Nëna e këngëtares: Vajza më dhunoi, mori pronat dhe më la pa bukë

June 23, 2017 09:32

Nëna e këngëtares: Vajza më dhunoi, mori pronat dhe më la pa bukë

 

Nëna e këngëtares Eda Zari ka rrëfyer për herë të parë konfliktet e hapura me të bijën, se si ajo e keqtrajtonte dhe linte pa bukë, derisa e denoncoi dhe më pas gjykata e procedoi.

Zhane Zari pohon se Eda ka tentuar të merrte pronat e familjes në një intervistë të dhënë për “Report TV” ditën e djeshme, kurse policia e ka marrë në mbrojtje të moshuarën 78-vjeçare.

Nga veprimet e të bijës, ajo shprehet se rrezikoi të mbetej pa shtëpi, për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

Tashmë gjykata ka lëshuar një urdhër-mbrojtjeje, ku urdhëron këngëtaren që t’i qëndrojë 500 metra larg nënës së saj, ndërsa pas procesit të zhvilluar është dhënë vendimi nga Shkalla e Parë, që e ka dënuar Edën me 6 muaj heqje lirie për “dhunë në familje”.

E gjendur pa asnjë zgjidhje për atë që i ka ndodhur, e moshuara ka pranuar të flasë publikisht dhe i bën thirrje të bijës që t’i kthejë pas të gjitha gjërat që i ka marrë, përfshi edhe pronat. Sipas zonjës Zhane Zari, një lidhje jashtëmartesore e të bijës ka qenë zanafilla e konfliktit.

Eda Zari

Eda Zari

U njoh me një shok dhe filloi duke e sjellë atë shokun në shtëpi. I thashë ç’është ky, ti tani ke burrin apo ke shokun?’ Këtu filluam debatin dhe më mori inat, se unë nuk e lija që të vinte me gjithë shokun aty, ajo ishte me burrë dhe me fëmijë. Kjo ishte faza e parë që bëmë llafe. Pastaj filloi të bënte llafe, ‘jo po pse i flet ti Sokolit, pse e kundërshton’.

Moj ç’më lidh mua me atë, pse ma sjell në shpi i thashë, ti je me burrë me fëmijë, domethënë si nëna me fëmijën. Iku kjo, filloi të bërtiste ‘ta rregulloj unë dy, ke për ta parë se çfarë do të të bëj’, u bë si e çmendur. Ky tani në këto kohë që bëra llafe se u mërzit se i thashë mos ma fut në shtëpi më futi duart në fyt. Unë bërtisja dhe erdhi komshia edhe e kapi.

Më hoqi duart dhe e shikoi atë duke kërcitur dhëmbët dhe iku. Ajo donte vetëm të më rrihte, më merrte më përplaste. Unë i flisja ajo thoshte të gjitha kam për të t’i marrë”, rrëfen Zhane Zari.

Prej vitit 2012, e bija ka filluar të marrë pronat e familjes, dhe sipas të moshuarës, të gjitha këto janë kryer duke falsifikuar dokumentacionet.

“Ajo vinte në shtëpi, hante bukë dhe më thoshte do shkoj të shtrihem se jam lodhur edhe futej te dhoma e gjumit e kyçej. Unë të gjitha dokumentet e tokave dhe shtëpive i kisha në një çantë dhe i mbaja gjithmonë në dollap atje.

Kjo tani kontrollo andej, kontrollo këtej, çfarë gjente dokumente i merrte dhe i zhdukte. Të gjitha faturat dhe dokumentet e shtëpisë i mori. Ajo kur vinte nuk flinte, por kontrollonte dokumentet. I thërrisja o Eda hape derën, ‘ik, ik, se do fle’, përgjigjej. Ajo m’i vodhi që të gjitha dokumentet kryesore”, tregon e moshuara.

Pas bërjes publike në shumë media shqiptare të këtij konflikti, këngëtarja Eda Zari bëri një letër të hapur nga ana e saj. Në atë letër këngëtarja bëri një analizë të gjatë mbi moralin e gazetarisë, por në asnjë moment nuk ka përgënjeshtruar akuzat e nënës së saj.

Madje në esenë e saj ka ngritur shqetësimin që nëna e saj ka probleme me shëndetin mendor dhe Alzheimer të avancuar. Por Zhane e mohon këtë gjë. “Mua më vjen keq që ajo është fëmija im, e para. E dyta, që të bëj një vajzë dhe ta bëjë mamanë e saj me sklerozë, apo me një sëmundje tjetër…Unë kam raport nga mjeku që jam kontrolluar që unë jam në rregull. Ajo le të kontrollohet një herë për vete”, shprehet ajo.

Sipas deklarimit të nënës, këngëtarja ka përvetësuar shtëpinë prindërore në Tiranë, një shtëpi pushimi në Durrës, si dhe përvetëson periodikisht qiranë e një dyqani në Tiranë, duke e lënë të ëmën pa të ardhura dhe në rrezik të dalë në mes të katër rrugëve.

Shtëpia e Durrësit ishte e para. Më mori çelësat e shtëpisë, më mori më hoqi të gjitha bravat. Edhe te kjo shtëpi që kam ardhur tani ka hequr 3 brava. Edhe tani që erdhi atë kërkonte të bënte, donte të hapte dyert. Unë të ardhurat që kisha nga dyqani ku shisja plaçka që i merrja në Gjermani.

Të ardhurat që merrja mi dërgonte vajza e madhe Jeni, i plotësoja dhe ia jepja muaj për muaj atij burrit që të jepte dokumentet e pronës. Hapa gjyqin dhe na ra një avokate, ajo bënte sikur bënte gjyq se ndoshta kishte rënë dakord me atë.

I thashë ja ku është dokumenti, është emri i burrit dhe firma e tij ja dhe lekët që kemi paguar ne. Ata e dinë, ata janë bërë komplot. Edhe ai burri që na ka dhënë shtëpinë edhe avokati. Noteri u bë si i çmendur kur i thashë me ç’të drejtë ti i ke dhënë shtëpinë filanes, me çfarë dokumentesh”, rrëfen Zhane Zari.

Në fund apelon ndaj të bijës: “Nëse asaj i ka ardhur mendja në vend duhet të më sjellë të gjithë dokumentet dhe të gjitha gjërat që ka bërë të bëhen sipas rregullit. Ajo që i takon asaj ta marrë, por edhe unë, se më ka lënë edhe mua pa bukën e gojës”.

 

 

June 23, 2017 09:32
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 23, 11:24

    Me vjen vertet shume keq per kete NENE,por kjo eshte gjella qe po shijojne shume fatkeqe nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare deri me sot.Nje popull qe hesht,pa tjeter qe do te provoje dhimjen e heshtjs se tije.Mjaft me,me jo c’me duhet mua,por cdo gje na duhet NE,vetem keshtu Ne do te largojme nga Tirana zyrtare llumin e shoqerise te kesaje barbarie politike qe vetem viktima len nga pas.Kjo dukuri,fryt i mjerimit te djallit me fytyre njeriu, as me pak dhe as me shume,por pasoje e nje populli qe vazhdon te heshte.Protesto ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezore,se sot e ka kete fatkeqesi kjo nene me shume fatkeqe,neser do ta keshe ti dhe e tre shoqeria,ujqerit e cakejte kurr nuke do te ndalen tuj rend pas lekeve e piset e pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim.Protesto,leket e piset shkojne,por morali mbetet.Te nderuar e te lumtur dhe te trasheguar do te mbeten vetem njerezit qe e duan shokun e shoqen dhe mikun apo miken sikurse veten,kurse ata qe abuzojne me fuqine e pushteteve,do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim,sado leke te piset e pushtet qe te kene,nga skushi erdhen,tek ashkushi do te perfundojne te perbuzur deri ne vdekje,aqe sa sotmja do t’u mbetet nje enderr,e ardhja nje ferr pa fund.Besoni,nga dashuria lindi jeta,lum kush i sherben dashurise dhe merr bekimin nga Zoti,mjere ata qe abuzojne me pushtetet qe do te marrin shume shpejt ndeshkimin e ligjit dhe te Zotit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*