Rama: Zgjerimi i BE në situatë kaotike, por jam optimist

May 18, 2018 13:39

Rama: Zgjerimi i BE në situatë kaotike, por jam optimist

Sapo ka mbërritur nga Sofja kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku informoi lidhur me rezultatet e zhvillimeve të samitit BE- Ballkani Perëndimor. Erërat e zgjerimit brenda BE, tha Rama, nuk ndihmojnë, por ai shprehet optimist.

Nuk ishte samit për temën që na intereson në mënyrë të veçantë por tema ishte e pashmangshme dhe si rezultat i këmbënguljes tonë për të shfrytëzuar hapësirën në dispozicion në funksion të përpjekjes sonë diplomatike drejt fundit të qershorit. Patëm dy raste të rëndësishme, qoftë në mbledhjen e liderëve dhe drekën që pasoi, rasti i parë me agjendë formale, rasti i dytë dhe më i favorshëm, sepse ishte bisedë e lirë, dhe faktikisht gjithë pjesën e luanit në drekën e liderëve e mori kjo temë, që bëri dhe që të ishte një drekë e gjatë.

Është e qartë dhe nuk është sekret, të shkonim në Sofje për ta mësuar, po jemi në një fazë ku agjendat nuk përkojnë plotësisht, madje përkojnë pak, agjenda jonë e objektivave të mëtejshëm të integrimit me agjendën brenda BE-së me objektivin e reformimit që është një agjendë në një situatë shumë kaotike pasi ka qëndrime të ndryshme dhe ka pak qartësi se si do të shkohet në rrugën e reformimit të BE, nëse do të shkohet në këto rrugë, pasi dihet që proceset brenda BE janë të komplikuara për faktin se 28 shtete duhet të bien dakord për çdo gjë që thuhet e bëhet.

BE është në kulmin e një debati të brendshëm po nga ana tjetër dëshiroj të them se ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vazhdoj të mbetem optimist”, tha Rama.

Ai tha se jemi në fazë të dialogut intensiv me nivelet më të larta.

o.j/dita

May 18, 2018 13:39
Komento

3 Komente

  1. OPTIMIZMNI JUAJ ZOTI KRYEMINISTER ESHTE NJI ILUZION I GABUAR May 18, 13:51

    – I CILI MUNDET TA COJE SHQIPERINE NE NJI KURS
    FUNDEOJE PERFUNDIMTARE

    AH NQS OPTIMIZMI KRYEMINISTERIT TONE
    BAZOHET NE LOJEN ZBAVITESE QE KA BER E BEN

    ME BANDAT TERRORISTE TE OPOZITES
    KJO ESHTE DICKA TJETER !

    PRA VARET SE PER CFAR OPTIMIZMI BEHET FJALE KTU !

    Reply to this comment
  2. Arben May 18, 14:05

    MJERE KY POPULL.

    Reply to this comment
  3. info analitike May 19, 03:53

    Eh more shoke kur UA thosha une qe ketij ne Europeo ia Kane vene vizen si karagjoz e psikopat me turreshit si te marre. Qy eshte katandisur qe ne vajze e re gazetare fa bene già mbathe vrapit e te mos i pergjigjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*