Nënë Tereza, bust edhe në Mynih

June 18, 2016 19:32

Nënë Tereza, bust edhe në Mynih

Statuja e një nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar Nënës Terezë që nga sot është prezent edhe në Mynih të Gjermanisë.

Nënë Tereza e derdhur në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefi i njohur si “Tali” është përuruar sot në katedralen Johannes Baptist Pfaffenhofen në Munchen, Gjermani.

Artisti është shprehur se ndihet shumë krenar që është autor i kësaj vepre, që është një nga figurat e shenjta dhe është vlerë për kombin shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

Kjo nuk është vepra e vetme e Talit me figurën e Nënë Terezës që vendoset në një qytet jashtë trojeve shqiptare.

Më 13 shtator një bust i saj, i punuar nga Tali, ishte vendosur në Toronto, Kanada.

June 18, 2016 19:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*