Nëna e Olldashit: Kam shumë pikëpyetje për Sokolin…

May 22, 2016 11:54

Nëna e Olldashit: Kam shumë pikëpyetje për Sokolin…

Kozeta Mamaqi, nëna e deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, kujtoi dje nëpërmjet rrjetit social Facebook, djalin e saj. Dy vite e gjysmë pa të birin në shtëpi, e ka shtyrë atë të postoji një lajm që thumbon drejtpërdrejt kryetarin aktual të Partisë Demokratike.

Në shkrimin e shpërndarë nga Mamaqi për miqtë e saj, thuhet se botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze është shprehur se Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha i ka sabotuar zgjedhjet lokale të vitit 2007, kohë kur i ndjeri Sokol Olldashi kandidonte për Kreun e Bashkisë Tiranë përballë Edi Ramës.

Në një intervistë, Baze ka deklaruar se Basha dhe njerëzit e tij kanë shitur vota të PD-së. Në shkrim citohet Baze i cili thotë shprehimisht: “E vetmja lidhja ime me pushtetin ishte Sokol Olldashi, dhe atë për shkak të lidhjes sime personale si ish kolegë gazetarë. Për të m’u desh të riangazhohesha pro tij, në fushatën e vitit 2007 përballë Edi Ramës. Por ajo ishte dhe ndarja ime finale dhe politike me ata, si parti dhe me Berishën si person. Aty pashë një parti që punonte e gjitha kundër kandidatit. Basha me të vetët sabotonin çdo gjë, deri në shitje votash.

Psh fitonte në një zonë Gert Bogdani, një ish socialist i konvertuar në demokrat si kryetar minibashkie dhe humbiste Olldashi.

Ndërsa i biri i Berishës vinte në korridoret e shtabit elektoral vetëm për të sharë Ilir Rusmalin, që s’po i firmoste letrat e Gërdecit. E kam të shënuar dhe datën më 12 shkurt, në kulm të fushatës, kur ai sillej korridoreve të PD, duke sharë Rusmalin pasi më 14 duhet të kalonte VKM që autorizonte kompaninë e Delijorgjit ta merrte me VKM koncesionin e Gërdecit”.

Duket se Kozeta është dakord me këtë shkrim që mban titullin “Lulzim Basha sabotoi fushatën e Sokol Olldashit në Tiranë”, dhe ka diçka që nuk ja fal dot liderit aktual të PD-së.

Në lidhje me situatën e Sokolit, ajo në komentet që u kthen miqve virtualë shprehet “Shumë pikëpyetje kam marrë këta dy vite e gjysmë, nga shumë njerëz, të njohur e të panjohur. Jam mes shumë pikëpyetjesh. Lë t’i lemë njerëzit të shprehen e secili lë të nxjerrë deduksionin sipas arsyetimit përkatës” – shkruan nëna e të ndjerit Olldashi.

koliii

kozeta ne debat kozetaa

 

May 22, 2016 11:54
Komento

1 Koment

  1. pilo lala May 23, 05:14

    E ka te veshtire Kozeta te dale kunder Berishes?
    Te veshtire e kishte edhe ai cifti mjek i Mehmet Shehut qe perfundoi ne Kavaje nga Sali Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*