Negociatat, Rama: Nuk humbëm 12 muaj, por kemi 12 muaj punë

June 29, 2018 10:46

Negociatat, Rama: Nuk humbëm 12 muaj, por kemi 12 muaj punë

 

Kryeministri Edi Rama, në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, bëri ndryshimin midis çeljes imediate të negociatave dhe në 12 muaj.

“Ka një ndryshim midis çeljes së negociatave imediate dhe në 12 muaj, por është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë që shkon deri në 12 muaj.

Fakti që çelja e negociatave është e caktuar në 2019, por komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave”, tha Rama.

Ai më tej, u shpreh se nuk ka asnjë kusht shtesë gjatë kësaj periudhe.

“Më vjen për të qeshur dhe qarë, kur dëgjoj se Europa ka vendosur 13 kushte, por nuk është kështu. Por këtu nuk është çështje kushtet, por përputhshmërisë së shtetit me vendet anëtare të BE, dy organizmat të bëhen një”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka kapërcyer një moment tejet delikat, pasi sipas tij, ka bërë më se çdo vend tjetër në këtë fazë.

“Është njohur nga të gjithë, edhe nga ata më skeptikët, që Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë.

Ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Të gjithë e dine që dy orë përpara vendimmarrjes nuk kishim tekst për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve.

Reforma në drejtësi te ne është unikale e gjithëpranuar si model që duhet shtrirë më tutje në të gjithë rajonin tonë, me kosto jo të vogla, për të cilën ne rrezikuam koalicionin qeverisë.

Për rëndësinë që ka Europa në ka në këtë territor, fqinjët tanë ndërruan emrin. Procesi është jashtëzakonisht i sofistikuar dhe me mekanizma djallëzorë që vetëm BE mund t’i krijojë dhe ka nevojë për një punë të jashtëzakonshme për të qenë në orar, për të qenë cilësisht të gatshëm për të adresuar problematikat, për të vazhduar thellimin e një procesi që për ne ka nisur”, tha Rama.

a.s/dita

June 29, 2018 10:46
Komento

4 Komente

  1. rrem vogli jr. June 29, 11:12

    Kjo nuk tregon vetem tmerrin nga deshtimi I nje fushate te kote personale, por dhe perbuzjen qe ka per shqiptaret duke I konsideruar budallenje, deri sa mendon se po I mashtron.
    Sigurisht qe duhet pune, por jo fushata “rilindese” e as pseudovetinge. Te korruptuari dihen, kontrolli masiv I pasurise I evidenton ata menjehere. ::::asnje nepunes me rroge nuk mund te ndertoj nje vile jo dy e tre, e ato blihen me Banke…..anje rrogtar bsmund te kete benx e me teoer…. dhuratat prapa te cilave po fshihen duhet te ishin deklaruar sepse ndalohen per zyrtaret, e sidoqofte me dokumente te rregullta e nga Bankat.
    Prandaj kuptoni qe me hajna nu behet as shtet e as demokraci.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 29, 13:17

    eh mor njeri,nëse mund të quhesh i tillë,siklet e ke!!shumë duhet të dridhesh për të treguar se gjërat shkojnë drejt!!
    ose më mirë për të dhënë pështypjen se gjërat shkojnë drejt!!
    po të shkonin drejt!?
    nuk da tja vlente të përdridheshe!!
    hik mor hale se nuk ndryshon nga të tjetër,përveçse mund të jesh më i ndyrë!!

    Reply to this comment
  3. Kopshtari June 29, 16:01

    Vazhdo perpara. Ata qe jan mesuar do lehin se ate din te bejne. Shqiptaret dhe Shqiperine si ulin dot babalet. Armiqte e brendshem te ketij kombi dhe ekstremistet e djathte europian, ja dolen te vonojne daten, por nuk e njohin vullnetin dhe deshiren tone. Shqiperia do te behet nje shtet modern europian, per qefin ton dhe per inatin e armiqve tan.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 29, 18:04

    E shikoni more shoke cfare do te thote te kesh nje psikopat si krieminister. Urdheroni degjoni deliret e ketij megallomani qe njeh vec suksese ne rrugen e tij te deshtimit total. E pate se sapo u kerkua nje borxh i ri prej 500 milione eurosh? Askush nuk komentoi e as nuk shpjegoi arsyet pse dhe se cfare u be me parate e marra borxh me pare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*