Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Metën: Afati do të shtyhet derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese

September 12, 2019 23:25

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Metën: Afati do të shtyhet derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese

Komisioni i Venecias, që kreu një mision faktmbledhës dy ditor në Shqipëri bëri të ditur se 11 tetor do të publikojë një opinion mbi ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e një datë tjetër date, më 13 tetor.

Komisioni u vu në lëvizje me kërkesë të parlamentit, që ka ngritur mbi këtë çështje edhe një komision hetimor.

Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë me nën-kryetarin e këtij komisioni, Alban Zeneli, mbi hetimet që po kryen komisioni si dhe krizën politike në Shqipëri.

Deputeti Zeneli tha se procesi i hetimit ndaj Metës do jetë një proces me integritet, kur të mbarojë.

“Komisioni po mbledh fakte të ndryshme për ligjshmërinë e akteve të Presidentit. Jam në dijeni çfarë është diskutuar me Komisionin e Venecias, por nuk jam i autorizuar të flas. Unë jam garant i çdo vendimi që do të merret, që ai proces që do mbarojë, do jetë proces me integritet.

Do mblidhet të gjitha faktet, edhe mbi ato pyetje që i kemi bërë Presidentit dhe përgjigjet e tij, dhe në fund do të japim një vendim. Komisioni Hetimor do ta shtyjë afatin, derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese, përderisa për çdo vendim është kjo gjykatë që vendos”, tha Zeneli.

l.h/dita

September 12, 2019 23:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*