Nën hetim 274 makina, Prokuroria: Pjesa më e madhe hyjnë në Tiranë e Durrës

September 29, 2017 20:21

Nën hetim 274 makina, Prokuroria: Pjesa më e madhe hyjnë në Tiranë e Durrës

Numri prej disa dhjetëra mjetesh të shtrenjta të sekuestruara gjatë ditëve të fundit nga organet e rendit duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, vetëm gjatë dy viteve të fundit janë hetuar 274 mjete të trafikuara.

Po sipas të dhënave të prokurorisë rezulton se shumë pak prej këtyre hetimeve kanë përfunduar me kallëzim penal në Gjykata, ndërkohë që rezultojnë në total vetëm 8 të dënuar për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike.

Tirana është qyteti me numrin më të madh të procedimeve për trafikimin e makinave në vitin 2016, me 27% të totalit.

Pas Kryeqytetit, numrin më të madh të hetimeve për trafik makinash e ka Durrësi, me 15% të totalit. Prokuroritë e Vlorës dhe Fierit kanë proceduar respektivisht 8% dhe 7% të totalit për vitin e shkuar, raporton Scan.

Trafikimi i mjeteve motorike parashikohet nga neni 147 i Kodit Penal. Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

September 29, 2017 20:21
Komento

1 Koment

  1. Korab Shpiragu September 30, 13:05

    Po, sot edhe une me nje makine rrangalle u ndalova nga nje polic gallof ne kryqezim te Tiranes dhe pa asnje pershendetie, pa asnje shkak, me kerkoi dokumentat dhe patenten. Pasi I gjeti te gjitha ne rregull, me thote ik. Dhe kur me shume njerzillek e pieta pse me ndaloi, me thote pse u merzite zotrote. Nje injorant qe nuk di rregullat elementare te sjelljes, as rregullat e qarkullimit rugor, nuk mund te ushtroje detyren e policit. Copa e injorantit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*