Nëna e Alketa Canit: Iliriani e rrahu tre ditë para vrasjes, ajo kishte frikë ta denonconte

July 17, 2013 09:08

Nëna e Alketa Canit: Iliriani e rrahu tre ditë para vrasjes, ajo kishte frikë ta denonconte

Nëna e Alketa Canit, që mbeti e vdekur nga plumbat e bashkëshortit, Ilirianit, thotë se ai e rrihte atë.

Duke folur për gazetën Shqip, Fluturie Agalliu thotë se ai e kishte kërcënuar se do e vriste nëse ajo e linte.

“Unë gjithmonë e kam ditur që Iliriani ma dhunonte vajzën. Jeta e sime bije ka qenë mjaft e vështirë dhe ajo ka duruar shumë prej atij njeriu. Ai pinte vazhdimisht, por tre vitet e fundit e tepronte jashtë mase dhe nuk sillte asnjë lek në shtëpi. I kishim ndërprerë marrëdhëniet me atë njeri. Vajza ime rropatej për të nxjerrë lekë. Punonte me orare të zgjatura për të rritur fëmijët”.

Nëna e Alketës rrëfen se si ai tre vite më parë e dhunoi atë aq shumë, sa e bëri për spital.

“Im bir shkoi për t’u sqaruar dhe gjendja u acarua shumë keq, saqë u përleshën me njëri- tjetrin. Iliri i theu nofullat tim biri dhe që prej asaj kohe nuk iu thamë më asgjë”.

Fluturia thotë se edhe tre ditë përpara se të vriste, Iliriani e kishte rrahur vajzën e saj.

“I thashë që ta denonconte në polici, por ajo më tha se nëse do ndodhte sërish, atëherë do t’i kërkonte ndihmë policisë. Ishte tepër vonë sepse nuk pati rast”, thotë e ëma, duke kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për Ilirianin.

July 17, 2013 09:08
Komento

1 Koment

  1. TIGER July 17, 18:00

    Nuk e linte dot qe ne fillim kur e mori vesh qe pinte (mbase jo vetem alkool…)? Eshte rruga me e lehte te ulesh koken e te durosh me lloj lloj preteksesh se dicka mund te ndryshoje me vone.
    “E beri per spital” dhe prape u kthye tek ai….raste qe mund te degjosh rendom ne Iran, Afganistan, vende Arabe…turp.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim