Nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës me armë zjarri, dyshimet mbi të shoqin

October 31, 2015 12:48

Nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës me armë zjarri, dyshimet mbi të shoqin

Një grua në Has, nënë e pesë fëmijëve i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike. 41- vjeçarja A.Muhadri, është vetëvrarë me armë zjarri, pas dhunës së vazhdueshme që pësonte nga i shoqi.

Gruaja i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në banesë në fshatin Vlahën të Hasit, gjatë kohës që edhe fëmijët e saj më i madhi 23 dhe më i vogli 10 vjeç ndodheshin në banesë.

Gjithçka ka ndodhur në një moment kur gruaja është shkëputur nga pjesa tjetër e familjes, për të kryer aktin e rëndë. Dyshimet e uniformave blu bien mbi të shoqin i cili e dhunonte vazhdimisht për shkak se ishte fanatik, por edhe prej faktit se familja nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike.

Pas krimit të rëndë bashkëshorti i viktimës, Bali Muhadri 49 vjeç, u arrestua nga policia i akuzuar për shkaktim vetëvrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ana e uniformave blu bëhet e ditur se shkaku i vetëvrasjes dyshohet si rrjedhojë e keqtrajtimit sistematik dhe dhunës dhe fyerjeve, që kanë prekur rëndë dinjitetin e viktimës, e cila ka marrë armën e zjarrit automatik model 56, të cilin i shoqi e mbante pa leje dhe është vetëvrarë në kuzhinën e banesës së saj.

October 31, 2015 12:48
Komento

1 Koment

  1. LORA October 31, 13:21

    Burre qelbesire dhe terrorist ,qe con ne vetvrasje nenen e pese femijeve te tij.
    Uroj qe pese femijet e saj dhe burgu t’ia bejne sketerre jeten qe I ka ngelur.
    Moj e mjera gru,
    ce do burre zine,
    qe ftohet ne krua ,
    dhe ti mban shtepine,,,,
    CAJUPI nuk mund t’a merrte kurre me mend se burrat parazite te kohes se tij do te evolonin pas njeqind vjetesh ,si terroriste dhe vrases te grave dhe nenave te femijeve te tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*