Nenet ‘kundër’ medias, Xhafaj takim me shoqatat e gazetarëve

September 1, 2016 15:20

Nenet ‘kundër’ medias, Xhafaj takim me shoqatat e gazetarëve

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me organizata joqeveritare të fokusuara në lirinë e medias.

Takimi vjen pas shqetësimit të ngritur lidhur me nenin 13, pika 3 e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar , si dhe të nenit 6, pika 3 të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Përfaqësues të Unionit të Gazetarëve, Institutit Shqiptar të Medias, Qendrës (BIRN ALBANIA), Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, si dhe Shoqatës së Mediave Elektronike, shkëmbyen mendime për çështjet e sipërcituara dhe çështje të tjera të kësaj fushe në kuadrin e hartimit të ligjeve të reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Përfaqësuesit e organizatave të medias vlerësuan gjithashtu vullnetin për qartësimin e dispozitave ligjore përkatëse në mënyrë që ato t’i përshtaten frymës së standardeve ndërkombëtare, që rregullojnë konsolidimin e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në ushtrimin e detyrës, si dhe faktin që rishikimi i këtyre dispozitave do të bëhet duke marrë në konsideratë standardin ndërkombëtar të “ndalimit të ndikimeve të papërshtatshme të brendshme apo të jashtme”, me çfarëdo mjeti që ushtrohet ky ndikim”, thuhet në njoftim.

September 1, 2016 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*