Negociatat për kthimin e PD-së, shtyhen një javë punimet e Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit, e parashikuar për në 18 dhjetor, është shtyrë me një javë.
Shkak për këtë thuhet të jenë bërë negociatat për kthimin e Partisë Demokratike në Kuvend.
Negociatat i ka marrë përsipër Parlamenti Europian, që ka kërkuar nga PD të kthehet në parlament.
Për të thyer PD-ja bojkotin, pritet që të miratohet një ligj për dekriminalizimin e parlamentit.
Ligji duhet të miratohet me konsensus brenda gjashtë muajve të parë të 2015-s.
Negociatat bëhen në një kohë që mandatet e PD-së po shkojnë drejt djegies.
Për këtë arsye, PD është vënë nën presion që të kthehet në Kuvend edhe nga aleatët e vet, të cilët thonë se është e pakuptimtë të digjen mandatet e opozitës.
Madje, Dash Shehi paralajmëroi se ai do të jetë në seancën e radhës në parlament, pavarësisht vendimit që do të marrë PD-ja.
Per cfare po negocionet,per ti garantuar paprekshmeri Sali Berishes? Do ta beje Edi Rama kete maskarallek?