Premtimi i Kozetës, botohen poezi të Olldashit me parathënie të Dritëro Agollit: Mi solli ime bijë

Entela Resuli December 16, 2014 10:10

Premtimi i Kozetës, botohen poezi të Olldashit me parathënie të Dritëro Agollit: Mi solli ime bijë

Familja e Sokol Olldashit ka botuar një përmbledhje me poezitë e tij.

Pa asnjë pikë hidhërimi / Që kënaq veç hipokrizinë tuaj, / Ju njoftoj se unë kam vdekur. / E pikërisht në këtë çast, / Për herë të parë ndihem i gjallë, / Trup, / Real

Kjo është një prej poezive të Olldashit, e cila përqesh vdekjen, por dhe hipokrizinë e njerëzve në rast vdekjesh.

“Unë dhe Unë”- Poezi 2013 (botues “Gent-grafik”) titullohet vëllimi poetik me autor Sokol Olldashin.

Kjo përmbledhje poezish, paraprihet nga një parathënie e shkrimtarit Dritëro Agolli.

“Poezitë m’i solli ime bijë, Elona. Më kërkoi t’i lexoja. Më pëlqyen”, thotë Agolli.

olldashi

 

Vdekja e deputetit Olldashi, për të cilën vazhdojnë e hidhen dyshime, sidomos në rrjetet sociale, ishte goditje e rëndë për bashkëshorten, fëmijët, vëllain Ardin. Por kur vjen puna të nëna, përballimi i humbjes bëhet i vështirë.

Miqtë e saj thonë se ajo e ka treguar me 17 vitet e kaluara në internim se është një grua e fortë. Kemi mundur të ndjekim një komunikim të sajin në Facebook, me miqtë e të afërmit. Nuk ka qenë shumë aktive, por për disa ka gjetur kohën të përgjigjet e t’u rrëfejë diçka për vuajtjen që po kalon.

Zhuliana Jorganxhi

Zhuliana Jorganxhi

Një nga miket më të cilën ka komunikuar është Zhuliana Jorganxhi, gazetare, shkrimtare, që më së shumti e njohim si shkruese tekstesh këngësh.

Zhuliana i shkruante në mars të këtij viti nënës së Olldashit:

E dashur, po të japim një këshillë motre: Fillo shkruaj dhe do të ndjesh se dhimbja që të mban shpirti do të shpërndahet në çdo germë dhe shpirti yt shpresojmë të ndihet disi më i lehtë.” A nuk veproi kështu shkrimtari dhe miku ynë Zija Çela kur humbi djalin e tij, të ndriturin Dritan? 

Kozeta i është përgjigjur mesazhit të mikes së saj, me një postim nga i cili mësojmë edhe se Kozeta, ish-gazetare, kishte në plan të botonte një libër për djalin e vdekur. Bëhet fjalë për librin me poezi të sipërcituar, që do jetë së shpejti në libraritë e Tiranës. Ja përgjigja e Kozetës për miken e vet asokohe:

hfhfh

Bashkebisedimi i nenes se Olldashit me mikeshat ne Facebook

Per ditelindjen e SokolitE dashur Zhulian, të falënderoj që më je pranë në këtë gjemë që më ra. Sinqerisht, ende nuk guxoj të dal nga shtëpia. Më ka pllakosur dhimbja. Jetoj me kujtimet e Kolit në çdo moment. Lotët rrjedhin vetiu… Po sistemoj gazetat e tij, poezitë, disa përkthime. Po i lexoj nja dy ditare… korrespondencën me miqtë e tij…Më pas ndofta do mund të shkruaj…

 

Pak nga jeta e ish-gazetares Kozeta Mamaqi

Kozeta Mamaqi ka jetuar 17 vjet e internuar në Selenicë të Vlorës. Pas mbarimit të universitetit dhe kursit të gazetarisë, asaj i doli emërimi për të punuar në Radio Televizionin Shqiptar. Por Kozeta, tanimë e fejuar, do të shkonte të punonte pranë gazetës “Adriatiku” në Durrës, ku jetonte bashkëshorti i saj i ardhshëm. Në këtë gazetë, Kozeta punoi nga viti 1967 gjer në vitin 1974.

Me transferimin e të shoqit në Tiranë, në Ministri të Mbrojtjes, gazetarja fillon punë në revistën mujore “Ylli”, mirëpo pikërisht në këtë kohë (1975) nisën problemet e të atit. Për Kozetën, kjo do të thoshte edhe mbarim i karrierës së gazetarisë. Fillon një periudhë e rëndë për familjen Mamaqi, për të cilën ajo ka rrëfyer:

“Atëherë, unë kisha dy fëmijë, Ardianin dhe Sokolin. Me dënimet që po bëheshin, dihet ç’i priste familjet tona. Mua e motrën, Sonjën, na lanë burrat. Motrën tjetër, Yllkën, edhe ajo gazetare, e la i fejuari, ndërsa vëllain që ishte student në vitin e fundit, e lanë pa diplomë… Sonjën, që punonte në Kinostudio, e çuan në Tepelenë, me gjithë fëmijët e vegjël dhe me burrin, i cili pas dy ditësh ia ktheu shpinën familjes dhe u kthye në Tiranë.

Familjen e babait e çuan në Burrel, kurse unë me familjen time isha akoma në Tiranë. Ndiqja fshehurazi fatin e tyre. Dëgjova se familjen e babait e patën çuar nga Burreli në Selenicë të Vlorës. Më pas dëgjova që babain e kishin arrestuar. Isha në merak dhe në ankth. Në 13 tetor të 1975-s më thërritën në këshillin e lagjes, dhe më thanë që do internohesha të pasnesërmen, më 15 tetor. Pyeta për arsyen, por më thanë se do merrja vesh atje ku do të çonin. Nuk më treguan as se ku do të më çonin. O Zot, ç’kohë të këqija që ishin! Bëra përçapjet që të merrja vesh pse, si, qysh, por ishte e pamundur se të gjitha dyert u mbyllën për mua…”

Kozeta u kthye në Tiranë vetëm në 1991. Pas 17 vitesh  internim, ajo u punësua në Radio Tirana, te departamenti i bashkatdhetarëve, ku punoi 10 vjet, deri në vitin 2001, vit kur doli në pension.

gruaja e olldashit

Ndryshimi i mbiemrit të bashkëshortes dhe ftohja e familjes Olldashi me PD-në

Bashkëshortja e Sokol Olldashit, Enkeleda Olldashi (në foto lart, gjatë funeralit të ish-bashkëshortit), ka ndërruar mbiemrin në profilin e saj në rrjetin social Facebook. Aty, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si foto profili në llogarinë e saj në Facebook, Leda (siç e thërrasin miqtë) mban peshoren dhe një çekiç prej druri, shenjën simbol të drejtësisë, ndërsa si imazh kryesor, ka të vendosur një foto ku ka dalë me ish-bashkëshortin.

Enkeleda Boci është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jep lëndën “E drejta Romake”.

Në profilin e saj në Facebook, nga miqtë e Olldashit në PD, ajo ka  friend vetëm, Astrit Patozin. E veja e deputetit gjatë gjithë këtyre muajve ka qëndruar në hije dhe e tërhequr nga mediat duke mos bërë asnjë koment.

Në aktivitetet e fundit të PD-së, të afërmit e Olldashit nuk kanë marrë pjesë. Miqtë e tyre tregojnë që edhe në varrimin e deputetit familjarët nuk kanë dëshiruar që Berisha e Basha të mbanin fjalime, por ata mbajtën pavarësisht se familja kishte planifikuar vetëm fjalën e lamtumirës nga Astrit Patozi.

 

Entela Resuli December 16, 2014 10:10
Komento

31 Komente

  1. lul March 14, 14:20

    Te ndrite shpirti atje ku je o djale….kriminelet e P.D te larguan nga kjo jete vetem per mendimin ndryshe…kjo eshte demokracia qe solli Sali Berisha,qe kushe e ngre doren kundra familjes se fronit gjeja me e fundit eshte vdekja dhe zhdukja e te gjitha provave.R.I.P Olldashi

    Reply to this comment
    • shqiptar sharri. December 16, 15:52

      Po,si,ore ai paska qen i lidhur me ZOTIN?!!!E’paska dite qe paska qen kufom por i gjall,ende!!
      Per,dritero agollin.Po,vajza jote paska qen,me olldashin dhe salen more dritoro?!!E’tij po te thon nji emer te madhe ne ps,kjo po m’cudit pa mas!!Ju,jeni kthyer te gjith ne servil,dhe pamoral,ju jeni te gjith KUAJ TROJE,neper dyert e tragjedive te mdhaja si ne kohen e shekspirit.
      Aman ku mbeti,njerzimi,ku mbeti morali,ku ngeli bureria,ku mbeti ideali,mor jahu kur nji njeri si driteroi,hangar komunizmin,dhe i thuri lavde,dhe deputet e kryetar i lidhjes shkrimtare,dhe tani po dhyen ate qe e hangri 50,vite,po kjo eshte intelektuali i pa vertyte dhe pa parime,kjo eshte nji lloi sikur tet pjelle,nena e lopes me i thirr nane!!Po,kush ishte oldashi?Gjithmon sipas shkrimeve,te botuara,neper gazeta,se nuk e njof personalishte.Por,sy ftyr po,se ishte fytyr publike,ministrira ka udheheq,mesadij,te mbrendshmen,dhe te komunikacionit,pra iahte i sales,ishte po ashtu i perdal kur flite ne parlament,apo para gqzetarvve per shyp,pra nuk ishte larg saliut,kishte pas qen familje e pernjekur sipas shkrimeve,por si i pernjekur si u be,qe ai u shkollue dhe u be gazetar,se ai gazetar kishte punue dhe ne kohen e”diktatures,,Pra lindin shumpytje.Po,nejse ai nuk jeton ma,por tuneli a krabes po,ai me damdame te mdhaja bashk me saliun e bene promovimin e tunelet 2 dyt,para zgjedhjeve te qershorit 2013,por pas dy javeve u mbyll,ngase perpak,ke duke zan perfundi njerez me vetura,pra kjo eshte historia,e ti.Po,pse e vran?Po,ai e dinte se ne cfar kthetrash mafioze dhe grup vrases kishte hyr,e dinte se dota pesonte vetem se pak,ju del nga binaret,dhe ai e provoi por shtrejte e pagoi mjerishte,mue me dhymset si njeri dhe babe i nji apo dy fmive,por se e ka dijt me kende ka mbjell qep.ate e ka dijt,prandaj gjitha grupet mafioze vrasin njeri tjetrin pa gjygje,kurse ne sistemin komunist,spaku u behej gjygje njerzve dhe nuk te vritnin,naten e tet qanin diten,nuk e hudhnin plumbin dhe ta mshefshin doren,pra ky eshte ndryshimi mes mafies demokratike,dhe sistemit”diktatorial,,si te doni kuptone or shiptarella.

      Reply to this comment
      • Prudentino December 16, 15:52

        Ky qe do vriste me shume se 4 vete me 21 Janar?

        E pa perendia dhe Salija.

        Reply to this comment
        • plaku December 16, 17:13

          Prudentino,
          Kete doja te thoja edhe une. Habitem se si esthe e mundur qe populli yne te mos kete fare kujtese. Ky trim tha se do vriste me shume se kater veta dhe pranoi se genjeu per makinen “gjoja me eksplosiv” tek dera e kryeministriese. Shpesh pyes vehten se cfare lesh populli jemi ne.

          Pershendetje

          Reply to this comment
  2. Gjin Musa March 14, 14:24

    Te shkruash nji liber per Sokol Olldashin!!!!!!
    Koha do kerkonte qe drejtesia te thote te verteten per ‘aksidentin’e pregaditur nga mrena partis demokratike.
    Prokuroria Shqiptare heshte!nji heshtje sae turpsheme po aqe e pa moralsheme,vriten deputet,politikan dhe pushtetar,asnji reagim nga prokuroria…….
    Kupola famzeze e partis se Berishes di gjithcka per vrasjen e Azemit,po ashtu di mire edhe siu aksidentue i ndjeri Sokol Olldashi.
    Partia demokratike ne radhet e saje ka njerz me integritet,po jane te frigesuar te flasin sepse i pret fati i A

    Reply to this comment
    • kokpalari i 21 janarit March 14, 14:36

      dhimbjen e nenes e pranojme.
      te gjithe kemi nena dhe e dime qe nese ka nje njeri qe te do gjithe jeten, ajo eshte vetem nena.
      Por kjo nuk ndryshon per fat te keq asgje, nga ajo qe ka qene politikani Sokol Olldashi.
      Me keqardhje me duhet te them qe eshte nje perfaqesues tipik i klases politike shqiptare te shytur ne vjedhje dhe krime te tjera te renda.
      Pikerisht sepse jane sokolat te tille, kemi ne politike qenie sociopate perverse si Sali Berisha.
      Nderime per vdekjen dhe per nenen, urrejtje dhe percmim per vrasjen e njeriut fizikisht dhe shpirterisht

      Reply to this comment
  3. Eli March 14, 14:24

    Eh mor Sali krimineli po i xhduk kundershtaret nje nga nje..po ti kure e ke radhen? Populli po pret arrestimin tuaj.

    Reply to this comment
  4. red March 14, 14:29

    Mos harro, perfshi ne liber edhe ato qe ka thene Sokol Olldashi ne 21 janar. Flm

    Reply to this comment
  5. patrik March 14, 14:32

    …keqardhje per ate si qenie, por aspak si njeri!

    Reply to this comment
  6. laci March 14, 14:33

    Me ben pershtypje pse valle gruaja ka nderruar mbiemrin???

    Reply to this comment
  7. P.A.B March 14, 14:39

    Me nje sugjerim (modest) per lajme te natyres se tille.
    Mendoj se e kemi aftesine per debat “pa emra”, insinuata apo akuza direkte.
    Po sikur ta shihnim ne kete prizem:

    Tragjedia Private vs Interesit Publik.

    (?)

    Reply to this comment
  8. Dashnor Kozaj March 14, 14:42

    Kozata ,e di qe je shume e tronditur nga vrasja makabre qe i bene djalit Tuaj,me 20 Nendor 2013 .Por dua te shpreh,nje mendimin tim .Ti ,si nje grua e vuajtur dhe e mesuar me hipokrizite e komunistave qe te internuan nga viti 1975 deri ne 1991,perse nuk te punoj llogjika ,dhe forca e karakterit,si grua e forte, te beje nje veprim .Ne momentin qe makina me trupin e djalit Tuaj te masakruar dhe shperfytyruar keqazi dhe vrare para se ta hipnin ne benzin e tij e ta rrezonin ne pjeresine e rruges ku u gjet i vdekur ne Krrabe ,qe po niseshit per ta percjelle ne varrezat e Tiranes , te drejtoheshe ,per ndihme ,dhe ta dergoje direkt arkivolin me trupin e Sokolit brenda , ne nje nga ambasadat , e ITALIS,
    GJermanis apo te SH.B.A,se, per te bere ekspertizen e vertete dhe te sakte ligjore ne menyre qe te rrezoje variantin e aksidentit me makine sic ta paraqiten Ty dhe opinionit shqiptar …………………………………………………………………etj etj ..etj……..
    Kjo do ishte e vetmja rruge per ty ,kozeta .
    Perse pranove gjoja homazhet e Hipokrizise te politikes Shqiptare .

    Reply to this comment
  9. shqiptari March 14, 14:56

    ci thurni lavde nje teroristi te pameshirsheme e dini sa i poshtere ishte ky njeri e dini sa jane vrare e masakruare nga ky njeri qe skishte meshire pere ata qe ishin opozitare pra ky populle jemi servil dhe injorantere qe e dini mire se kushe ishte ky teroriste dhe i thurni apo e zini ne goje dhe pse zoti ja dha ate qe meritonte mallkimete e ketije populli qe i berei me te keqene e mundshme dhe me shume sec mendohej beri te keqija

    Reply to this comment
  10. oli March 14, 17:06

    Gjeje kush e vrau pastaj shkruaje do beje shume mire.

    Reply to this comment
  11. Bilal Camurri March 14, 17:51

    Me vjen keq per kete nene te vuajtur qe hoqi mbi kurriz menxyra te renda.Kur e shihja Sokolin e saj me ca ftyra banditesh beja cudi si mund te ishte ky njeri drejtues i larte i shtetit?Kurre nuk kam menduar se ky person,qe e luante aq bindshem rolin e hetuesit komunist,te kishte qene femije i kesaj nene te vuajtur,madje kam besuar perralla qe ishte i biri nje prokurori nga Durresi.Per raste te tilla leberit kane nje kenge:Mos e qaj lart e mbi dhe,
    Por qaje sikunder qe
    Se nuk vdiq per Shqiperi
    Per Zocka,per kuseri

    Reply to this comment
  12. vullneti March 14, 18:42

    KU eshte prezent sali vdekja,doemos do kete tension,ndarje armiqesi e te tjera si keto.

    Reply to this comment
  13. Lali March 14, 19:13

    Kolin e vrau dashnorja. Pike

    Reply to this comment
  14. tomsojeri March 14, 19:14

    Kjo esht histori qe perseritet ! Heroj qe eliminohen,tradhtar qe egzekutohen ,plehra qe pastrohen e ju ngrihen monumente per te mbreteruar kryeplehra si berishajt !Mafje qeveritare apo presidenciale ,shtet nen shtet e shtet mbi shtet !Stafet kriminelesh qe i len “shkopin’ njeri tjetrit dhe tani presim ndonje liber te na sqaroj “te vertetat” !Nese vertet esht vrasje ateher ju erdhi per mbar te dy paleve ,si ata qe kryen krimin edhe ata qe heshtin e vazhdojn te heshtin prej kohesh ! Ashtu esht dashnor dhe librat tani jan qesharak per te perqeshurit ! Edhe ti shqiptar mund te kesh te drejt per cka qe thua por kto per se gjalli ose nuk thuhen ose quhen loj luftash pusht-tetaresh te koruptuar ne gar per tu pasuruar ne kuriz tonin!Si mundet te gjesh te verteten ne nje qeveri qe drejton dhe organizon krimin me kryetarin e saj dhe ne nje tjeter qe hesht e hesht dhe nuk dim cfar pret !

    Reply to this comment
  15. P.A.B March 14, 19:52

    Sepp Dietreich.
    ____________
    Gjeneral i Waffen SS, pjestar ne L1B e ushtarak ne regjimentin e I-re Tankist te Bavarise. Fitues i “Iron Cross Klasi I-re.” Ne 1928 lidhet me Partine Nacional-Socialiste, behet shefi i bodyguard-ve te Hitlerit (shutzstaffel) Meqe SS kishte “gradat e veta” grada e tij (1931) Gruppenfuhrer (komandant grupi) eshte ekuivalent i Gjeneral-Leutenant. Si i besuar i Hitlerit, ne “Naten e Thikave te Gjata 1934) shkon ne M. e Drejtesise dhe vrau disa nga udheheqesit e SA-ve (Sturmabteilung-qe drejtohej nga Ernt Rohm) Pas lufte u denua me 19 muaj burg per pjesmarrje ne kete aksion. “Good Old Sep” ngaqe kishte konfidencen e Hitlerit, s’pyeste as per Himlerin si drejtues te SS-ve as Gjeneralet e Vermahtit. Nder te paktet qe flisnin hapur, ndonjehere ka kundershtuar urdherin e tij. Duke qene ne krye te SS-Panzer Division Leibstandarte SS Adolf Hitler (Garda personale e udheheqesit) luftoi ne Paris e Dunkirk, ne Jugosllavi e Greqi. Mori shume medalje e mbahej si Ushtarak trim. Ka drejtuar grupe luftarake ne Normandi e Betejen e Bulge (kunder-ofensiven e fundit ne Europen Perendimore) Nga fundi i luftes e humbi besimin tek Hitleri. Sep, ka qene i pari qe shkoi ne Liqenin Balaton (me i madhi ne Hungari) per te ri-marre reserva karburanti por kjo offensive deshtoi. Gjate mbrojtjes se Austrise, dorezohet tek Amerikanet.

    Me aq sa kam lexuar nga L2B, njohurite modeste ne gjuhen e tij, vleresimet qe te tjeret bejne per te; Sepp Dietrich s’eshte ne 100 te paret udheheqes Luftarake te Gjermanise. Jane field-marshallet, gjeneralet, bile disa kolonele/ majore qe kane influencuar teatro luftarake me teper se ai. Sep s’mbahej per i edukuar (as i arsimuar) aq me pak si strateg a drejtues frontesh operacionale. POR, duke qene direkt dhe trim, me nje humor disa here dhe banal, ai i fliste “ushtarit te thjeshte” e ata “linin koken per te” Aftesia e tij ishte ne goditje ballore, gjithmone i pari ne front; nga ana natyrore ishte dhelprak e kuptonte se “planet dhe hartat” ishin per njerezit “me shkolle”, pra dinte te identifikonte kush eshte i zgjuar dhe e linte te punonte. Pas L2B u denua me burgim te perjetshem, ju ul ne 25 vjet, beri vetem 10 e u lirua me kusht. U denua me “Vdekje ne mungese” nga Gjykata Sovjetike per krimet e bera ne Kharkov. Thuhet se Sep ka keqtrajtuar roberit e luftes etj. Qeveria Gjermane nuk i lidhi pension.

    1) Ushtaraket qe kishin sherbyer me te, mblodhen ndihma dhe bene nje Trust te vogel qe ai te jetonte normalisht.

    2) Kur vdiq nga nje goditje ne zemer, shkuan 7-8.000 ushtarake ne varrimin e tij. Qeveria Gjermane e kohes, megjithese nuk i pelqeu kjo pune (aq me pak ti inkurajonte gjera te tilla) e mbylli nje sy.

    Pse Sepp? Nje Gjeneral relativisht i panjohur qe publikut te sotem nuk i thote asgje. Per te marre nje shembull sesi dikush i pelqyer nga nje Grup njerezisht – pavaresisht opinionit tone, vendimeve te gjykates, titullit Kriminel Lufte – ishte i rendesishem per ate “grup te vogel” dhe Miqte organizuan dicka. Kjo vlen per figura minore, ato polarizuese, te diskutueshme, e per ato qe i flasim vetem familjes/grupit se tyre.

    Dita kur ra Shteti Protokollar.
    _______________________
    Jo se kemi pasur te tille por them qe Ulja e Flamurit ne Gjysme Shtize per z. Olldashi, ka qene nje skenar qe la sh. shije te keqe. Pa pretenduar patriotizem me shume se te tjeret, si Shqiptar qe jeton jashte, flamuri me ben pershtypje. Kudo qe e shoh, me jep nje kujtese dhe ndjesi qe nuk e kam pasur kur jetoja atje. Eshte simboli i pare identifikues i shtetit. Jemi shtet i vogel, po kemi Flamur te Madh. Nga konferenca nderkombetare, ne OKB, ne media, histori, enciklopedi.. .perfaqesohemi nga ai flamur. Per te kane shkrire jeten, familjen e pasurine; njerez me Emer nga jugu ne veri. Njerez qe ky vend u ka shume borxhe vdiqen per ate flamur.

    Kur Flamuri bie ne gjysme-shtize, Kombi Vajton.

    Shembujt ne Bote.
    ______________
    Disa vende e kane protokollin te qarte per figura te larta Shtetore (presidente/ kr-ministra) pjestare te Familjeve Mbretrore e per Oficere Policie te rene ne detyre. Disa e ulin ne perkujtime te diteve te vecanta, ne ca raste duhet vendim Parlamenti. Kina e ben per figurat e larta qe kane kontribuar ne “mireqenjen dhe Paqen e Njerezimit” Rusia nuk e ul Flamurin per raste me me pak se 100 te vrare (!) ndersa SHBA-ve u duhej te kalonin legjislacion te ri ne perkujtim te “Zjarrfikesve qe rane me 11 Shtator.” Flamuri ne Gjysme Shtize ulet ne respekt te: a) vdekjes. b) efektit c) rendesise ne popullate d) autoritetit. e) fuqise, e simbolikes qe perfaqson personi.

    Familja.
    ______
    Duke folur per ta me shume respekt por te mos tregohemi hipokrite! Ne jemi neutrale ndaj tyre e ndaj kesaj tragjedie familjare, as na ndikojne e as nuk duam te lexojme per ta. Nuk besojme se ka kontribut kombetar apo se ky individ ka ndryshuar jeten e Shqiptarit mesatar. Nganjehere te vjen keq kur shihet se kushdo per protagonizem e perdor “Emrin e Kolit” ne shkrime dhe intervista, sic dhe te vjen keq qe i mori “turma” perpara kur e paten mundesine te thonin “ju lutem na lini ne dhimbjen tone, duam nje funeral privat” S’mund te fajsojme familjen pse Shteti S’ka Formalitet, a te presim nga njerez te zakonshem te na Mbrojne Dinjitetin e nje Shteti. Prandaj ka Rregulla dhe Protokolle.

    “Koli”
    ____
    Te gjithe qe kane shkruar per te, ve re se sillen ne nje pike “cun i mire” me cigaren gjithmone ne goje, ishim ne tavoline, u cova nga tavolina, erdhi te tavolina, e mora ne telefon nga tavolina, tavolina me “Iglin, Meron, Tanin, Gimin, Cimin,” kur degjuam ne tavoline… dhe c’do muhabet eshte… Shqiperi Tavolinash. Asnje nuk flet per Meshe, Vizite ne xhami, ne stadium, biblioteke, hapje te nje organizate bamiresie, vepra sporti, humanizmi, politike apo intelekti; per kete zoteri. Te gjithe e kane humbur masen duke kerkuan dicka qe ka Rendesi, e asnje s’te thote asgje. Ka qene Minister ne moshe te re.!? Shume mire. Ne kemi pasur Kr-Ministra 30-vjecare. E plot ministra te tille; …ose Shqiperia po shperthen nga talenti qeverises ne kete moshe e jemi plot me Simon Bolivare, ose do pranuar se “mosha e re ne detyre” Kryetar Partie a Minister i nje Dikasteri te Rendesishem, eshte ne raport ndaj Besnikerise te Liderit sesa i aftesive te individit.

    Media.
    _____
    Duke kerkuar deri ne F.Book, kapur cdo fjale e interviste, c’beri personi c’tha ky e c’do kish bere po te ishte gjalle; se kuptojne se po shkojne kunder Qellimit te tyre No1. Interesit Publik. z. Olldashi e teorite e konspiracionit s’jane per Media Serioze e as per Interesat e Publikut. Ka shembuj plot. “Sikur te permbyset gjysma e Britanise, The Daily Express” ne faqe te pare to dale me Priceshe Dajanen” eshte nje shprehje ne keto vise. Per 16 vjet e kusur, Ekspresi kete pune ben. Si dhe per Sepp Dietricch, cdo ushtarak, politikan, personalitet (e themi kete fjale me kujdes!) i “mire a i keq” eshte puna e Familjes, kusherinjve dhe shokeve te tij; te kujdesen per gjithshka. S’ka te beje fare me Shqiptarin mesatar. Nena shkruan nje liber, gruaja ndryshon mbiemer, femijet shkojne ne plazh apo dicka tjeter ndodh, ju lutem na i Kurseni keto. Lerini keto njerez te vuajtur, te vazhdojne procesin e vajtimit ne jeten e tyre private. Ne F.Book apo kudo eshte puna/ deshira e tyre.

    Pse duhet proporcioni, simbolika dhe formaliteti? Se, ne nje shtet gjysme-normal kur nje Parti Politike mban Zi per “popullin e Ukraines” i bie popullariteti me dy shifra…dhe i shkon ne pikiate. Kur nje 18-te vjecare del ne tv-gazeta -me Librat qe shkruan- si pjestare e nje Familje Politike, nje Popull i tere i merr me Veze! Kur nje Minister i Brendshem, ngelet ne studio Televizive “bota bertet” FUTU NE ZYRE per ate pune paguhesh! Jemi ne kete teme, po kjo s’ka te beje fare me Familjen Olldashi (te pakten per mua) Nuk perkulet mbrapsh nje shtet per nje deputet (ne 140!) duke vene ne dispozicion gjithshka, e Ulur Flamurin ne Gjysme shtize se dikush aksidentohet me Makine. Dhe kjo sage vazhdon pa fund. Eh flamur-flamur. Eh facebook-facebook.

    Reply to this comment
    • TOMORRI March 15, 08:35

      Respekte per komentet qe beni.
      Jo kaq qarte dhe thelle , nxjerr zbuluar nivelin intelektual dhe perceptues te
      gazetareve leer informues.

      Reply to this comment
  16. Luan March 14, 20:04

    Faleminderit Entela qe egziston ne media. Te falenderoj dhe pershendes per informacion qe jep ne media.

    Reply to this comment
  17. Sajmiri March 15, 07:26

    Ah ta dini ju me ke femer ishte!As e vrane,as e prene,thjesht aksident ishte.Po rendesi ka qe iku I lumtur dhe bravo I qofte gruas qe I shkoi ne varrim si babain e femijeve te saj.Aksident I rendomte ishte,thjesht fati I tij qe u shperfytyrua se ajo tjetra per bukuri eshte.

    Reply to this comment
  18. tomori March 15, 07:27

    Dhimbja juaj ,nuk ka kufi dhe eshte normale per nje nene …zoti te dhente kurajo per ta perballuar …te kerkoj falje ,per keto qe dote them …Njeriu ,nuk vdes kur iken fizikisht ..,por kur nuk ka len pas as emer dhe as vlere …………Te ndjerit ,,,jeta ja ktheu ato qe i mori ,,,,ne nje fare meyre …..por fatkeqesisht nuk e beri NJERI ……Ne qytetin tim e nderuar nene …vdiq nje njeri fukara ,nje njeri qe nuk kishte buke tu jepte femijeve ,,qe banonte ne nje kasolle ….ne kuptin e plote te fjales …..po thuajse ne ato kushte qe keni jetuar ju ne internim ……por ai njeri do ti mungoje qytetit ,rruget nuk do te shohin te kaloj nje rruge nje njeri me dinjitet ,me nder ,me lezet dhe me buzeqeshje ne buze ….qyteti qau per nje njeri te tille ….qau me lote te sinqerte ,,,.kurse i ndjeri koli ……i kaloi a caqe ….ashtu si te gjithe politikanet …..tane …ju enderuar Zonje kete nuk duhet ti lejonit ,qe djali juaj mos te merej me politike …sepse ju vete u dogjet nga poltika ……eshte edrejta juaj ,te shkruani …

    Reply to this comment
  19. Lexuesi. March 15, 08:52

    Mendoj se nuk ka asgje per te komentuar.Kenaqesite e dhimbjet jane ne natyren e te gjitha gjallesave, por me fjale mundet t’i shprehin vetem njerezit, prandaj duhen menduar fjalet per te mos lenduar intimitetin ose privatesine njerezore.Ne kete rast po bej edhe une si te tjeret duke thene vetem se me befason nje analogji”fatkeqe”.Ashtu siç i zuri çatia e shtepise komuniste familjet Mamaqi e Olldashi,i zuri edhe ajo e shtepise “demokratike”perderisa aludohet per shkaqe dhe menyra e mjete mafioze te vrasjes se te ndjerit Sokol dhe manipulim te provave, derisa kane pastruar me rruspe edhe vendin e aksidentit.Nuk po perdor sentencen se “ç’te mbjellesh do te korresh, por po perifrazoj nje tjeter, se “duke ndenjur nen hije te pemes jashte vemendjes mund te te bie ndonje kokerr ose ndonje glase siper kokes”.E keqja na gjene kur harrojme “miqte “e Platonit: shkakun, qellimin,mjetet, menyren, vendin dhe kohen.

    Reply to this comment
  20. Sting March 15, 09:21

    Vdekjen e Olldashit e deshironin per arsye te ndryshme tre partite kryesore, PS, PD, LSI. Se pari PS e shihte Olldashin si politikan radikal modern shume me i ashper me ta se plaku Berishe, Se dyti PD , ku Berisha e Basha rrezikoheshin shume prej tij ne parti. Se treti, LSI sepse Olldashi ishte i vetmi pengues i aleances se mundshme me PD te Metes ( e quante parti kusaresh ). Prandaj u varros aq shpejt se ishin te gjithe te kenaqur qe ai iku. Por pjesmarrja ne funeral e popullit tregoi se njerezit duan nje perfaqesues tipik si Olldashi per tu perfaqesuar e jo si legenat Rama, Berisha, Meta etj. Sado te mundohen te hedhin balte mbi te ca dhjeramane, ai do kujtohet gjithmone si politikani me i sakte i parlamentit.

    Reply to this comment
  21. gjermani i fundit December 16, 16:29

    per arsye nga me te ndryshmet nje nene ka te gjithe te drejten e botes qe ta qaje te birin si deshmor, por opinioni publik (qe s’e pyet kush tashme) ngre legjitimisht mjaft pikepyetje per aksidentin e mistershem te S.Olldashit. Organet kompetente bene shume pak per transparencen,ne mos u investuan per te krijuar nje variant aspak te besueshem aksidenti. Jo,keshtu nuk kemi gje ne vije, keshtu fshihen krimet e dyshuara apo aksidentet banale me shume pikepyetje brenda. Une kam pare aksidente shume me te renda me makina te vogla e pa kurrfare mbrojteje aktive e pasive, te cilat i gezonte ajo limuzine luksoze(kishte ne seri sistemin Pre-Safe,qe eshte maksimumi ne fushen e sigurise per automjetet),te cilen e kish blere ky ish minister me rrogen modeste. Sidoqofte, vjersha e mesiperme nuk me impresionoi per veçori poetike apo kushedi çfare. Mbase nuk kuptoj kete zhaner poezie, ku flitet per te vdekur dhe asgje me teper ketij konteksti. Megjithate, qofte i falur ne atebote, me te mirat dhe te keqijat e tij.

    Reply to this comment
    • plaku December 16, 17:20

      gjermani i fundit,
      Shpesh pyes vehten se nga e kemi neve kete “zakon” qe per te vdekurin duhet folur vetem mire. Me vjen keq por, sic kam thene edhe me siper, kur mendoj se Olldashi deklaroi se ne 21 janar do vriste me teper se kaeter vete dhe kur pranoi se genjeu kur foli per makinen plot me tritol ne doren e kryeministrise, nuk mund te flas mire per te. Nuk e di ne se po te njejtin “zakon” e kane edhe popujt e tjere. Per sa i perket fese kuptohet se e kane kete “zakon”. Ka shume mundesi qe une ta kem gabim, por , qe te jem i sinqerte nuk arrij ta kuptoj kete “zakon”.

      Pershendetje

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit December 16, 18:46

        Plaku, kuptohet qe une i kam dobesi vargjet e natyrisht edhe perpjekjet poetike. Njeriu shfrytezon vetem 15% te kapacitwtit te tij mendor – thone studjuesit, si rrjedhim une mendoj qe plakemi e vdesim pa njohur as vetveten.Por i ndjeri Olldashi nuk ishte as Pushkini dhe as Prevert, nuk vdiq as heroikisht si Garcia Lorka, pervecse ca gjynahe i mori me vete e ca te tjera nuk dime si u fshine me gome.Per mua homazhi bipartizan dhe i nxitimte me ceremoni i Olldashit krijoi nje precedent te rrezikshem.Paladinet e partive kur eshte nevoja te mbulojne nje zullum bien dakord dhe kjo eshte e shemtuar.Plaku, nuk di per zakon, por eshte opportune te mos flasesh keq per te vdekurin, pra eshte oportunizem gjithsesi…Kam lexuar vjersha me te bukura nga poetet e panjohur te Fejsbukut, qe s’do ti varrose kush me ceremoni zyrtare.Ia kalofsh mire

        Reply to this comment
  22. M A R K O December 16, 17:28

    “Rrofte” krimineli me emer e mbiemer Sali Ram BERISHA… Veç kufoma mbjell pjella e tij…

    Reply to this comment
  23. labinot December 16, 18:17

    Bravo i qofte gruas,qe nderroi mbiemrin!

    Reply to this comment
  24. Luljeta December 16, 18:51

    Ju lutem shkruni kush e Vrau Sokol Olldashi dhe pse keta ne pushtet nuk e nxjerrin mos ka urdhrua Kosta Terbicka?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*