Rama: Më mirë se kaq nuk mund të kishim, është lojë e madhe kjo

October 16, 2019 19:47

Rama: Më mirë se kaq nuk mund të kishim, është lojë e madhe kjo

BRUKSEL – Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për, ku foli për situatën aktuale të bisedimeve për negociatat.

Rama ka shqetësim të theksojë që kjo situatë nuk ka të bëjë me qeverisjen e tij:

“Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane” – thotë ai.

Sipas kryeministrit “vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet”.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Presidenti Tusk është një avokat i palëkundur i procesit. Kemi shkëmbyer informacionet e orëve të fundit. Më e mira do të ishte një zgjidhje kompromisi, por mund të ndodhë gjithçka, çdo opsion është i hapur. Ka një përpjekje të brendshme të shumë vendeve për të bërë më të mirën dhe për të mos e lënë procesin të hyjë në hulli të panjohur” – thotë KM.

I pyetur nëse i druhej  një skenari për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, dhe në një rast të tillë, a do të ishte ky një provë që nuk është çështjen e brendshme e BE por dështim i Tiranës, Rama tha:

“Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshinë ne si Shqipëri. Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë. Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit”.

Rama shtoi: “Ky është një raport i rëndësishëm për Europën në raport me vetveten dhe të ardhmen e zgjerimit. Nuk është thjesht një moment i rëndësishëm jashtëzakonisht shumë për ne si Shqipëri. Në këtë moment të rëndësishëm për Europën është shumë e rëndësishëm që ne të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm. Ashtu si kundër, nuk kemi pse të jemi optimist pa arsye”.

e.ll./dita

October 16, 2019 19:47
Komento

15 Komente

  1. ISH ANTIENVERIST October 16, 20:05

    Kjo perdhosje nga perendimi eshte lapidar diamanti qe ju “pika..pika” e glases politike po i ngrini Enver Hoxhes..

    sot eshte 16 tetori i Enverit dhe nuk ka kurore me te mire qe Euro-AMERIKA PO NGRE XHAXHIT..

    jo per merite te tij por 30 vjet jane shume dhe vertetojne se ai kishte te drejte

    Reply to this comment
  2. fol me murin October 16, 20:08

    Rama ne perfundim te takimit me Presidentin ne ikje te KE Tusk e ndihmon ate te zbraze zyren per pasardhesin…

    Reply to this comment
  3. Buda October 16, 20:23

    Rame, me mire thuaj se asnje i pasur nuk e do nje te varfer ne tavoline. Kjo eshte Shqiperia.

    Reply to this comment
  4. Shoku October 16, 20:45

    E ka thene i madhi Enver Hoxha : ” As ka e as do te kete kurre nje Europe te bashkuar” Ja e verteton mos pranimi i disa shteteve dhe largimi i Anglise. A nuk kishte te drejte Enveri ?

    Reply to this comment
  5. ShkoDrani October 16, 21:55

    Eh, keshtu ishte loja….jote, i nderuar piketor. Per Shqiperine nuk eshte e para here, por na i kurse fjalet.

    Reply to this comment
  6. Aladini me eskorte October 16, 23:00

    Lere lojen e madhe se ajo aty ka qene gjithmone
    ti cfare bere per kete lojen tone te vogel?
    Apo te plasi shume ty per BE
    Ju te gjithe si klase politike jeni ne BE madje me mire se ne BE
    Keni pasuri, pasaporta diplomatike, imunitet nga ndeshkimi

    C ju duhesh shefat e Brukselit ju apo tju prishin sulltanatin

    Reply to this comment
  7. . October 17, 01:44

    Kush s’e kupton akoma se negociatat per pranim ne BE jane vetem avantazh per karrieren e Ramutit.

    Lexojeni si mbrohet, cfare ndodh tani thote nuk ka te beje me Shqiperine e Maqedonine por jane probleme te tyret te brendshme

    Si spaska te beje me Shqiperine kur Makron permend emigracionin masiv te rinise shqiptare dhe azilet pa kriter, po korrupsioni i gjithe politikes pa dallim e ne vecanti i PS qe kryeson ti mer kokemadh Km. Vete njerezit qe zgjedh me doren tende ta kan plas bomben e korrupsionit ne dore sa her

    Reply to this comment
  8. . October 17, 01:45

    per Maqedonine te vjen vertet keq gjynah

    Reply to this comment
  9. Një militant i devotshëm i Ripjelljes socialiste October 17, 06:40

    I nerum zoti kryeministër , mos e ça fare për BE. Mos u mërzit , historia përsëritet. Dikur bab Haxhi Qamili me brekushe dhe opinga lëkur derri, sfidonte duke thënë që nuk çaj bythën për Europin sa të kem Kavajën dhe Peqinin. Ti i nerum Edi me mënçuri, mbasi veshe brekushet diplomatike të bab Haxhiut që të shkojnë shumë, me halencën treshe të “shengenit ballkanik” i the qartazi me trimëri qeveritarëve të BE: sa të kem Kavajën …., më fal për lajthitjen, sa të kem Serbin dhe Maqedonin e Veriut nuk e çaj bythën për ju.
    Këtë mesazh të hollë diplomatik dhe trimëror haxhiqamilist qeveritarët e shteteve të BE e muarën dhe,paçin vehten më qafë me problemet e tyre të brëndshme në qoftë se nuk do të reagojnë. Haleanca e shengenit ballkanik s’ ka nevoj për të mëdhenjtë e Europës. I nerum Edi, ka të drejtë miku yt i haleancës, i nerumi Vuçiç kur thot “pa ironi” që je politikan i rangut botëror! Po nderon vehten, Ripjelljen socialiste dhe popullin shqipëtar që e do kaq shumë!

    Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 October 17, 08:13

    o gazetarë të qelbur,o katunar mutit
    “Rama: Më mirë se kaq nuk mund të kishim, është lojë e madhe kjo” në asnjë fjalë të tij,dobiç ramës,që keni përmëndur në këtë lajm,nuk ka të shkruar “është lojë e madhe kjo”!
    ku P të nënave tuaja i sajonin këto thënje dhe nuk i vërtetoni??
    a e kuptoni se ajo që ju mund të mendoni nuk mund të vihet në “gojën e tjetrit”??
    ju nuk keni as idenë më të vogël që gazetarisë,nuk keni as njohuritë më të vogla të profesionit!jeni katnar,në kuptimin më të trashë të fjalës,që ju ka dhënë dikush të drejtën të shkruani në një medje!!
    o thamo çjanë këto idiotësira??
    si mund të vësh në gojën e dikujt atë që mendon ti,por që personi nuk e ka thënë fare??
    kjo i humb vlerat besueshmërinë kësaj gazete!
    kjo të bën që të mos e marrësh seriozisht,TË MOS E LEXOSH FARE KËTË GAZETË!!
    përse kujton se e kemi braktisur meron,nuk i lexojmë ato gazeta të sali qënit??
    sepse shkruajnë gomarllëqe të tilla!se mashtrojnë shumë trashë!!

    Reply to this comment
  11. alphade October 17, 11:30

    Per kete sharlatan, une si qytetar anonim nuk kap vote me
    dore dhe u bej thirrje gjithe qytetarise shqiptare te realizo-
    je nje bojkot masiv te te gjitha partive qe t’i turperoje sado
    pak pushtetaret tane te paskrupullt, qe i kane vene kazmen
    ketij vendi .! Keto parti ekzistuese duhen shfarosur nga fa-
    qja e dheut dhe jo vetem kaq: Kreret mafioze ne grup te
    .degdisen ne REC duke i konfiskuar gjithe pasurine dhe
    kur them gjithe pasurine ,asnje qindarke nuk i duhet lene
    ne xhep sepse tere jeten do ta kalojne ne REC dhe s’kane
    nevoje per asnje “qindarke” ! Keta qelbesira duhen zhdukur
    nga faqja e dheut. Dje isha ne Lunder dhe aty pashe sa
    majtas e djathtas vilat luksoze te Nanos-Zenit,etj.etj.
    Shkon ne Gj. e Lalezit,vila luksoze per Meten, Giten,etj.etj
    Ku i gjeten keta bribone,hajna kriminele e mafioze keto
    troje, kush ia la ketyre qafireve kete toke, nga kush e tra-
    sheguan ? E grabiten, e plackiten ! As Turku,as Greku,as
    Serbi nuk e rrembyen kete token tone me aq brutalitet se
    sa shkembori i Zagorise, Nano dhe shpellari i Vicidolit,
    Berishe Krimineli dhe as zgjebaraku e morracaku i Cepanit,
    Ilir Floriri…..!!! Prandaj kjo klaee hadutesh duhe vene flaka
    dhe te vihen ne tabelen e turpit te shoqerise shqiptare…!!!

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit October 17, 11:47

    Evropes nuk I prishet fare qederi nga azilantet shqiptare, qe do jene maksimumi 500 mije edhe sikur te ngrihen te vdekurit. Evropes I duhen punetore, bujkrober, bojaxhinj dhe hallexhesha qe tu mbajne pleqte ne shtepi. Por tjeterkund e ka zanafillen ky makaroni qerrata. Po ti blinim helikoptere, te benim dhe ne ndonje ure gjigante nga kompania francese, ashtu po qe do jepnin ok. Me kete rast, falas fare i ben nder edhe serbise, qe ta nxjerre te pare e fshatit. Ne keto gjera Rama nuk ka peshe shume, por ndonje faj te vogel e ka. Ato paraqitjet me atlete dhe qyfyre ia bejne me te lehte makaronit, shto edhe shqipot gomere qe shkojne yrrjabyrrja ne azil sa per nje pjate supe. Ne emigrim shkohet me objektiva, jo sa per te dale njehere, te behet c’te behet.

    Reply to this comment
  13. Lezhjani October 17, 14:17

    Per ty Rama cdo gja asht loje…
    Ma mir thuj qe Shqiperia nuk e meriton qe t futet ne BE , Arsyja e din te gjith qe ti Rama e te gjith politikanet e Shqiperise jeni te korruptuar e jeni te gjithe per burg… kjo asht e verteta . Europa e tgjith e din . Turp te vij Edi qe mundohesh te mashtrosh Popullin. Akoma mendon qe Populli asht budallla ? Turp per ne Shqiptaret qe na perfajsoni …. T gjith Shqiptaret duam qe t hyjm né BE , por jo kshtu qe don ti zt. Rama. Né e dime qe juve nuk ju intereson qe t hyjm né B.E , se po te hyjm ne BE , Sali Berisha me banden e tij , Ilir meta me banden e tij , Edi Rama me banden e tij do hetohen thellesisht per krimet , vjedhjet e shkaterrimin e Shqiperise dhe do perfundoni te gjith ne BURG … zt Rama .

    Reply to this comment
  14. Klevi October 23, 21:39

    Po si nuk doli nje politikan ,gje qe ne se kemi pasur kurr nje te till, te marri fajet e kesaj ceshtje dhe shume te tjerave…mia culpa. Eshte fjale hynore dhe nqs e thua ska asgje te keqe ,,,ikni o politikan karrikesh dhe na ktheni lirine se na larguat te gjithve nga familjet dhe nga toka jone dhe na late jetim neper bote ,ku askush nuk na shikon si njerez per fajin tuaj…..NQS KA RINI DHE SHQIPTAR DUHET T GJITHE TE NGRIHEN E TI SHPORRIN KETA FELLIQSIRA,,,FUNDJA FARE KETA E MARRIN RROGEN NGA NE JEMI NE PUNEDHENESIT E KETYRE…FALEMDERIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*