Nën çarçafë edhe pas ndarjes…

May 3, 2019 12:13

Nën çarçafë edhe pas ndarjes…

Sipas ekspertëve për çiftet e zakonshëm, ky është gati-gati një rregull, një shembull i rëndomtë: Pas ndarjes, përfundojnë prapë në shtrat dhe nga ai moment takohen jo rregullisht. Por, vetëm për seks.

Le të zbulojmë se cilët janë faktorët që hyjnë në lojë pas një periudhe shkëputjeje, të cilat çojnë një çift të tillë për t’u takuar përsëri nën çarçafë edhe pas ndarjes.

Përfshirje më e madhe

“Kjo është një situatë e përhapur që shpesh zvarritet për vite me radhë”, thotë psikoterapistja Anna Salvo. E kanë të lehtë ta bëjnë ata që ndjenjat i kanë më të cekëta dhe të manipulueshme, për të tjerë është e vështirë, ndoshta e pamundur, por këta janë të rrallë. Nga pikëpamja seksuale, raporti është i kënaqshëm për të dy palët, për shkak se ata e njohin mirë njëri-tjetrin. Por edhe sepse këto takime janë të parregullta, të ndaluara, të çuditshme, çka e rrit edhe dëshirën.

Një furi emocionesh

“Këtu është keqkuptimi i madh”, ndërhyn seksologia Roberta Rossi. Sepse burrat për të ndarë seksin nga dashuria e kanë shumë të lehtë dhe të natyrshme, ndërsa për gratë është krejt e kundërta. Për ne, të bëjmë dashuri nuk është vetëm takimi i dy trupave, por është një shprehje më komplekse, në të cilën përfshihemi me gjithçka dhe shpenzojmë emocione, shpirt. E tillë është qënia femërore.

Një ndjenjë sigurie

Kur ti e kupton që i dashuri i dikurshëm ju kërkon takime sporadike është e lehtë që të ndiheni në siklet. Por nuk jeni në gjendje të thoni jo dhe të ndërprisni këtë marrëdhënie të çuditshme.

Nga njëra anë kjo ju dëshmon të cekët dhe është lënduese për atë që keni tani pranë (nëse ju do dhe e doni është shumë e rëndë të pranohet) por nga ana tjetër, duke bërë dashuri me një njeri që e njeh mirë, e gjithë kjo situatë ju ofron ndjesi lehtësuese në rrugën e shkurtër të pasionit.

Pra përgjegjësi dhe maturi apo dorëzim te pasioni për një orë apo një natë seks? E vendosni ju, varet nga personaliteti juaj dhe nga niveli i respektit dhe dashurisë që keni për veten dhe sidomos për personin që mund të lëndohet nga nevojat tuaja për ish-in.

Një zgjatje e kohës së ndarjes

Si të sillesh atëherë? Për ata që e kanë të lehtë ta bëjnë, jepini. Shpëtoni nga drama në rrugën e lehtë, fundja për ju kjo nuk është edhe aq e tmerrshme, sepse ju mendoni që duke e detyruar kohën të ndalojë, kjo nuk është zgjidhja më e mirë.

Sikurse do të thoshte shkrimtari hungarez Milan Kundera, është një valëz lamtumire. Definitivisht shkëputja nga një person kërkon kohë, ndodh me gradë. Nëse jeni nga ata ose ato për të cilët takimet seksuale janë hapa të vegjël drejt lamtumirës së fundit, ç’mund t’ju këshillojmë tjetër?

e.t./dita

 

 

 

May 3, 2019 12:13
Komento

1 Koment

  1. tema pak jashte natyres se shqiptareve ,,,tingellon pas "heeeeeeeee! " May 3, 13:09

    Per ate qe flet .(Anna Salvo -qe personalisht me tingellon tingellon vertet omel)
    ..
    te tilla maredhenje ndodhin natyrishte ne shoqerit europiane por absolutishte ne ato shqiptare .

    mbas ndarjes te nji cifti shqiptare ,kemi degjuar te takohen ,

    por “sexi ne carcafe” i shqiptareve ka qen ne rruge ,dhe nji art i dhunshem sadomasso , godzje ne grushta shkelma gruas , ose me ndonji arme ,qe ka cuar mjerishte ne vdekjen e gruas.

    pra ky variant lamtumire ndarje ( sex me ex ) eshte realitet # nga ai shqiptare …

    ndersa per sa i perket asaj qe flet sexologia Roberta Rossi –
    tingellon ne nji far menyre e besueshme edhe per femren shqiptare ,
    e cila e do natyrishte edhe sexin por # nga meshkujt
    dhe e perjeton gjithcka me emocione ,vecanarisht kur
    ka fatin te jetoj ato momente , me nji cavaljer e mashkull te vertete .

    ndjenja e pasigurise eshte nji lidhje ose te themi maredhenje ne mjergull qe i ngjan me shume nji iluzioni

    ” zgjatja e ndarjes ” par kendveshtrime te tjera , mendoj un varet shume nga maredhenja misids ciftit ,
    qe shpesh her ka edhe mosqartesi ,qe mundewt te jet vertet edjhe nji keqkuptim ,
    qe behet per arsye te ndryshme .njeri psh kerkon te rrespektoje x Femer dhe ja trasmeton kte ne nji art ndryshe se eshte i njohur ne shume lidhje ,duke treguar rrespekt per miqesin e pasur ,per ti dhen edhe shoqerise ambjentit qe i rreethon ,ate ndjenj te ” rrespektit njerezore – te ndjenjes se mos harruar cdo te mire sado unkonvicionale te ket qen ajo ,pra thjeshte per te dhene edhe nji sinjal ne ate shoqeri qe i rrethon ,se sado e joeqarte joe vertet te hjet ndjenja per X- femer , ti duhet ta rrethosh ate me rrespekt dhe dhurosh emocione ,kur dihet qe femra eshte nji thesar emocional ,pra per te treguar njeri duhet te dhurosh ndjenje ,dhurosh edhe ne shenje mirenjohjeje edhe nqs ti ne te vertet per ty si mashkull gjithcka te ishte nji shetitje ne nji ender te bukur ose nji iluzion i kendshem qe s’ka demtuar asnji .

    E fundit ,sipas Milan Kunderas ,

    tingellon per ne shqipot pak cuditshem ,por un i kuptoj

    Hungarezet . Fenrat Hungarese jane nga femrat qe jetojne per sex ,

    ne discun e jetes se tyre sexi eshte ne radhen e pare
    e padyshin jane nder femrat me te avancuara ne sex

    nga pothuaj gjithe femrat europiane ,ne te ndjer te sexit si ato e jetojne dhe ndjejne ate jan te flakta ,

    pradanj ndoshta edhe ne vendin e tij Lamtumira

    mundet te shoqerohet me seanca sexi me ishmiken ose te dashuren …
    (personalishte sdo kisha sgje kunder )
    qe si pershendetje Lamtumire te jet ashtu , disa

    takime te improvizuara ne nji art pak romantik “Rondevu”
    ku te benin sexin e lamtumires e palloje miken tende ,si nji i cmendur mbas saj , deri ne megjes ,sa te mbanin kembet ,
    si mos te kishte me nji te neserme me …

    (vetem se nqs ajo do pergjigjej me te njejtin pasion sexual e do digjej ne ate flak me ty , qendron rreziku i fillimit nga e para dhe flaket te ndizen perseri si ne ate her te par ) 😛

    haha ,
    asnji cudi edhe kan ndodhur gjona …

    Hajt pra nji fund jave te kendeshme ,mbush me emocione ,
    sidomos per ato femrat qe jane Vampire emocionale ,
    qe duan te thithin deri e piken e fundit ate qe ke ne shpirt ,
    pra shume kenaqsi e pse jo edhe sex sex sex ~ fino al morte 🙂

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*