Nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

April 23, 2018 11:00

Nesër në Tiranë Donald Tusk, Rama të enjten takohet me Merkelin

Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë nesër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Para vizitës Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama të mërkurën do të niset për në Gjermani, pasi të enjten do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Deri në qershor Shqipëria do të lobojë në vendet skeptike të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda për t’i bindur që t’i japin një shans për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në datë 17 prill.

o.j/dita

April 23, 2018 11:00
Komento

1 Koment

  1. demo April 23, 13:51

    E mbani mend kooperativen e Shengjergjit,ne 78-80,qe hante mish sa Tirana?Nje fshat me 100 shtepi,konsumonte mish sa Tirana me 200 mije banore.U be Shengjergji lubi,qe perpinte tufat e bagetive.
    Keshtu eshte bere Shqiperia ne Evrope.
    Nje fshat me 2 miljon banore po perpin miljarda euro me PPP,sikur me qene Kina.700 miljon euro PPP ne shendetsi,;300 miljon euro PPP per inceneratoret,;1miljard e 500 miljon euro PPP per rruget,..Ka shku euro per lesh,si me qene leter higjenike.Prandaj vjen Donald Tusku ne Tirane dhe kete delirin rajonal e ka thrrit Merkeli neser ne mjes ne drejtori.
    Kooperativa Shengjergjit ja vuri fajin ujkut qe hante bagetite,po cfare lloj ujku ka ra ne qeveri,se thone qe “Paret nuk i ha as qeni”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*