NËNË TEREZA, KOMBI DHE SHTETI

September 4, 2016 00:36

NËNË TEREZA, KOMBI DHE SHTETI

 

Nga Andrea Stefani

 

By blood, I am albanian. By citizenship, an indian“- citohet së fundi edhe nga CNN të ketë thënë Nënë Tereza lidhur me biografinë e saj. Në përkthimet shqip këtë frazë e kam gjetur kështu: Për nga gjaku jam shqiptare. Për nga kombësia një indiane!

Shihet qartë që shtetësia “citizenship” merret për kombësi, një ngatërrim që vetë Nënë Tereza nuk e bën. Kuptohet qartë që me “gjak” shenjtorja nënkupton kombin dhe kombësinë e saj duke e diferencuar qartë nga shteti (India) pjesëtare e të cilit ajo vetë qe si shtetase apo qytetare.

Në gjuhën politike, por edhe përgjithësisht në literaturën shqiptare, mbizotëron opinioni se “kombi” dhe “shteti” janë një, domethënë, identikë. Një dukuri e habitshme kjo sepse shqiptarët, kanë edhe rastin e Kosovës që duhet t’ja bënte më lehtësisht të kuptueshëm dallimin mes këtyre dy realiteteve. Eshtë fakt që Shqipëria dhe Kosova i përkasin një kombi të vetëm, atij shqiptar, ndërsa si shtete janë të ndryshëm. Kemi rastin e një një kombi me dy shtete. Si për shembull, dikur kombi gjerman i ndarë në shtetin e Republikës Federale dhe në atë të Republikës Demokratike.

Barazimi i kombit me shtetin bëri që vite me parë, kur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kjo republikë duhej të kishte edhe flamurin e saj, lindi frika se mos në këtë rast, Shqipëria dhe Kosova shfaqeshin si dy kombe të ndryshme. I njëjti gabim është bërë burim edhe i akuzave deri për tradhëti kombëtare të futbollistëve shqiptarë që luajnë me përfaqësueset e shteteve ku janë shtetas dhe jo me përfaqësuesen e shtetit shqiptar që konceptohet si “kombëtarja”.

Në mendimin shqiptar këmbëngul koncepti francez që e barazon kombin me shtetin. Jo rastësisht, edhe në kartat e identitetit apo pasaportat shqiptare, të prodhuara po nga një kompani franceze, “shtetësia” përkthehet “nationality”. Ndërkaq, ekziston edhe një tjetër koncept, i njohur si gjerman, që e përkufizon kombin jo në bazë të lidhjes politike, shtetit, por të “gjakut” të të kaluarës, historisë, paraardhësve, tokës, traditave apo kulturës së përbashkët.

Debati mes dijetarëve të të dy linjave është i hershëm dhe në vazhdim. Kemi mendimin se këndvështrimi gjerman është më i saktë. Ndryshe nga shteti, kombi nuk është një lidhje politike, artificiale pavarësisht se në një stad të caktuar historik ai nuk mund të mos marrë mbi vete një veshje politike sikundër është shteti. Dhe është pikërisht kjo veshje politike që ka sjellë edhe gabimin duke bërë që kombi, kjo lidhje që (pavarësisht nga trazimet e deformimet e mëvonshme) në lindje të saj ka qenë biologjike dhe natyrore, të krijojë iluzionin e një lidhjeje politike.

Është ky iluzion dhe koncepti i gabuar që rrënjon prej tij, shkaku ideal i lloj-lloj politikash asimiluese në emër të shtetit komb. Madje, edhe sot e kësaj dite. Sepse edhe ai që rëndom quhet “natyralizim”, është një lloj asimilimi. Ngaqë për shembull, meqenëse shteti francez është kombi francez, që të jesh pjesëtar i tij duhet të bëhesh francez për nga nacionaliteti. Kështu emigrantë kinezë, indianë, afrikanë, shqiptarë etj., shpallen me kombësi franceze!

Politikisht, barazimi i “shtetit” me “kombin” është një hulli e gabuar që nuk çon, sikundër rëndom shpresohet, në fashitjen e ekseseve nacionaliste. Zgjidhja nuk është t’a trukosh kombin me shtet për  t’i maskuar dallimet kombëtare por t’i superosh ato duke i lënë vendin që ju takon në identitetin e personave por jo më shumë vend se ju takon, në politikë. Dhe pikërisht, lidhja politike, shteti demokratik pluralist ofron zgjidhjen më ideale. Anëtarët e tij mund të jenë me kombësi të ndryshme por politikisht, ata janë të njëllojtë si shtetas dhe qytetarë. Prejardhja e tyre mund të jetë, pa problem, e ndryshme por ata ribashkohen në ato që janë bazike për shtetin, disa vlera politike dhe etike, në një mendësi tipike për qytetërimin Perëndimor. Dhe gjithkush mund të shprehet pa ndrojtje si Nënë Tereza: Për nga gjaku jam, sipas rastit, shqiptar, kinez, argjentinas, eskimez, por nga shtetësia jam, po sipas shtetit ku ndodhet, francez, italian apo norvegjez!

September 4, 2016 00:36
Komento

17 Komente

  1. Gjondar September 4, 03:54

    Faleminderit për këtë shkrim të thjeshtë.
    Çdo komb ka historinë e tij të formimit. Ashtu edhe ai Shqiptar. Madje ky i yni është paksa sui generis, pa fusnotë, por me fustanellë e tirqe.
    Mund të sjellim shembuj nga degë të ndryshme të shkencës rreth Kombit Shqiptar. Nga ana biologjike kemi studimet gjenetike që vërtetojnë se paraardhësit e shqiptarëve të sotëm jetonin bashkë këtu e 1500 vjet.”

    The highest levels of IBD sharing are found in the Albanian-speaking individuals (from Albania and Kosovo), an increase in common ancestry deriving from the last 1,500 years. This suggests that a reasonable proportion of the ancestors of modern-day Albanian speakers (at least those represented in POPRES) are drawn from a relatively small, cohesive population that has persisted for at least the last 1,500 years. These individuals share similar but slightly higher numbers of common ancestors with nearby populations than do individuals in other parts of Europe (see Figure S3), implying that these Albanian speakers have not been a particularly isolated population so much as a small one. Furthermore, our Greek and Macedonian samples share much higher numbers of common ancestors with Albanian speakers than with other neighbors, possibly a result of historical migrations, or else perhaps smaller effects of the Slavic expansion in these populations. It is also interesting to note that the sampled Italians share nearly as much IBD with Albanian speakers as with each other.”

    Nga ana shoqërore mund të sjellim ndërmend, si më të vjetër, çfarë përkufizohej në atë që njihet si Kanuni i Lëk Dukagjinit. Më tej, po të kemi parasysh studimet e prof. Kazuhiko Yamamoto-s do të shkonim thellë në histori.:”§.
    19. Pjestarët e Familjes.

    Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke”.

    E solla këtë si shembull i një shoqërie ku nuk kishte fuqi shtetërore apo qeveri mbi ta, por ishte e VETËQEVERISUR. Kjo sikur harrohet dhe t’i ngatërron përkufizimet e sotme. Në këtë rast kemi, përputhje me kombin dhe vetëqeverisjen. Edhe “natio” edhe “civitas”, ndoshta më shumë “civitas”, sepse duhet një vetëdije dhe etike e madhe në vetëorganizim. Mos të harrojmë, këtu njerëzit janë të lirë dhe jo si në diktaturë.
    Ndërsa sot, nëse do të pranojmë se kemi ndërtuar shtet, kombi është po ai, ndërsa shteti është “civitas”, qytetaria e ditëve të sotme. Në këtë rast Kosova është “civitas” dhe jo komb. Nuk ka komb kosovar. Ndryshe ai është vetëm shpëlarja e trurit, e një pjese të kombit shqiptar, ashtu si na mëson historia me krijimin e Greqisë etj.

    Faleminderit!

    http://journals.plos.org/plosbiology/article?id=10.1371/journal.pbio.1001555

    http://www.prishtina.de/Kanuni/2familja.htm

    https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/?term=Yamamoto+k+kanun

    http://www.collantropol.hr/antropo/article/view/910/1242

    http://collegium.hrvatsko-antropolosko-drustvo.hr/_doc/Coll.Antropol.26(2002)2_695-709.pdf

    http://collegium.hrvatsko-antropolosko-drustvo.hr/_doc/Coll.Antropol.23(1999)1_221-229.pdf

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 4, 04:19

    Nene Tereza , kombi , shteti dhe Andrea Stefani lol

    Nuk e lexova dot se esht gjith ky carcaf i madh

    Reply to this comment
  3. Arben September 4, 08:38

    TEREZEN E KALKUTES E NDERON VATIKANI TE CILIT I KA SHERBYER.

    VATIKANI AS NUK KA NDER MEND TE NJOHE KOSOVEN, MADJE PER TE KOSOVA ESHTE DJEPI I KISHES SERBE.

    CFARE KA KETU PER TU LAVDERUAR NUK E KUPTOJ.

    Reply to this comment
    • Bekimi September 5, 01:59

      Dhe Vatikani e vendos në tokën e vet bustin e saj me mbishkrimin Majka Tereza devojka od Makedonija.

      Reply to this comment
  4. I.Troplini September 4, 09:53

    Stefani. JO FALEMINDERIT.

    Tè pushton trishtimi, kur lexon nè faqen e DITA, emrin e kètij njeriu.
    Si shqiptar, ndjehem i ofenduar kur persona tè kalibrit tè tillè, gjejnè tek kjo gazetè, mundèsinè pèr tè dhjerè gjithçka.
    Nga Nènè Tereza tek A.Stefani, èshtè njè gropè e madhe gjirizi qè i ndan. Nè tè noton Stefani.
    Shqiponjat qè fluturojnè lart si Gonxhe Bojaxhi, nuk duhet tè pèrgojohen nga minjtè e kanaleve.

    Reply to this comment
    • Zamira September 4, 13:37

      Padyshim qe trishtohesh shume Troplini nuk sheh emrin Andrea Stefani se duket qe larg qe duhet te jesh ose ndonje enverist fanatik ose berishist fanatik. Te dy palet nuk ja falni Andreas qe ju ka sulmuar Baben dmth. Enverin dhe Berishen. Per kete mekat Andrea duhet zhdukur nga faqja e dheut po se po nga gazetaria. Sa per dijeni do apo sdo ti dhe skota jote e ndyre e sigurimsave dhe e viçidolsve Stefani e nderon gazeten Dita. Fatmiresisht gazeta Dita nuk drejtohet nga inkuizitore si puna jote por eshte e hapur per te gjitha opinionet edhe per ato qe i i urren o kalbesire komunisto- berishiane e diktatures qe nuk merr fare ere nga toleranca. Po zaten kriminele si ju qe te zhdukin per mendimin kunder ja kane bere te zezen Shqiperise. Plas nga inati se aty do e kesh Stefanin edhe me kritika per Enverin apo Berishen. Eshte kohe tjeter o gomar!

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. September 4, 15:57

        Po Zamira , ke te drejten Tende qe Revoltohesh .
        Eshte i Lire stefani te llafosi si ti vije .
        Por mendoje [ Qofsha une i Gabuari ]
        Se sot Shkrimit io Mungon Fotografia e Stefanit,
        dhe Ky Shkrim behej me i Plote .
        Ose Fotografine e Stefit kur ishte profesor Marksizmi .
        Ose Stefani duke kaluar tek Ushtari i Pa njohur , Atje ku Bashkombasit e Tij
        RRine si skellever per nje dite PUNE ,Frymezohet nga kjo Pamje e shkruan Kundra Enverit -Duke pire shampanje nga Sheratoni .
        Sa deshire do te Kisha , sikur Stefanua te
        shkruante per Pensionet .
        Une ish nxenesi i SAtefanit me kujtohet
        kur Stefani na Jepte Marksisem.
        Ja nje nga Leksionet , ku stefani me vuri 4
        e me ngeli ne klase .

        Profezia e Karl Marksit
        mbi Kapitalizmin financiar sot .
        Ne librin e trete te Kapitalit FILOZOFI GJERMAN
        NA PARALAJMERON , qe po ndertohet nje aristokrraci e Re Financiare e perbere nga Perdorues e PARAZITE qe jetojne Fale
        mashtrimeve Bankare e Vjedhjeve te Legalizuara .
        Nashti o te Ike Stefani ,
        O do te ikin Lexusit e Gazetes .
        Stefani si privat qe eshte duhet te gjeje tregun
        te shese Perrallat e tij .

        Reply to this comment
  5. LEXUESI September 4, 12:01

    REDAKSI,PSE PO NA NXIRNI ZORRET E BARKUT ME STEFANE E NISHANE TE NDERROJME TE PERDITESHME!?

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit September 4, 15:12

    Z.Stefani, shteti dhe pularia ngrihen mbi bazen e te njejtit qellim, qe pulat te bejne veze gjithe jeten, ashtu edhe shtetasit. Vecoria e shteti modern alla perendimor eshte kompozimi multietnik, qe perkthyer sipas midese se gjermanit te fundit do te thote shumekombesh. Pra, ju flisni per shtete multietnike, ku psh eshte Zvicra. Ishte Brss, Federata Jugosllave, e plot shtete te medha sot, Kina, India, Brazili apo edhe Belgjika, Britannia e Madhe, etj. Kudo po mbizotwron principi i pularise, c’rendesi ka si i kane pendet apo si kendojne, e dobishmja mbaron kur s’bejne me veze. Per kombet armiku kryesor eshte asimilimi, zhdukja e identitwtit kombetar me nje fjale, fshirja e origjines dhe historise, qe e ben me te lehte nenshtrimin e popujve. Prandaj kombet e vegjel mbijetesen e kesaj origine e shpallin ceshtje kombetare. Te trullosur sic jemi( dhe ky elettroshock eshte bere qellimisht per kete) ne kemi lene ne pike te hallit Ceshtjen Kombetare_ se duam te futemi ne Evrope sic pulat i therret pularia. Mua femijet me kane lindur jashte, kane dyshtetesi, pika e lidhjes me atdheun tim, ndofta pjeserisht edhe i tyre, jam une. Kur mos te jem une, “nga gjaku” do mjaftohen te jene edhe ata ndonjecike shqiptare. Nuk do e mesojne se per te shkuar gjerat deri ketu u nevojit te behej tym dhe kripe derri vendi yne, ti vihej pisha gjer ne shpirt Ceshtjes Kombetare, qe ne shekuj ka qene Nje dhe e vetme; Mbijetesa, qendresa ndaj asimilimit. Pastaj, ne te s’emes si e ngaterrojne francezet kombin me shtetin( ketu koncepti asimilues i shtetit etnikisht te paster, homogjen) apo CNN qe per “gjak” ne fjalet e Nene Terezes do kete kuptuar njerin nga kater grupet hematike. Kurse konesionin, lidhjen qe i beni shtetit me zgjedhken politike, i bie te them, etnikisht (jo hematikisht) jam shqiptar, kurse si qytetar jam ballist, partizan, ne rastin tim “gjermani i fundit”. Ju uroj gjithe te mirat! Pularia po na therret!

    Reply to this comment
  7. Kariz Matik September 4, 15:51

    Nuk te themi dot “bravo” o AS, se keshtu i thuhet gomarit kur del nga balta. Ti, pas prockes qe bere, s’ke per te dale kollaj qe andej…

    “Në gjuhën politike, por edhe përgjithësisht në literaturën shqiptare, mbizotëron opinioni se “kombi” dhe “shteti” janë identikë.”

    Nese do ta marrim si shabllon konstatimin e analistit konfliktual, atehere nuk na mbetet gje tjeter te mendojme, pervecse asaj, qe kokeboshet e pagdhendur qe ngatarrojne kombin me shtetin paskan shku vertet per lesh…

    Perpara se te hidhemi ke qellimi i shkrirjes se qellimshme te ketyre dy nocioneve teresisht te ndryshem nga njeri-tjetri, fillimisht duhet bere definicioni i tyre.

    Kombesia apo nacionaliteti tregon perkatesine etnike te nje individi. Termi latin “natio” lidhet me vendlindjen, origjinen dhe prejardhjen e individit, keshtu qe me kombesine e tij, ndryshe nga perkatesia shteterore, nenkuptohet perkatesia popullore.

    Perkufizimi i nocionit “popull” bazohet ne perqendrimin e nje grupi farefisnoresh, te ngjashem per nga gjuha, zakonet, etj., brenda nje territori te mbyllur pak a shume “hermetikisht”.

    Fjala “shtet” permbledh ne vetvete nje koncept te paqarte te shkencave te ndryshme shoqerore dhe politike. Shteti shpesh ngatarrohet gabimisht nga te paditurit, dhe qellimisht nga kulishat poli-mediate, me fjalen “vend”.

    Kur flasim per shtete te medhaja per nga siperfaqja, perkufizimi “komb” e humbet vlefshmerine, per shkak se mungon si izolimi hapesinor, po ashtu dhe homogjeniteti i farefisnise njerezore. Dikur kur njerezimi nuk njihte modernizimin dhe mobilitetin e sotem, qarku operativ i grupimeve farefisnore ishte teper i kufizuar, dhe sipas studimeve te bera ka rezultuar se shumica e pjesetareve te grupimeve vdiqen jo me larg se rreth pese km. nga vendlindja.

    Pyetja qe lind llogjikshem pas ketyre studimeve eshte, se si eshte e mundur qe ne nje izolim te tille hapesinor, me reze te kufizuar veprimi per njerezit, grupimet farefisnore e asaj kohe te shpernguleshin nga vendi i origjines se tyre, duke pershkuar me kembe me mijera kilometra, (pshm. nga jugu ne veri te Frances), dhe te vendosnin apo t’u impononin grupimeve te tjera etnike qe jetonin me pare aty, frengjishten e “re” dhe zakonet e tyre “te reja”?

    Koncepti i kombesise per vende te medhaja si Gjermania apo Franca behet edhe me pak kuptimplote, po te mendosh se siperfaqja e tyre e origjines, ka ndryshuar shpesh ne varesi te perfundimit te luftrave pushtuese, gje qe ka sjelle dhe depertimin e shume e shume kulturave dhe traditave te huaja nga popuj te tjere.

    Kur flasim per “kombesi” ne kuptimin e zgjeruar te fjales, ky nocion sot ne kohen e globalizimit behet akoma me i pakuptimte. Fakt eshte, se grupimet e ndryshme etnike ne tokat e populluara kryesisht me shqiptare, jane po aq “shumengjyreshe”, sa dhe ato te shume shteteve te tjera. Shoqeria sot eshte aq multi-kulti, sa nuk mund te flitet me per “homogjinitet” te popullsise aktuale. Krahas shqiptarve, sot ne vend jetojne dhe nje mori turkoshakesh dhe pakica greke, serbe, rumune, bullgare, egjyptiane, persiane, dhe duke perfunduar deri tek ato mongoleze…

    Pothuajse te tere keta veprojne dhe e ndjejne veten njesoj si shqiptare. Pothuajse te tere keta e “pertypin” per mrekulli shqipen. Disa prej tyre bile, ne forma akoma me te perfeksionuara sa dhe vete shqiptaret. Te vetedijeshem per origjinat e tyre, keta te fundit, ndryshe nga te paditurit e shumte naive, shtirjen e bejne me koshience te plote.

    A mos valle jane po keta, kudo qofshin, ne Shqiperi, France apo Gjermani, ata qe per te permbushur epshe personale, dhe jo vetem, u intereson me teper teoria kembe e koke e gabuar e shkrirjes ne nje te vetme te konceptit te kombit me ate te shtetit, gjoja nen preteksin “fashitjes” se ekseseve nacionaliste ???

    Reply to this comment
  8. goni September 4, 16:44

    Stefani i ben nje pasqyrym,Kombit dhe Gjakut.ka kritikuar shume personalitete,ndermjet Tyre edhe Berishen e Hoxhen,dhe per Hoxhen u hap nje debat i madh neper gazeta.Tash te jemi rrealiste,Enveri(nje emer njeqindperqind Turk),mendohet se eshte me prejardhje Turke,pra nje Turk udhehoqi Shqiperine per shume vite,dhe rrezultati dihet,nje hemoragji Njerzore,pas shembjes se Komunizmit!Stefani,eshte nje Shkruajtes i pafrike,dhe eshte sulmuar pa te drejte nga nje mori Shkruajtesish,ose me mire te themi,mlefagjij wju eshte share Turku Enver Hoxha!Dihet mirefilli,qe Turqia e sotme eshte banuar nga Traket,Vellezerit e Ilireve,pra Shqipetaret dhe Vllehet ne Turqi jane ne Tokat e Tyre,dhe jane tkurrur nga vershimet e Turqeve,te ardhur nga Azia e Larget.Kjo nuk don te thote se kerkohet Konflikt me Turqit,por po ju imponua nuk i shmangen perballjes.Tash te ndalemi te Ataturk(Mustafa Qemali),i cili pa te drejte eshte emertuar me ket emer.Kush ishte Ataturk,siq thashe pa te drejte eshte emertuar me kete pseodonim,duke pas parasyshe rrespektin,qe megjitheate kam per Turqi,.Ataturk,ishte nje Mason(frei mauer)i Cili as qe donte te dinte prej nga vjen u ku shkon,dhe u ka sherbyer Turqeve si nje Mercenare i klasit Boterir,por ka ne mesin e Turqeve,qe i shohinpunet me sy hape,e i dine kta pune mire!Pra kerkoj nga Erdogan,te ndale reprezaljet per Shqiptarovllehet ne Turqi,Vendasit e Turqise,dhe i kerkoj Gazetes Dita ta perktheje edhe ne Turqisht kete koment,dhe i bej me dije Erdogan,une nje mbeshtetes anonim i Tije,por qe nuk jame me i tille,pas reprezaljeve te pashembullta qe ka ndermarre ne Turqi,pas nenvleresimit te Bijve Vllehoilire ne Turqi te Cileve edhe u perkas,i bej me dije se Bijte Vllehoilire ne Turqi,shumica ablosute nuk jane mason,dhe nuk kane te bejne me Ataturk,merreni dhe mbajeni dhe po deshet edhe ne Flamur stampojeni.Shkeputu nga kjo rreprezalje e pashembullt,ndalo sulmet ne Kurdistan,hiq dore nga latentizmi,se dite te veshtira do te vijne,dhe e perserise,liro me te shpejte Bijte e tokes Vlleho ilire,sot Turqi,se nuk mund te tregosh forcen qe eshte me te vertete shkaterruese,,por qe do te kthehet ne Bumerang per Vete Mashinerine ushtarake qe Ju zoteroni Bijte Iliro Vlleh vendasit e Turqise,nuk mund tju mbeshtesin me ne kete rruge,dhe mecenaret nga rradhet e Tyre,te Cilet jane nen ombrellen e Mercenareve Ataturk,do te pendohen,per tradhetine qe i behet mijra e mijra te arrestuarve ne Turqi! i kerkoj gazetes Dita,ta botoje komentin,edhe pse ne dukje te pare duket se eshte dalje nga tema,por nuk eshte ashtu,kur ke parasyshe perndjekjet qe po behen pas puqit atje

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit September 5, 00:00

      Dmth Enveri 100% turk, po te quhej Sadush do ishte gjysme turk e gjysme gabel, kurse po te quhej Dik do dilte anglez si Dik Sheltoni, po ta quante babai Dem i Ulur per bythe do dilte me origjine amerikane e po ta kish llagapin Diego do e thirrshin Maradona. Po pse dreqin komenton me kaq seriozitet xhanem? U tha, u be, Dita u lidh me pellumb postier me Er Doganin(100% mbiemer napoletan) dhe neser ne Turqi do behet si thua ti. Ama mos ndrysho mendje deri neser!

      Reply to this comment
  9. info analitike September 4, 18:26

    Shoh nga reagimet se shume enveriste akoma nuk ia falin Stefanit tradhetine duke guxuar t’i kritikoje idhullin duke nxjerre ne pah me ane te dokumenteve fytyren e tij te vertete kriminale. Nga ana tjeter edhe pse argumenti i Stefanit qe merr shkas nga thenia e Nene Terezes per te folur mbi kombin dhe shtetin, eshte shume interesant shume syresh ne vend qe te merren me argumentimin e ceshtjes reagojne vec me inat.
    Tani qe te kuptohet dallimi eshte mire qe te sillen perkufizimet ku kombi perfaqeson nje bashkesi njerezish te gjendur pak a shume ne te njejtin shtet por qe kan e te perbashket racen, gjuhen, kulturen, fene, traditat pra duke perbere nje unitet etniko-kulturor ndersa nga ana tjeter shteti eshte nje organizem politik qe ushtron sovranitetin e tij mbi te gjithe personat qe gjenden ne nje territor te caktuar. Pikerisht duke pasur parasysh keto perkufizime ballafaqohemi me realitetet te tilla ku mund te gjejme shtete shumekombeshe apo shtete kufijte e te cileve perkojne me kombin ne te cilet mund te gjenden edhe minoranza etnike, por edhe kombe pa shtet. Koncepti i kombit lidhet me ate te atdheut si elemente baze identitare ndersa shteti eshte konsolidimi juridik i cili perfshin keto elemente brenda nje territori te percaktuar. Natyrisht shperthimi i nacionalizmit solli si rezultat qe, sidomos ne Europe, te disiplinohej ne nje mase te mire ceshta e komb-shtet me ane te sovranitetit dhe te njohjes reciproke midis shteteve te kufijve zyrtare. Proces i cili u realizua pas lufterash e mjaft gjakderdhje. Ballkani ka nje pervoje te hidhur historike nga kjo pikepamje. Koha dhe ngjarjet historike sollen si rezultat qe shqiptaret te jetojne si nje komb ne dy shtete ashtu si dikur ndodhi me Gjermanine e pas Luftes se Dyte Boterore. Europa duke pasur nevoje per zhvillim, paqe dhe stabilitet gjeti ne formulen komb-shtet mundesine per te realizuar keto qellime. Nartyrisht probleme ka dhe do te kete e kjo varet nga natyra e shtetit, origjina/historia e tij, qeverisjet e meparshme. Jo me kot kur flitet per Europen e Bashkuar pervec shteteve pjesemarrese ajo nenkuptohet edhe si bashkesia e etnive qe perbejne ate ne menyre qe te luftohen sa te jete e mundur dallimet me baze raciale etnike e te ruhet respekti midis tyre. Shprehja e perdorur nga Nene Tereza ne thjeshtesine e saj nxjerr ne pah pikerisht te gjitha keto dallime, kontradikta e problematika.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. September 5, 16:01

      Anal — info .
      po ta shkruaj italisht .

      la cultura può esistere , sempre e solo al Prurale .
      come dialogo tra le culture e lingue diferenti
      che si raportano secondo la loro comune di
      appartenenza all’universale Umano.
      la dinamica della mondializzazione KAPITALISTICA .
      IMPONENDO un’ unica cultura
      e un’unica LINGUA , SI RISOLVE nella soppressione della cultura in quato tale
      Sostituita dal MONOTEISMO del mercato
      e della reificante reductio
      ad unum da esso Operata.

      l’odierna coazione all’uso della lingua INGLESE
      NE é una spia INQUIETANTE .

      BEFSH leka o info i STEFANIZUAR.

      perse nuk e thoni troç ?
      atdheu duhet te na jape LEKA ,
      se jo nuk eshte me atdhe .

      Reply to this comment
  10. Daja September 5, 00:30

    Askush nuk ngaterron kombin, me shtetin. Edhe pa shkolle te jesh e kupton ate dallim fare te thjeshte.
    Ajo qe gjen Andrea dhe i kushtohet gjithe ky artikull eshte njw gabim ne perkthim.

    Reply to this comment
  11. normali September 5, 10:22

    Edhe Minçurini beri shume vjet qe mandarinen e pershtati ne vendet e ftohta. Nje rruge shume e gjate ne jeten e tij. Nga jugu ne Siberi! Por Andrea Stefani u pershtat shpejt nga profesor i Marksizem-Leninizmit ne demokrat “safi”, por problemi eshte se kush u muarr me te per kete pershtatje, se pemen e pershtati Minçurini. Prandaj çdo shkrim i Andreas eshte me bajat se pershtatje . Duhet veproje nje tjeter mbi natyren e brumosur me filozofine dhe trashegimine per ta tronditur ne fillim e per te krijuar mutacionin André. Mbaroi kjo pune. Eshte njelloj ne se u pershtat ne demokrat Sali Berisha, apo ca Altiner (me vjen turp qe i permend emerin ketij) . Eshte e veshtire, por me e lehta eshte se çdo mendim lexohet dhe te tradheton per ate qe mendon dhe do te besh. Pastaj Andrea thote se politika e sotme njeheson kombin me shtetesine! Absurditet, nuk marrim per baze se çfare thote nje poltikane apo nje qytetar; ka rregulla per kete pune. Une megjithese kam nje nacionalitet te nje vendi europian, prape kombesia ime eshte shqiptar. Kombesia ndryshohet vetem po te ndryshosh baben dhe nenen gje qe s’e ben dot as vete, as me ligje dhe as me kerbaç; ne dokumenta mund ta shkruash formalisht. Ndersa per shtetin dhe kombin eshte nje turp per nje njeri qe e quan veten dikush qe ti njehesoje. Kombi do qindra e mijra vite te formohet (!) , ndersa shtetin e formon brenda 24 oresh. Ndersa ne mburremi me Pirron si kusheriri pare i Aleksandrit madh, djalit te Olimbise, halles e Pirros, ne mburremi me Gjergj Kastriotin, ne mburremi me Ismahil Qemalin, ne mburremi me Ahmet Zagollin, mburremi me Enver Hoxhen apo Sali Berishem. Ne mburremi dhe kjo mburrje na perçane se kemi Stefaner dhe stefanaqer qe nuk reshtin te na bindin se njeri ishte me i mire se tjetri, sikur ne s’paskemi kandar ti peshojme keto gjera ne ekuilibrin e tyre. Ne keta njerez na demtojne dhe jo ata qe dine te na bashkojne por goja e çthurur e ketyre qe nuk pushon kurre ( e duan me hu se tolerancen dhe lirine u duket se e kane private), ka bere qe te ngelen si ne hije njerezit e mençur te tokes tone. NJe gje eshte: mua me duket si shume medioker Andrea. Bota e civilizuar dhe njerezit e civilizuar te degjojne me vemendje dhe te studiojne e kur e shikojne qe nuk mbush vete por do tu mbushesh mendjen atyre, te lene te lire pa te folur. Ama e dine se kush je pastaj dhe te lene te lire te flasesh, por po te jete ndonje zyrtar dhe ke shkuar per ndonje hall, te zgjidhin hallin konforme ligjit, por nuk te respektojne me si qenie humane. Andrea nuk besoj se ka jetuar ne perendim ta provoje , por i prodhon mendja mandarina me rrenje ne Shqiperi dhe dega ne perendim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*