Nëna kishte denoncuar zhdukjen, dy vëllezër gjenden të vrarë në kanal. I gjen punonjësi i ujësjellësit: Pashë një dorë të nxjerrë jashtë…

December 10, 2020 17:07

Nëna kishte denoncuar zhdukjen, dy vëllezër gjenden të vrarë në kanal. I gjen punonjësi i ujësjellësit: Pashë një dorë të nxjerrë jashtë…

Dy vëllezër u gjetën të vrarë mesditën e sotme në Maliq të Korçës.

Ata janë vrarë në periferi të fshatit Zvirinë, pranë tokave bujqësore.

Vëllezërit janë hedhur në një kanal vaditës me ujë pranë arave ku më pas janë gjetur nga banorët e zonës.

Dy vëllezërit, të cilët janë gjetur të vrarë me armë në një fshat të zonës së Maliqit janë denoncuar si të zhdukur një ditë më parë nga nëna e tyre.

Duke qënë se prej 3 ditësh nuk kishin shkuar në shtëpi, është bërë denoncimi në polici nga familjarët, të cilët thanë se të rinjtë ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Andi, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë pas plagëve të marra nga armë zjarri. Të dy vëllezërit ishin larguar që në datë 7 dhjetor nga banesa e tyre, dhe janë gjetur sot të pajetë.

Mësohet se Andrea Olldashi ka qenë disa herë ne burg për vjedhje, kryesisht banesash.

Dy vëllezërit mësohet se janë arrestuar nga policia 8 vite më parë pasi dyshohen se janë autore të shpërthimit të një lokali në Pogradec.

Punonjësi i Ujësjellësit në Maliq, Guri Shuli, i cili gjeti trupat e dy vëllezërve të vrarë nga Pogradeci, Andrea dhe Martin Olldashi, ka rrëfyer ngjarjen.

Për mediat ai tha se kufomat i gjeti pranë zonës së “Kishës së Vogël”, pasi po kthehej nga puna.

Ai thotë se kur iu afrua kanalit, kishte parë një dorë jashtë, ndërsa pjesa tjetër e dy trupave ishte e mbuluar.

“Jam punonjës i Ujësjellësit të fshatit dhe kam një stacion pompe në Zvirinë dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë. Sot duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë i konstatova në një kanal. Ishin të mbuluar. Njëherë vetëm një trup mu duk se kishte një dorë jashtë. Për momentin që pashë që ishte trup njeriu, menjëherë lajmërova policinë dhe për pak minuta erdhën. Kur filluan ata i zbuluan dhe ekspertiza po bënte punën e saj panë që ishin dy trupa. Fillimisht unë një trup konstatova. Kur filluan ata t’i zbulonin ishin dy. Ishin dy meshkuj. Policia tha që janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën u larguam”, ka rrëfyer ai.

j.l./ dita

December 10, 2020 17:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim