Nëna i merr frymën vajzës sepse qau

February 7, 2018 12:12

Nëna i merr frymën vajzës sepse qau

Një grua është arrestuar së bashku me të dashurin e saj, si të akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj vajzës së saj 4-vjeçare.

Ngjarja e rëndë sipas “Hurriyet” ka ndodhur në Adiyaman, një provincë në juglindje të Turqisë. 4-vjeçarja Zeynep A. u braktis nga të dy prindërit, në kohën që ata u divorcuan tre vite më parë. Vogëlushja u mor në dorëzim nga autoritetet dhe u vendos në një shtëpi fëmijësh.

Ditën e martë punonjësit e shtëpisë së fëmijës e dërguan vajzën me temperaturë të lartë në spitalin e Adiyamanit, ku shkoi për ta vizituar edhe e ëma, Zekiye S. Së bashku me të dashurin e saj, Nihat Ç.

Në dhomën e spitalit vajza ka nisur të qajë. Nëna raportohet se është përpjekur ta qetësonte, por dështimi ka bërë që të kalojë deri në krizë nervore dhe me mëngën e një fustani që kishte sjellë me vete i mori frymën fëmijës duke e lënë pa ndjenja.

Në panik, Zekiye S. dhe Nihat Ç. u larguan me shpejtësi nga spitali, por arratia e tyre nuk zgjati shumë, pasi u vunë në pranga nga policia.

Një infermiere që shkoi në dhomën e vajzës për t’i matur temperaturën, me të parë të nxirat në qafën e 4-vjeçares njoftoi menjëherë policinë. “CNN Turk” raporton se vajza u vu nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja vijon të mbetet tepër e rëndë.

Në dëshminë e saj para hetuesve, Zekiye S. e cila punon në administratën shtetërore, pranoi krimin e tmerrshëm duke nënvizuar se kishte kaluar një krizë nervore pasi vajza nuk kishte pushuar së qari.

l.h/ dita

February 7, 2018 12:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*