NENI 98 – Çfarë sjell ankimimi i Nishanit në Kushtetuese

February 21, 2016 06:50

NENI 98 – Çfarë sjell ankimimi i Nishanit në Kushtetuese

Dërgimi i çështjes në Kushtetuese, bllokon shqyrtimin në Kuvend të dekreteve për shkarkim të Canit dhe Ahmetajt. Kjo sepse një nga pyetjet që i ka drejtuar Presidenti Gjykatës Kushtetuese, është se si duhet të përcillen dekretet nga Presidenti në Kuvend, që do të thotë se tashmë për hapat e mëtejshëm duhet pritur vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit duhet të shprehet nëse Kuvendi duhet të vijojë me shqyrtim një nga një të dekreteve? Pra në fillim shqyrtimi i dekretit të Presidentit për shkarkim nga Kuvendi dhe pastaj përcjellja e dekretit për emërim? Apo me një shqyrtim të njëkohshëm (kuptohet duke filluar me dekretin e shkarkimit) nga Kuvendi të dy dekreteve?

Një fakt tjetër interesant është pyetja që ka bërë Nishani lidhur me kompetencën e tij, pra nëse është thjesht simbolike ose formale apo mund t’u hyjë edhe vlerësimit të kritereve kushtetuese dhe ligjore të kandidatit për emërim.

Nëse gjykata do të interpretojë që Presidenti mund t’i hyjë këtij vlerësimi, atëherë kjo ngushton shumë diskrecionin e kryeministrit në përzgjedhjen e ministrave. Në fund të fundit, një zgjedhje e gabuar e tij, mund të penalizohet jo nga Presidenti duke mospërcjellë dekretin, por nga Kuvendi që mund të mosvotojë këtë person.

Nga ana tjetër, një vlerësim formal mund të ketë nga Presidenti, për shembull kur shikon që personi i propozuar ka papajtueshmëri me funksionin e ministrit, ose nëse haptazi ose dukshëm nuk plotëson kriteret kushtetuese për t’u zgjedhur në këtë funksion.

Opozita me shumë gjasa ka llogaritur të bëjë presion që Kuvendi të votojë për dy dekretet e shkarkimit të përcjella nga Presidenti, duke kërkuar që të prodhojë një situatë boshllëku ose vakance në qeveri deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. Po të mendosh që këto vakanca janë në dy dikasteret më të rëndësishme, të Ekonomisë dhe të Financës, çështja bëhet serioze.

Nga ana tjetër, nëse Kuvendi nuk do të votojë këto dy dekrete shkarkimi, kryeministrit do t’i duhet të vazhdojë të punojë me Shkëlqim Canin, një ministër që në vlerësimin e tij nuk është në standardin e duhur. Kuptohet që pavarësisht kësaj, parimet e ligjshmërisë dhe përgjegjshmërisë janë të mjaftueshme për vijimin e punës ndërmjet të dyve, por ndaj Canit, kreu i qeverisë tashmë e ka humbur besimin

Ka edhe çështje që lidhin këtë proces me një lloj votbesimi ndaj qeverisë, sepse në fund të fundit, propozimet për emërime që Kryeministri bën, kanë për qëllim edhe përmbushjen e programit të qeverisë.

Domethënë ministrat janë ata që do të përmbushin programin e qeverisë në fushën e përgjegjësisë së ministrisë. Pra votimi i ministrave në vetvete është edhe votbesim për qeverinë. / Dita /

February 21, 2016 06:50
Komento

9 Komente

  1. kujtesa February 21, 10:31

    Uloku ka harruar se njehere e ka bere dekretimin e Arben Ahmetajt dhe nuk ka pare dicka qe ky person nuk duhet perfshire ne qeverisje. Pra thjesht me kete po tregon qe eshte nje matuf qe e terheqin zvarre nga veshet dhe e dergojne cep me cep ku te kete nevoje Soli dhe Loli!

    Reply to this comment
    • Qemal Kaka February 21, 18:08

      Sa shtron ky president hajvani nuk qendron. Nese nuk miratohet nga Kuvendi dekreti per shkarkim te ministrit X, sigurisht qe kuvendi nuk eshte I cmendur te miratoje dekretimin ne vend te tij te ministrit y. Shkurt loje fjasko. Shkarkojeni! Se eshte idiot.

      Reply to this comment
  2. KOZi February 21, 12:59

    Mbase ka te drejte ! Ne rast se kalon dy dekrete per shkarkim dhe dy dekrete per emerim njekohesisht mund te ndodhe:- Parlamenti e kundershton psh. shkarkimin e ministrit Cani. Ai vashdon minister. Si veprohet me dekretin e emerimit te personit tjeter ?

    Reply to this comment
    • Labi Vlore February 21, 14:25

      @Kozi.Po c’pune ka Presidenti se c’fare do beje Parlamenti??Parlamenti eshte me i madh se Presidenti.Jo me kot jemi Republike Parlamentare,perndryshe do quheshim Republike Presidenciale.Po nese ashtu,po nese keshtu…Populli jone e ka zgjidhur problemin me nese….Po nese Halla do kishte k…e???

      Reply to this comment
  3. Beniku February 21, 13:49

    Nje president I qelbur !

    Reply to this comment
  4. vasili February 21, 15:47

    Po ky kapter i gjymtuar,qe vazhdon te rrije ne uturakun e presidences,nuk e di te lexoje kushtetuten?
    Eshte nervozonjese dhe teper neveritese qe nje qenie e tille e pa afte dhe e ndyre te vazhdoje te perdhose kete vend.
    Jo duhet hequr,por duhet te ish qeruar dhe kjo mbi bazen e kushtetutes.

    Reply to this comment
  5. qytetari B February 21, 20:23

    Per mua dhe kushtetuten e sotme shqiptare ka nje shkelje jashtezakonisht te madhe pa precedente: Kushtetuta nuk thote qe kur je i paqarte çoje ne gjykaten kushtetuese, por vepro brenda 7 diteve dhe po kaluan keto dite edhe gjykata kushtetuese del jashte lojes. Kushtetuta eshte votuar nga populli dhe jo nga gjykata kushtetues. Me kete do shikojme se sa koshiente do te jen gjyqtaret e gjykates kushtetuese ne zbatim te ligjit themeltar. Ne qoftese ata e kthejne pergjigjen brenda 7 diteve bashke me presidentin , jemi ne rregull me kushtetuten, ndryshe edhe gjykata kushtetuese eshte ne shkelje te saj dhe kjo eshte katastrofe kushtetuese qe s’duhet te ndodhe. Ne Shqiperi mund te ndodhe çfare te doje njeri apo tjetri, por te pakten fshijen edhe kushtetuten ashtu si keni fshijtur nje popull te tere ( flase per ate pjese populli dhe jo per ate pjesen tjeter)

    Reply to this comment
  6. demo February 21, 20:44

    bravo jari tregoje veten,rezisto deri ne minuten e fundit!

    Reply to this comment
  7. Asnjeansi February 21, 21:38

    Qytetari B , pergezime ! Ti jep nje gjykim shume te thjeshte , te drejte , dhe qe nuk do shume mend , por as edhe interpretim . Kushtetuta i thote qarte e prere Presidentit “brenda 7 ditesh , duhet te dekretosh emerimet e ministrave ” , qe do te thote se , neqoftese nuk i dekreton , ke shkelur Kushtetuten dhe mban pergjegjesi deri ne shkarkim nga detyra . Neqoftese , Presidenti , i kerkon Gjykates Kushtetuese nje interpretim me te gjere te çfardo neni te Kushtetutes , eshte e drejta e tij , por ama , per rastin ne fjale , duhet te dekretoje brenda 7 ditesh emerimet qe i kerkon Kryeministri dhe pas kesaj , mund t’i kerkoje interpretim Kushtetueses , per t’a pasur me te qarte per here tjeter se si duhet kuptuar Kushtetuta . Jane shume me vend fjalet e tua , zoti Qytetari B , kur thua “vepro brenda 7 diteve , sepse me vone se 7 dite , edhe Kushtetuesja del jashte loje” , “Kushtetuta eshte votuar nga populli dhe jo nga Gjykata Kushtetuese” . Eshte keshtu dhe nuk e luan topi , nje gje e thjeshte dhe e qarte per kedo , vetem per Presidentin tone , qe militantizmi partiak , i ka erresuar syte dhe trute .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*