Nën kritika të vazhdueshme te Milani, por Bonucci mund të shkojë te Reali

November 24, 2017 11:58

Nën kritika të vazhdueshme te Milani, por Bonucci mund të shkojë te Reali

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ende nuk e ka gjetur vazhdimësinë në rendiment që ka patur tek Juventusi.

U pa qartë edhe në sfidën e Europa League-s ndaj Austrisë së Vjenës, kur nuk arriti të shmangte një gol të thjeshtë në minutën e 21-të, me topin që i kaloi lehtësisht mes këmbëve.

Por kjo pak rëndësi ka, sepse për 29-vjeçarin interesohet klubi më në zë në botë. Bëhet fjalë për Realin e Madridit, që pritet të hidhet në sulm për mbrojtësin me numër 19 gjatë merkatos së verës, duke parë që “kuqezinjtë” do ta kenë thuajse të pamundur të rreshtohen mes katër skuadrave më të mira të Serisë A në fund të sezonit.

Pa pjesëmarrjen e mundshme të Milanit në Champions, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi në këtë transferim të mundshëm do të ndikojë edhe dëshira e vetë lojtarit, që po ironizohet pafund nga tifozët në rrjetet sociale për shkak të gabimeve në fushën e blertë.

Nëse Reali e do vërtet Bonuccin, duhet të përgatitë një ofertë serioze, ndryshe Milani as që do ta marrë në konsideratë.

November 24, 2017 11:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*