Tërheqja e Francës në momentin e fundit dhe propozimi i qershorit 2019

June 27, 2018 17:37

Tërheqja e Francës në momentin e fundit dhe propozimi i qershorit 2019

Pas tre ditësh negociata intensive në Luksemburg e Bruksel, Bashkimi Europian vendosi të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në Qershor të vitit të ardhshëm.

Deri në marrjen e vendimit, procesi u karakterizua nga një konflikt mes shumicës së vendeve anëtare dhe Francës e Holandës, gjë që bëri që në takimet përgatitore të ambasadorëve të mos miratohej asnjë tekst për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg e thelloi konfliktin, në një mjedis shumë acid ku Italia dhe Greqia udhëhoqën grupin e madh të shteteve, që synonin vendosjen e datës në Dhjetor, ndërkohë që Gjermania, deri në atë moment e heshtur, në kërkim të një kompromisi me Francën e Holandën, u shfaq për herë të parë në krah të Shqipërisë, duke u bërë pjesë e bllokut pro.

Franca dhe Holanda u shprehen kundër çdo date.

Kështu, edhe takimi i Luksemburgut dështoi, pa mundur të nxjerrë një tekst për tryezën e liderëve të Bashkimit Europian.

Situata u tensionua më tej të nesërmen në Bruksel, ku Franca dhe Holanda, nuk i çuan ministrat në takim, po e vazhduan procesin përmes ambasadorëve, ndërkohë që Danimarka u shfaq për herë të parë në krah të tyre, duke mbështetur opsionin e mosvendosjes së një date.

25 shtetet e rreshtuara në krah të Shqipërisë e të Maqedonisë, nisën të studiojnë opsionin e një deklarate të përbashkët politike dhe Kancelarja Merkel mblodhi grupin e saj parlamentar, të cilit i komunikoi dështimin e negociatave me Francën e me Holandën, duke lënë të kuptohet se në këto kushte, Presidenti Tusk nuk mund ta vendostë këtë çështje në axhendën e 28 Qershorit, si pikë diskutimi mes liderëve.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati mësohet se kanë zhvilluar të martën një seri bisedash telefonike me Berlinin, Parisin dhe Hagën dhe kanë qenë në komunikim të pandërprerë me Italinë, Greqinë e disa vende të tjera në krah të Shqipërisë, shkruan tv klan.

Mes precedentit të krijuar nga Këshilli Europian me Malin e Zi, ku data është dhënë 6 muaj nga vendimmarrja e Këshillit me disa kushte për t’u plotësuar dhe precedentit që do të krijohej nga Franca dhe Holanda në këtë rast, ku Këshilli nuk do të vendoste asnjë datë po thjeshtë do të rreshtonte kushte për t’u plotësuar në vazhdim, deri pasdrekën e të martës u krijua ideja se përfundimi do të ishte nul, as datë as kushte, po as diskutim në Këshillin Europian, çka do ta shtynte në kalendat greke procesin.

Zgjidhja e kompromisit ka ardhur në minutën e fundit kur Franca ka hedhur papritur në tryezë një tekst të ri, me një afat gjashtë muaj më të gjatë se sa precedenti malazez, por me pranimin e vënies në lëvizje të mekanizmit përgatitor që zakonisht zbatohet jo përpara, po pas datës së përcaktuar.

Kjo lëvizje e minutës së fundit e Francës ka rifutur në normalitet një proces të dalë jashtë shinave tradicionale të Brukselit dhe ka marrë miratimin e të tjerëve, duke ringjallur optimizmin e varrosur për tre ditë rresht në një maratonë konfliktesh të brendshme që ka reflektuar gjithë brishtësinë aktuale të projektit europian, nën trysninë e presioneve antieuropiane, brenda disa vendeve kryesore të Bashkimit Europian.

o.j/dita

June 27, 2018 17:37
Komento

4 Komente

  1. info analitike June 27, 18:24

    Fajin e ka Saliu, Lulushi, Franca, Hollanda, Danimarka e aspak kriepsikoja me banden e trafikanteve e krimineleve rilindjote. keta te shkretet punuan qe te benin shtet me Tahorret, Xhafajt, Frroket, Doshet, Ndoket, Bushet, Rroshet, Gjushet, Sejdinet, Shukrinjte.

    Reply to this comment
    • Gerti June 27, 22:14

      Do vdesesh duke vjelle ne blog o info haleja, Ben ironi ti o bajge e familjes kriminale. Shtet bete ju me Brekeskishen, Ed Paloqen, Strazo Kokerrjepurin, Salianjken me Grida Sumen. Fare muti ju fara e ndyre e vicidolit

      Reply to this comment
  2. Arben June 27, 18:50

    O popull, cohu NGA gjumi, SE edhe vdekja do na gjeje

    NE gjume.

    Reply to this comment
  3. SS June 27, 19:10

    Po c’pune ka qe lodhet kaq shume Rama ! Fatin tone e vendos BE a’s nuk duet t’ja dine per korrupsionin Kurr erdhi Bushi tek ne …per mikpritje i vodhem oren e dores ..s’kaloi shume kohe na futen ne NATO .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*