Nëna e 10-vjeçarit padit në polici mësuesen: Më rrahu djalin

May 22, 2018 12:39

Nëna e 10-vjeçarit padit në polici mësuesen: Më rrahu djalin

 

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kajan të Belshit është kallëzuar në polici nga nëna e një fëmije.

Sipas burimeve policore, nëna pretendon se djali i saj 10 vjeç është dhunuar nga mësuesja kujdestare e klasës por nuk jepen detaje mbi arsyen.

“Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, njofton policia e Elbasanit.

l.h/ dita

May 22, 2018 12:39
Komento

1 Koment

  1. Jimi May 22, 22:27

    E mire e ke ti ! Nuk duhet ta rrahi mesusja djalin 10 vjecar, por duhet qe djali 10 vjecar te rrahi mesusen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*