiflikun e tij ” i lumtur duke u mburrur se vitin tjeter deren e ka te hapur !!!

    Reply to this comment
    • Arberi June 28, 22:39

      “Komplimentet e mia, bejini nje kontrate me nje rroge me te larte, sepse eshte i talentuar”, do te thoshte sy peshkaqeni per ju zoti Fidel!

      Reply to this comment
  4. intelektuali June 29, 09:44

    MIKU I EDI RAMES, SERGEI STANISHEV ESHTE SHTETAS RUS ME PASAPORTE SOVJETIKE NE XHEP

    Babai i tij Dimiter Stanishev kuader i larte i KQ te PK te Bullgarise dhe agjent i KGB -se se Stalinit me shume krime kunder njerezimit ne biografi dhe me pozite per afrimin me Rusine dhe kunder antarsmit te Bullgarise ne BE.

    Sergei Stanishev eshte ai qe propozoi ne postin e Drejtorit te UNESKO-s nje agjente tjeter e KGB-se sovjetike dhe pinjolle e krimineleve te Stalinit, Irina Bokova qe kishte “zbukuruar” biografine duke fshehur fakte dritheruese si vajza e kriminelit gjakatar, Georgi Bokov me nje thes me krime ne kurriz, gjithashtu sekretar i KQ te PK Bullgare.

    Ne kete kendveshtrim:

    LAVDERIMI I SERGEI STANISHEVIT ESHTE SI NJE MALLKIM PER SHQYPNINE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*